Kosova & Rajoni
-
Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj i ka hyrë politikës dhe do jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
11 Dhjetor 2024, 15:14 -
'Rënia e Assad, e vonuar', ish-ambasadori: Mbyllet një epokë diktatoriale për Sirinë! U mbajt me investime nga Irani dhe Rusia
11 Dhjetor 2024, 14:20Ish -ambasadori shqiptar Sokol Gjoka komentoi rrëzimin nga pushtetit të diktatorit sirian Bashar al-Assad. Sipas tij rënia e regjimit të Bashar al-Assad shënon një epokë të re për Sirinë, pasi ai mbijetoi për vite falë mbështetjes së fuqive të huaja si Irani dhe Rusia.
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor 2024, 14:04Ish-ambasadori Sokol Gjoka, në emisionin "Sot Live në Shqipëri," komentoi përpjekjet në Maqedoninë e Veriut për heqjen e statusit të veçantë ndaj gjuhës shqipes. Ai e cilësoi situatën shqetësuese, pasi shqiptarët atje gjithnjë kanë qenë një faktor stabiliteti
-
U shpall 'non grata' nga SHBA, Ahmeti: Grubi do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet në BDI! Nëse hiqet shqipja, do të ketë pasoja dhe revolta
11 Dhjetor 2024, 12:42I pyetur nga mediat ai tha Grubi ka të drejtën e ankimimit dhe se vetë do të tërhiqet nga funksionet në BDI.
-
Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë
11 Dhjetor 2024, 11:56Shtyhet për një datë ta pacaktuar seanca për gjuhët në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Pritet të thirren ekspertët dhe partitë politike. Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan seancën, teksa kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninën e Veriut.
-
Qindra njerëz protestojnë kundër ndotjes së ajrit në Shkup
10 Dhjetor 2024, 22:35Shkupi muajt e fundit vazhdimisht është renditur ndër qytetet më të ndotura në botë, sipas kompanisë botërore IQAir, e cila mat cilësinë e ajrit. Protestuesit e nisën marshimin nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, duke mbajtur pankarta në dorë
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës thanë sot se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve e Serbisë ka bërë thirrje për anulimin e një konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga një fond i Qeverisë së Kosovës
-
Protesta masive në Serbi/ Vuçiç: Nuk do iki nga vendi si Assadi i Sirisë! Shërbimet e huaja inteligjente duan të më rrëzojnë
10 Dhjetor 2024, 20:20Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi të martën shërbimet e huaja të zbulimit se po përpiqen ta rrëzojnë atë mes përhapjes së protestave në shtetin ballkanik dhe se ai nuk do të largohej nga vendi si udhëheqësi i rrëzuar sirian Bashar al Assad.
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31Pjesëtarë të Listës Serbe kanë qenë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11Një komision ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje sot Këshillit të BE-së t’i japë mandat Komisionit Evropian për ta shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)
-
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
10 Dhjetor 2024, 15:55Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka paralajmëruar për herë të dytë brenda javësh se Uashingtoni po shqyrton mundësi të reja për të vendosur sanksione ndaj personave të tjerë të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.
-
Kosovë/ Dhunuesit e grave do ndiqen me byzylyk elektronik
10 Dhjetor 2024, 15:12Në rast se do të ketë situata ku brenda një zone të caktuar viktimës i afrohet idhunuesi do të lajmërohen të dy nivelet, lokal edhe atë qendror të policisë dhe pastaj vijon procedura standarde për ndërhyrje.
-
Hovenier: Ka aktorë të huaj që tentojnë të minojnë demokracinë e Kosovës
10 Dhjetor 2024, 13:21“Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë. Nuk duhet ta lejojmë të ndodhë”, tha ambasadori Hovenier duke nënvizuar se dezinformimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta posaçërisht në periudha zgjedhjesh.
-
BE konfirmon se më 17 dhjetor zhvillohet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
10 Dhjetor 2024, 09:55Bashkimi Evropian ka konfirmuar të martën se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel, dhe se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.
-
Gjilan/ Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro, dyshohen se janë të falsifikuara
10 Dhjetor 2024, 08:56Sipas policisë, lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar automjeti me targa vendore të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 105 mijë euro për të cilat ekziston dyshimi se janë para të falsifikuara.
-
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor 2024, 20:52Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi listën e zezë. Nga Maqedonia e Veriut duke shtuar Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së.
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, autoritetet në Kosovë konfirmojnë: Uji nga kanali i Ibër-Lepencit është i pijshëm
9 Dhjetor 2024, 16:21Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se uji nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret edhe për pije tani, rreth dy javë pas një sulmi që e dëmtoi kanalin në veriun e vendit.
-
Shpërthimi në Zubin Potok/ Raportuesi për Kosovën në PE: Kriminelët të dalin para drejtësisë
9 Dhjetor 2024, 15:43Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, derisa theksoi se të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor në Bruksel, në fokus plani i rritjes dhe integrimi gradual
9 Dhjetor 2024, 14:44Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 18 dhjetor në Bruksel për të diskutuar mbi zbatimin e planit të rritjes si dhe përpjekjeve drejt integrimit rajonal.
