Tragjedia me 59 viktima në Koçan, ministri i Brendshëm: Janë arrestuar 18 persona dhe 16 të tjerë janë ndaluar

Tragjedia me 59 viktima në Koçan, ministri i Brendshëm: Janë arrestuar 18 persona dhe 16 të tjerë janë ndaluar

Pançe Toshkovski

Për rastin e zjarrit në diskotekën e Koçanit, ku si pasojë humbën jetën 59 persona, janë arrestuar 18 persona, ndërsa 16 persona janë ndaluar. Janë intervistuar gjithsej 71 persona, 42 prej tyre në Shkup dhe 29 në Koçan. 14 persona janë dënuar me paraburgim prej 48 orësh.

Kështu njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ndalimi është caktuar për 11 persona për dyshimin e bazuar për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa për tre persona është caktuar masa e ndalimit për “operim jo të rregullt”.

Toshkovski, në një konferencë për shtyp informoi sot se i arrestuari i fundit akuzohet për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në lidhje me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, si dhe është nënshkrues i njërit prej dokumenteve të nevojshme për vënien në funksion të klubit kabare.

“Ka baza që shkojnë në atë se dokumentet thelbësore janë përpiluar në mënyrë të kundërligjshme, paushall, pa konstatuar gjendjen faktike, të cilat kanë qenë parakusht në procedurën e mëtutjeshme për vënien në funksion të kabaresë në fjalë”, tha Toshkovski.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë