Kosova & Rajoni
-
Ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic u arrestua ditën e sotme së bashku me gjashtë të tjerë me akuza për krim të organizuar, duke përfshirë pastrim parash, shpërdorim detyre dhe pranim ryshfeti, tha zyra e prokurorit të shtetit në një deklaratë.
26 Dhjetor 2024, 14:51 -
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor 2024, 12:52Dy ndërmarrje publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut - Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore - u mbyllën më 26 dhjetor.
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor 2024, 11:25Për 3 nga 4 vitet e mandatit të Qeverisë Kurti II, vetëm 1.6 kilometra rrugë të reja u ndërtuan. Në asnjë qytet dhe në asnjë fshat të Kosovës nuk është ndërtuar ndonjë rrugë e re.
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor 2024, 21:43I pranishëm me të rinjtë e forumit të Partisë Progresiste serbe, Vuçiç kërkoi të justifikonte politikat e tij përballë protestave masive të cilat kanë prekur së fundmi Beogradin. Për Beogradin, fajtori duhet gjetur tek faktori i jashtëm.
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor 2024, 20:46Në Serbi ka revoltë gjithëpopullore, thotë deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi. Në rast se presidenti serb Aleksandër Vuçiç e fiton betejën me qytetarët, thotë ai, do e çojë Serbinë në drejtim të diktaturës.
-
MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
25 Dhjetor 2024, 20:12 -
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor 2024, 18:45Gazeta greke “Documento” ka zbardhur detaje të reja nga dosja “Sky ECC” në Greqi, ku u zbuluan disa grupe kriminale me lidhje me njëra-tjetrën, të cilat trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja.
-
-
Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni
25 Dhjetor 2024, 17:25Mijëra studentë dhe qytetarë protestuan sërish në Beograd në ditën e Krishtlindjes. Ata kundërshtojnë korrupsionin qeveritar i cili çoi edhe në tragjedinë e stacionit të trenit në Novi Sad ku tarraca e rindërtuar u shemb duke vrarë 15 persona. Studentët kërkuan nga Prokurori i Përgjithshëm që të mos ndikohet nga politika dhe korrupsioni, por të luftojë për ligjin dhe të drejtat.
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor 2024, 17:15Në raste festash si Viti i Ri, Krishtlindjen apo festivalet, “normaliteti” i përdorimit në Greqi përmbyset me një kërcim nga 1.5 kilogramë, në 3 kilogramë kokainë në ditë, sipas vlerësimeve të shkencëtarëve ekspertë dhe bazuar në studimin e mostrave nga ujërat e zeza
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor 2024, 17:03Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e ka urdhëruar atë që ta certifikojë partinë politike, Lista Serbe, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor 2024, 16:55Një ditë pas krimit të rëndë që ndodhi në prag të Krishtlindjes, dje në Varkizë ku mbeti i plagosur me thikë pas shpine një 50-vjeçar shqiptar, zbulohen detaje të reja dhe identifikohet autori i dyshuar i krimit. Oficerët tashmë kanë edhe deklaratën e të dëmtuarit, duke zbardhur dinamikën dhe motivet e para
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor 2024, 16:02Ashtu si asnjëherë më parë, në Prishtinë, këtë vit ndjehet një atmosferë tepër festive Krishtlindjesh.
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor 2024, 15:03Konkluzionet e miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Srpska paraqesin kërcënim për rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, rrjedhimisht janë edhe anti-Dejton dhe minojnë autoritetin e institucioneve, sundimit të ligjit në nivel shtetëror dhe rrugën e vendit drejt integrimit euroatlantik.
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor 2024, 13:52Sipas ministrisë së jashtme të Kosovës përkundër faktit që janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla zyrtare, Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për lejimin e kësaj vizite.
-
Ballkani nën stuhi të forta bore
25 Dhjetor 2024, 12:44Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të forta që nxitën gjithashtu kaos në trafik, në Kroaci dhe Serbi.
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor 2024, 10:17Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, sipas mediave vendase dyshohet se ndodhet në Shqipëri. Grubi është në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është caktuar masa arrest me burg pas shpalljes non grata nga SHBA.
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit, vendimi për paraburgim mbetet në fuqi
24 Dhjetor 2024, 22:48Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në fuqi, dhe e njëjta të zbatohet nga momenti kur ai të jetë në dispozicion për organet e ndjekjes penale.
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor 2024, 19:57Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor 2024, 18:01Lista Serbe subjekti kryesor i serbëve të Kosovës, tha të martën se do të ankohet në Panelin për Ankesa pas vendimit të një dite më parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili nuk e certifikoi këtë subjekt për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
