Kosova & Rajoni
-
Kreu i komunitetit shqiptar në ishullin grek Mitilini, Elban Dervishbehaj, ishte i ftuar në “Sot Shqipëria Live” me Nertil Agalliun në Report Tv, për të përshkruar në mënyrë më të detajuar situatën në Greqi.
1 Prill 2025, 18:14 -
Kosovë/ Osmani zgjedh 15 prillin për konstituimin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit! Vetëvendosja, optimiste për formimin e qeverisë
1 Prill 2025, 16:44Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025.
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve
1 Prill 2025, 16:30Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se dy shtetas të Kosovës janë ekstraduar në SHBA, ku do të përballen me një aktakuzë për dëmtim të qytetarëve amerikanë.
-
Marrëveshja ushtarake Kroaci-Kosovë-Shqipëri 'tremb' Malin e Zi: Ata na dhanë mesazh ne dhe Serbisë
1 Prill 2025, 16:01Knezhevic bën thirrje për një përgjigje ndaj marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës e cila u nënshkrua së fundm.
-
Kosovë/ Në pritje të formimit të institucioneve të reja
1 Prill 2025, 15:39Kryeministri i Kosovës tashmë në detyrë, Albin Kurti partia e të cilit Vetëvendosja doli e para në zgjedhje tha, se ai synon që në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryesisë, të bëhet edhe votimi për qeverinë e re
-
Pas protestave masive të studentëve, Vuçiç: Qeveria e re duhet të formohet brenda 30 ditëve ose do të mbahen zgjedhje të parakohshme
1 Prill 2025, 14:51Aleksandër Vuçiç lë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të reja në Serbi. Pas dorëheqjes së kryeministrit të tij, Vuçiç tha se u bënë përpjekje shumë të vështira për përmbushjen e kërkesave të studentëve. Ai tha se për 30 ditë duhet të formohet qeveria e re, procesi i cili në rast se dështon do të çojë vendin menjëherë në zgjedhje të parakohshme në prill
-
Skandal në Maqedoninë e Veriut/ Arrestohet truproja i kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale te grupet kriminale! Do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim
1 Prill 2025, 14:05Truproja e kryeministrit aktual të Maqedonisë së veriut Hristian Mickoski është arrestuar për zbulim të sekretit zyrtar. Angel Saramakov është dërguar në paraburgimin e Shkupit pasi dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte, me anëtarët e klanit mafioz në Gërçec.
-
Serbia ‘hakmerret’ ndaj aleancës Shqipëri-Kosovë-Kroaci, nënshkruan marrëveshjen në fushën e mbrojtjes me Hungarinë
1 Prill 2025, 13:15Serbia dhe Hungaria kanë firmosur një marrëveshje në fushën e mbrojtjes, një lëvizje që shihet si një ‘hakmarrje’ nga Beogradi zyrtar për aleancën ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci.
-
Karta e Vuçiç për zgjedhjet në Serbi/ Behluli për Report Tv: Flitet se do propozojë një kryemnistër me nënshtetësi amerikane
1 Prill 2025, 12:31Zhvillimet e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës në Serbi pas presionit të protestave masive kanë qenë dhe diskutimi në studion ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. E ftuara, Ardita Behluli analiste në lidhje me çështjet ndërkombëtare ka folur për zhvillimet në Beograd.
-
Mungoi dëshmitari, shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
1 Prill 2025, 12:44Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), seanca e 1 prillit në Hagë u përfundua më herët se që ishte planifikuar, pa u dhanë një datë e re kur do të vazhdojë gjykimi
-
-
Zëvendëssekretarja e NATO-s takon Sorensenin: NATO-BE, bashkë për stabilitet në Ballkan
1 Prill 2025, 10:03Rreth një javë më vonë, Prishtinën e vizitoi edhe i dërguari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen. Ai vizitoi edhe Beogradin dhe në të dyja vendet theksoi se prioritet i tij është të sigurojë një takim ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.
-
Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Kurti: Akt terrorist! Radoiçiç i lirë, mesazh që inkurajon kriminelët
1 Prill 2025, 08:38Në Zveçan në Kosovë, persona të paidentifikuar sulmuan një zyrë postare të inauguruar vetëm pak ditë më parë. Nga sulmi nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Kurti reagoi për ngjarjen duke thënë se ajo është nxitur nga Serbia dhe atë e kanë kryer persona të lidhur me strukturat kriminale të komanduara nga Beogradi.
-
Greqi/ Moti i keq bën ‘kërdinë’ në Mykonos e Paros, shirat e dendur i kthejnë rrugët në lumenj (VIDEO)
1 Prill 2025, 08:16Moti i keq ka përfshirë ishujt e njohur grekë, Paros dhe Mykonos, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash dhe dëmtime të shumta në infrastrukturë. Shirat e dendur i kthyen rrugët në lumenj.
-
Deputeti shqiptar i shkruan letër Vuçiç! Kamberi: Nuk do të marrim pjesë në konsultimet për krijimin e qeverisë së re! Kriza politike në Serbi kërkon një qasje pa presione
1 Prill 2025, 07:52Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka shkruar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Njoftova Presidentin se nuk shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e një procesi të rrejshëm të demokracisë, sa për të përmbushur formën, ndërkohë që bashkëkombasit e mi mbeten pakica skajshmërisht e diskriminuar në sistemin shtetëror në 13 vitet e fundit”
-
Non Grata si Berisha/ Milorad Dodik arrin në Moskë edhe pse është në kërkim nga Bosnje-Hercegovina
31 Mars 2025, 22:39Presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka bërë të ditur të hënën që ka arritur në Moskë. Ndërkohë, Gjykata në Bosnje-Hercegvoinë ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për Dodikun, sepse ai nuk u është përgjigjur festave të Zyrës së Prokurorit për t’u intervistuar lidhur me dyshimet se ka kryer veprën penale të sulmit kundër rendit kushtetues.
-
Vuçiç njofton hapat pas protestave masive: Do flasim njëherë për formimin e një qeverie të re ose do shkojmë në zgjedhje
31 Mars 2025, 15:46Ai po ashtu përmendi mundësinë që Partia Socialiste e Serbisë (SPS) mund të formojë një shumicë me një opsion tjetër politik. Deri më tani, vetëm Partia Socialiste e Serbisë ka konfirmuar publikisht se koalicioni i saj do të shkojë në konsultime me Vuçiçin. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e opozitës parlamentare ka propozuar një “qeveri të besimit të popullit” gati dy javë më parë.
-
A do ta mbështesë Nisma dhe LVV-në në formimin e qeverisë, Krasniqi: Nuk ka asnjë lëvizje, ato që thuhen janë spekulime
31 Mars 2025, 15:15Pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Limaj në paraqitjen e parë dhe të vetme publike ka refuzuar të vendosë “vija të kuqe” për Lëvizjen Vetëvendosje në ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime për çështje me rëndësi nacionale.
-
U vranë 106 persona, 26 vite nga masakra e Rahovecit në Kosovë
31 Mars 2025, 11:17Pasditen e 31 marsit 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe rrethuan këtë fshat të përbërë prej rreth 100 shtëpish në komunën e Rahovecit, i cili në javët e mëparshme e kishte dyfishuar popullsinë e tij pasi shumë njerëz të zhvendosur nga fshatra të tjerë nga lufta kishin ardhur për t’u strehuar.
-
Kosovë/ Rritja e çmimit të energjisë, aktivistë dhe qytetarë paralajmërojnë protestë në Prishtinë
31 Mars 2025, 11:04Aktivistë dhe qytetarë do të protestojnë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj rritjes së tarifave prej 15% të energjisë elektrike.
