Kosova & Rajoni
-
9 pacientë të Hasit, Kukësit dhe Tropojës kryejnë hemodializën falas në spitalin e Gjakovës, ndërsa qytetarët e Kosovës detyrohen të paguajnë për këtë sherbim në vendin tonë. Drejtori i Spitalit të Gjakovës tha në intervistë për Report TV se ka bërë kërkesë ministrive të dy vende, por s’ka marrë përgjigje.
25 Mars 2025, 14:52 -
Vuçiç përkujton sulmet e NATO-s në 1999: Disa duan të bëjnë luftë, i bezdis suksesi ynë! Dodik: Padrejtësi, asnjë përgjegjës për to
25 Mars 2025, 14:04Qeveria serbe organizoi një përkujtimore shtetërore në 26 vjetorin e nisjes së sulmeve të NATO-s në Serbi, ku kutjuan të vrarët. Aleksandër Vuçiç edhe një herë u shpreh me fjalë konfliktuale kur tha se NATO nuk arriti ta mposhtë Serbinë në vitin 1999. Sipas tij edhe sot Serbia rrezikohet nga faktorë të jashtëm që bezdisen nga suksesi i tyre
-
Presidenti serb takim me të dërguarin e BE për dialogun: Asociacioni, kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
25 Mars 2025, 12:56Aleksandër Vuçiç ka takuar sot në Beograd Peter Sorensen, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Vuçiç theksoi se Serbia është e gatshme për një dialog konstruktiv që mund të sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor.
-
‘Lista Serbe, shkop në duart e Aleksandër Vuçiçit’! Çfarë nënkupton 'Lëvizja për Popullin dhe Shtetin' për serbët nga Kosova?
25 Mars 2025, 08:49“Një formë tjetër manipulimi” - kështu e sheh Nenad Rashiç, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”
-
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut krah Dodik në përvjetorin e agresionit të NATO-s në Serbi, BDI poston foton: Akt i turpshëm dhe provokim
24 Mars 2025, 22:35Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkovic, i cili është njëherësh edhe përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka marrë pjesë në përkujtimin e përvjetorit të agresionit të NATO-s në Serbi.
-
Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit, Sheholli: Shqiptarët duhet t'i jenë falenderues brez pas brezi Aleancës e SHBA-ve
24 Mars 2025, 20:56Marrëveshjen ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, Sheholli e quajti një masë të domosdoshme përballë axhendës ruse në Ballkanin Perëndimor, të zbatuar sipas tij nga Serbia dhe Hungaria.
-
-
Intervista e Hashim Thaçit në vitin 1999: 'UÇK-ja e solli NATO-n në Kosovë'
24 Mars 2025, 18:46Në vitin 1999, në një intervistë të dhënë për librin e Joseph Buckley “Kosova – Zëra Konkurrues mbi Ndërhyrjet në Ballkan”, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte folur për fillimet e karrierës së tij politike, rolin e tij mbi themelimin dhe strategjizimin brenda UÇK-së, dhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë,
-
-
-
Greqi/ Shqiptari ishte kthyer në ‘terrorin’ e hoteleve, arrestohet 37-vjeçari! PAMJET kur kërcënon punonjësit dhe grabit me pistoletë lodër! 5 sulme në seri, i gjendet dhe drogë
24 Mars 2025, 17:44Ishte kthyer në tmerrin e pronarëve dhe punonjësve të hoteleve në zonën e Atikës. Deri tani janë zbardhur 5 grabitje, sigurohen edhe pamje filmike. I gjenden karta identiteti dhe patentë false, kanabis dhe valutë në euro
-
Kosovë/ Krim i rëndë në Vushtrri, pronari i furrës vret punëtoren dhe më pas veten! I afërmi i viktimës: E qëlloi sepse shkoi të punonte në një vend tjetër
24 Mars 2025, 16:28Një ngjarje e rëndë ka ndodhur afër Vushtrrisë në Kosovë, pronari i një furre të bukës ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. 58-vjeçari me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje 42-vjeçaren me iniciale N.H., e më pas ka qëlluar edhe veten.
-
Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Sërish protestë në Shkup, në mbështetje edhe kryeministri Mickoski: Të mos përdoret politikisht
24 Mars 2025, 14:35Një tjetër protestë pritet të mbahet pasditen e së hënës në Shkup duke kërkuar drejtësi për tragjedinë me 59 viktima në Koçan. Në mbështetje është shprehur edhe kryeministri Mickoski, i cili ka kërkuar që protesta të mos përdoret politikisht.
-
-
Tronditet Shkupi/ Qiramarrësi ekzekuton pronarin e shtëpisë dhe i plagos djalin e mitur, më pas vret veten
24 Mars 2025, 13:44Sipas raportimeve, një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj pronarit të banesës ku ai jetonte, djalit të tij të mitur dhe më pas ka vrarë veten. Pronari ka ndërruar jetë ndërsa i mituri ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.
-
Kosovë/ Vrasja e 19-vjeçarit me armë zjarri, autori pranon krimin, Prokuroria kërkon paraburgim! Xhaxhai i viktimës: S'kemi pasur konflikte me askënd
24 Mars 2025, 13:36Një 19-vjeçar u vra me armë zjarri nga një tjetër i ri të dielën në mbrëmje në qytetin verilindor të Kosovës, Vushtrri. Autori Bleon Dibrani është arrestuar pas nga policia pas ngjarjes. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të riun.
-
Non grata nga SHBA, zv.kryeministri serb: Shërbimet ruse po na ndihmojnë të 'luftojmë' kundër protestave! Vendi ynë nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO
24 Mars 2025, 13:24Serbia po i lufton protestat e muajve të fundit me ndihmën e Rusisë. Këtë e ka pohuar zëvendëskryeministri Aleksandër Vulin në një intervistë për mediat në Rusi. Vulin, i cili është shpallur nongrata nga SHBA dhe ka drejtuar shërbimet sekrete serbe, thotë se bashkëpunimi me rusët po bëhet për të mposhtur kundërshtarët e pushtetit të Vuçiç, që duan të zhvillojnë siç e quan një revolucion me ngjyra
-
‘Report TV’ në kufrin e vjetër Shqipëri-Kosovë, tharja e liqenit nxjerr në pah piramidën e rrënojat! Banorët rrëfejnë terrorin në diktaturë
24 Mars 2025, 09:18Report Tv sjell për herë të parë pamjet e piramidave famëkeqe të komunizmit që mbajtën të ndarë shqiptarët në dy anët e kufirit, Shqipëri e Kosovë. Report TV udhëtoi drejt Vermicës në Prizren, aty ku tharja e liqenit ka nxjerr në pah rrënojat e kufirit të vjetër
-
Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit
24 Mars 2025, 08:37Sot mbushen 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake-policore të Serbisë dhe Malit të Zi
-
'Armët zanore në protesta' Teknologjia e përdorur gjatë protestave në Serbi si ajo dikur në Rumani! Analiza: Qindra njerëz ndjenë dhimbje fizike dhe ishin në panik total
24 Mars 2025, 08:24Ish-kryeprokurori ushtarak rumun thotë në një intervistë se gjatë protestave në Beograd kundër demonstruesve është përdorur e njëjta teknologji si në Revolucionin Rumun të vitit 1989
