Kosova & Rajoni
-
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer tha të mërkurën se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet “një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara.”
8 Janar 2025, 19:23 -
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar 2025, 18:17Nga 1 janari 2025 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti i prodhimit 2015
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar 2025, 13:48Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbylljen e një institucioni paralel serb, Agjencisë Tatimore të Serbisë, që vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut.
-
Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës
8 Janar 2025, 10:26Pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt. Pas miratimit, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës.
-
Greqi/ Virusi HMPV nuk po mbush vetëm spitalet në Kinë, zbulohet një rast edhe në Selanik
8 Janar 2025, 08:53Një 71-vjeçar në Selanik është shtruar në spitalin “Papanikolou” pas një infeksioni të rëndë respirator të shkaktuar nga virusi metapneumovirus njerëzor (hMPV), i cili lidhet me një shpërthim të dokumentuar në Kinë.
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar 2025, 23:01Një 'baron' i madh droge nga Ekuadori deri në Evropë është 44-vjeçari shqiptar Dritan Rexhepi. Në vitin 2011, ai e prezantonte veten si një investitor grek, ishte vrasës me pagesë dhe ishte arratisur nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika. Tani ai është i burgosur në Turqi.
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar 2025, 19:35Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, do diskutojë edhe për forcimin e lidhjeve ekonomike me Tiranën. Në Kosovë dhe Serbi temat janë normalizimi i dialogut mes dy vendeve dhe sundimi i ligjit. Vizita, riafirmim i përkushtimit të SHBA-ve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar 2025, 19:20Ndërsa kanë mbetur vetëm 33 ditë nga dita e votimit për parlamentin e ri të Kosovës, diplomati i karrierës, Lutfi Bilalli, përshkroi për Report Tv se si po zhvillohet fushata elektorale atje dhe fokusin e partive në këto zgjedhje.
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar 2025, 17:26Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, e ka ushtruar veton e saj të parë prej se u zgjodh në maj të vitit të kaluar, duke mos e dekretuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, i cili, ndër të tjera, parashikonte që licencat për kujdestarët e çerdheve të jenë edhe në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
7 Janar 2025, 16:30Kryeministri i Kosovës deklaroi se mbetet i hapur për të bashkëpunuar. Edhe pse vitin e kaluar, Albin Kurti pati përplasje me ndërkombëtarët për veprimet e qeverisë në veri, siç thotë ai nuk sheh vështirësi për marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën.
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar 2025, 16:25Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë në mes të dy kandidatëve për pasardhësin e Miroslav Lajçakut në postin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar 2025, 16:16Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së dytë kundër tij, për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, njoftoi të martën gjykata.
-
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
7 Janar 2025, 16:07Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “janë në krizë dhe partizane, me Albin Kurtin kryeministër”.
-
Lajçak në SHBA, diskuton për Ballkanin Perëndimor
7 Janar 2025, 08:30I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar 2025, 21:57Në raportin e saj vjetor, Asambleja parlamentare e NATO-s, paralajmëroi për rreziqe të mëdha në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, nëse nuk ka angazhim të shtuar të BE dhe NATO.
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
6 Janar 2025, 21:38Përfshirja e saj nxiti reagimin e lëvizjes Vetëvendosje, e cila është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që në ditën e fundit të vitit që lamë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i këtij paneli për certifikimin e Listës Serbe është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet
-
Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve
6 Janar 2025, 19:57Dy lëkundje të forta sizmike, që u shoqëruan edhe me pasgoditje më të vogla, ndodhën ditën e sotme në intervalin e shtatë orëve në jug të vendit, në rajonin e Ilia, në Giannitsochori. I pari në mesditë dhe i dyti sot në mbrëmje. Nuk raportohet për të lënduar
-
Qytetarët e Kosovës më të varfrit në rajon e Europë
6 Janar 2025, 17:06Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon e Europë. Shkalla e varfërisë aktualisht është 19.2 për qind, ndërsa prodhimi i brendshëm bruto për frymë është 5.889 euro.
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti: S’do të kemi nevojë për koalicione paszgjedhore
6 Janar 2025, 16:26Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk sheh mundësi për koalicione pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kurti pret që partia e tij ta tejkalojë rezultatin e vitit 2021, dhe konsideron se pritjet për gjysëm milioni vota “janë reale”.
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar 2025, 16:02Dy të arrestuarit, një 27-vjeçar grek dhe një 29-vjeçar shqiptar, kanë mbërritur në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm në Gjykatën e Serres, të shoqëruar nga forca të shumta policie. Pranojnë se ishin pjesë e sherrit, por thanë se se nuk janë ata autorët
