Kosova & Rajoni
-
Tre të akuzuarit u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit shtatorin e vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.
17 Prill 2025, 08:39 -
Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës! Opozita: Kurti po blen kohë pasi nuk ka vota për shumicën! E radhës më 19 prill
17 Prill 2025, 07:54Seanca e dytë e parlamentit të ri në Kosovë dështoi edhe sot. Edhe në seancën e kësaj të enjteje, mandatet nuk u verifikuan, pasi raporti i komisionit të përkohshëm të verifikimit të mandateve nuk u hodh në votim.
-
Kosovë/Policia kontrolle në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut, zbulohen armë dhe municione në bodrum
16 Prill 2025, 22:55Ai ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, i cili kishte shprehur dyshime për praninë e armëve në një lokacion të caktuar. Pas marrjes së informacioneve policia ka kryer kontrolle në një ndërtesë në rrugën “Ivo Lola Ribar”. Në bodrumin e ndërtesës janë gjetur dhe konfiskuar 8 karikatorë me fishekë, pajisje shtesë për montim në armë.
-
Vuçiç injoron ultimatumin e BE për mos vizituar Moskën, presidenti i Serbisë: Nuk kam ndryshuar vendim
16 Prill 2025, 21:28Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka paralajmëruar liderët e Ballkanit të mos marrin pjesë në paradën e “Ditës së Fitores” të Vladimir Putinit në Moskë muajin e ardhshëm.
-
Kosovë/ Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të enjten në mesditë
16 Prill 2025, 18:28Seanca, e ndërprerë të martën, duhej të vazhdonte brenda 48 orëve nga ndërprerja, dhe vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që ajo të vazhdonte në përputhje me ligjet.
-
Lista Serbe thotë se nuk do të votojë për qeverinë Kurti
16 Prill 2025, 15:48Lista Serbe, e cila i fitoi 9 prej 10 ulëset e garantuara për pakicën serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës – nuk përmendi emrat në njoftimin e saj kur tha se bashkëpunëtorë të Kurtit kishin bërë deklarata të tilla.
-
Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, analisti për Report Tv: Opozita ra në grackën e Kurtit për të fituar kohë
16 Prill 2025, 15:02Seanca e parë e parlamentit të ri në Kosovë dështoi pasi deputetët nuk u betuan dje. Seanca u mbyll që pas dështimit të pikës së parë të rendit të ditës, ku opozita votoi kundër verifikimit të mandateve në raportin e komisionit të përkohshëm.
-
Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës dje, Kurti: Kosova s’mund të ketë vakum në qeverisje
16 Prill 2025, 11:48Në mbledhjen e ekzekutivit, Kurti tha se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe, me votën e tyre kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve, pamundësuan vazhdimin e seancës konstituive të martën.
-
Marrëveshja ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, Maqedonci: Bullgaria do t’i bashkohet aleancës
16 Prill 2025, 10:18Aleanca trilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë që u firmos muajin e kaluar në Tiranë, pritet të zgjerohet së shpejti me anëtarë të rinj.
-
Prokuroria Speciale përfundon paraqitjen e provave për Thaçin dhe 3 ish-krerët e UÇK
16 Prill 2025, 10:00Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen nga ana e saj të provave në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjyqi filloi më 3 prill 2023
-
Sot 26 vjet nga eksodi, 1 mln shqiptarë u detyruan të largohen nga Kosova nga forcat paramilitare serbe
16 Prill 2025, 08:35Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë. Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar.
-
BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave! Rrezikojnë të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor aspirante për anëtarësim
16 Prill 2025, 08:07Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza për qytetarët e 61 vendeve që aktualisht e gëzojnë atë - përfshirë të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën
-
Brukseli mesazh Serbisë: Harrojeni anëtarësimin në BE nëse merrni pjesë në paradën e Fitores më 9 maj në Moskë
15 Prill 2025, 17:00Presidenti serb, i cili ka marrë mbështetjen e Kremlinit në mes të protestave masive kundër qeverisë së tij gjatë muajve të fundit, tha se ka folur me Putinin dhe se ka planifikuar të shkojë në paradë.
-
VIDEOLAJM/ Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, Kurti kthehet në zyrë
15 Prill 2025, 16:52Kurti shihet i shoqëruar nga deputetja Adriana Matoshi ku të dy ecin drejt ambienteve të qeverisë.
-
Hoti për Report Tv: Kurti nuk e dha dorëheqjen, ai u kthye sërish në zyrë! Marrëveshja me Limaj dështoi, kërkoi karrigen e Kuvendit dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor
15 Prill 2025, 15:57Sipas Hotit, seancën do duhej ta drejtonte deputeti më i vjetër, por ai ia dha në formë antikushtetuese, sipas gazetarit, presidentes Vjosa Osmani. Nga ana tjetër, Hoti tha se Albin Kurti shkeli ligjin kur në fakt firmosi dorëheqjen dhe u kthye sërish në zyrë.
-
Sulmi i pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan para dy vitesh, arrestohet edhe njëri nga terroristët
15 Prill 2025, 14:46Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla njoftoi sot se është arrestuar edhe një nga të dyshuarit për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në protestat e 29 majit 2023 në Zveçan
-
-
-
Kuvendi s'e voton raportin e Komisionit për mandate
15 Prill 2025, 12:22 -
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, të pranishëm edhe deputetët e Listës Serbe
15 Prill 2025, 11:19