Kosova & Rajoni
-
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të premten se Serbia duhet të punojë për të trajtuar mangësitë në procesin e zgjedhjeve të gjetura nga vëzhguesit ndërkombëtarë
22 Dhjetor 2023, 14:36 -
Osmani, thirrje NATO-s e BE-së: Kosova jashtë, destabilizim për të gjithë rajonin
22 Dhjetor 2023, 14:33Ngurimi për të pranuar Kosovën në NATO dhe BE lë të hapur mundësinë për destabilizimin “jo vetëm të saj, por edhe të të gjithë rajonit
-
Pati votime nga SRPSKA! Gazetari Hasani: Ndërkombëtarët nuk kanë uruar ende Vuçiç për fitoren! Ai pretendon se ata kërkojnë destabilitet
22 Dhjetor 2023, 14:24I ftuar sot në një lidhje ‘Skype’ për emisonin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, gazetari, Hasan Hasani, ka folur për situatën në Serbi pas zgjedhjeve, dhe për qëndrimin e opozitës në Beograd e cila kërkon përsëritjen, ku kjo e fundit pretendon se ka pasur votime edhe nga Republika SRPSKA. Ai tha se ndërkombëtarët nuk kanë uruar ende Vuçiç për fitoren e tij në zgjedhet e mbajtura në Serbi
-
'Opozita nuk ka për çfarë të ankohet', Brnabiç për zgjedhjet në Serbi: Vëzhguesit e huaj gënjejnë dhe po destabilizojnë vendin
22 Dhjetor 2023, 13:23Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi se në zgjedhjet e zhvilluara më 17 dhjetor, në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) ka pasur 109 kundërshtime dhe 3 ankesa më pak se në zgjedhjet e vitit 2022. Ajo u shpreh se për zgjedhjet e Beogradit ka pasur vetëm një ankesë në Komisionin Zgjedhor të Qytetit (GIK)
-
VIDEO/ Aksident i frikshëm në Prizren! Makina merr përpara këmbësorin te vijat e bardha dhe e hedh në ajër
21 Dhjetor 2023, 18:53Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një këmbësor është goditur nga një automjet. Sipas mediave këmbësori ka marrë lëndime të rënda
-
Shqiptarët do të përfaqësohen me një deputet në Kuvendin e Serbisë
21 Dhjetor 2023, 18:27Në Kuvendin e Serbisë të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, shqiptarët që jetojnë në Serbi do të përfaqësohen nga një deputet
-
Opozita serbe i kërkon BE-së të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të së dielës
21 Dhjetor 2023, 16:52Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” u ka kërkuar institucioneve evropiane të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, krahinore e veçanërisht atyre lokale në Serbi, derisa të përfundojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë gjatë votimeve
-
Gjermania pritet të dërgojë edhe 200 ushtarë në Kosovë
21 Dhjetor 2023, 16:15Situata e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet dukshëm, dhe NATO do të rrisë praninë e saj në pranverë, duke përfshirë edhe ndihmën e Bundeswehr-it. Si rrjedhojë e kësaj Gjermania pritet të dërgojë edhe 200 ushtarë të tjerë në Kosovë
-
Zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç u kërkon falje qytetarëve të Republikës Srpska: Vullneti elektoral i tyre do të mbrohet
21 Dhjetor 2023, 13:32Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ka kërkuar falje qytetarëve të Republikës Srpska për atë që ai e konsideron si “fushatën e tmerrshme të zhvilluar kundër tyre nga një pjesë e publikut politik në Beograd”
-
Osmani: Fokus i këtij viti ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë, për shkak të agresionit të Serbisë
21 Dhjetor 2023, 13:04Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, tha se fokusi në këtë vit e sidomos në pjesën e dytë të vitit ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të agresionit të Serbisë
-
Përsëriten zgjedhjet në 28 qendra votimi në Serbi, konfirmohen parregullsi
21 Dhjetor 2023, 12:21Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi vendosi ripërsëriten e zgjedhjeve parlamentare në 28 qendra votimi në vend
-
Sherr mes shqiptarëve dhe një grupi të komunitetit rom në Greqi, plagoset një efektiv policie
21 Dhjetor 2023, 12:12Një polic grek ka mbetur i plagosur, me këmbë të thyer, pasi ndërhyri në një sherr të dhunshëm mes 20 personash, me origjinë shqiptare dhe rome në qendër të Athinës. Por në sherr e sipër, një nga shqiptarët ka sulmuar dhunshëm një prej policëve
-
Kosova gjobit MTS-në me 1.5 milion euro për shkelje të ligjit të konkurrencës
20 Dhjetor 2023, 18:55Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës njoftoi të mërkurën se e ka gjobitur ndërmarrjen MTS d.o.o me mbi 1.5 milion euro për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës
-
FOTO/ Familja e Liridona Ademaj i dërgon letër Prokurorisë, kërkon takim urgjent
20 Dhjetor 2023, 17:37Familja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, i është drejtuar me një letër Prokurorisë, përmes së cilës ka kërkuar takim urgjent, që të informohen rreth rastit
-
Analiza e institutit amerikan: Serbia po sfidon NATO-n, duke kërcënuar Kosovën
20 Dhjetor 2023, 16:39Instituti amerikan Robert Lansing, ka publikuar një analizë ku thuhet se një sulm i ngjashëm me atë të 24 shtatorit në Banjska, mund të ndodhë në veri të Kosovës dhe kjo mund të jetë e pashmangshme. Sipas analizës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tregoi arrogancën e tij gjatë diskutimeve të fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në turin e tij diplomatik në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
-
Sveçla: Pres nga Policia dhe Prokuroria të dalin me raport për sulmin në Banjskë dhe rrëmbimin e policëve
20 Dhjetor 2023, 15:37Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot në një konferencë për media ka folur edhe lidhur me hetimet që po bëhen në drejtim të sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë më 24 shtator, po ashtu edhe rrëmbimin e tre policëve që ndodhi më 14 qershor të këtij viti
-
Stoltenberg: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, KFOR-i është çelës i stabilitetit në Kosovë
20 Dhjetor 2023, 14:26Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO nuk provokon luftë, por për të parandaluar konfliktet dhe për të mbajtur paqen, duke shtuar se në Ballkanin Perëndimor tensionet janë duke u rritur.
-
Sulmet e mundshme nga Serbia? Osmani: Jemi të gatshëm për çdo skenar të Serbisë
20 Dhjetor 2023, 13:15Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi ditën e sotme se Kosova është e gatshme për çdo skenar të Serbisë. Ajo tha se është ne kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova
-
Sveçla paralajmëron ashpërsim të masave për shkelësit e rregullave të trafikut
20 Dhjetor 2023, 11:15Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar të martën ashpërsim të masave për shkelësit e rregullave në trafik
-
Kurti: Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë
20 Dhjetor 2023, 11:03Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur mbrëmjen e djeshme teksa vizitoi ekspozitën “Bebëzat e mallit”, dedikuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë, se vrasja e fëmijëve kosovarë janë krimet më të tmerrshme që ka kryer Serbia