Kosova & Rajoni
-
Në qendër të Beogradit është shfaqur një grafit përmes të cilit kërkohet vdekja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill. Ky është rasti i dytë në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan.
15 Tetor 2023, 08:49 -
-
Sulmet në veri të Kosovës, Deputetja britanike: Dy javë pasi pranoi fajin, Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë
14 Tetor 2023, 15:40Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç, edhe pse e pranoi fajin për agresionin në Kosovë, vazhdon të mbetet i lirë në Serbi
-
FOTO/ Aksione në veri të Kosovës, policia gjen armatim gjatë bastisjes në 7 zona! Sveçla: Qartësojnë ndërkombëtarët për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut
14 Tetor 2023, 15:32Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë zona në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se me bastisjet e sotme ka vijuar zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.
-
Më 21 Tetor ndërkombëtarët zbarkojnë në Beograd, Vuçiç: Pesëshja e fuqishme do vijë me gjëra të reja për Kosovën
14 Tetor 2023, 14:55Më 21 Tetor pesë shtetet e mëdha përmes përfaqësuesve të tyre-i dërguari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak, të dërguarit e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe vetë kryeministrja italiane do të vizitojnë Serbinë, të cilët sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë
-
Rumania me trupa shtesë për KFOR-in në Kosovë
14 Tetor 2023, 14:34NATO-ja tha të shtunën se më shumë se 130 trupa nga Rumania u janë bashkuar forcave paqeruajtëse të KFOR-it, si pjesë e përforcimeve që pasuan situatën e krijuar pas një sulmi mbi policinë e Kosovës në veri në fund të muajit të kaluar
-
Rritet në 63 numri i të helmuarve në Malishevë, arrestohet pronari i lokalit
14 Tetor 2023, 09:57Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në 63 numri i personave që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë. Po ashtu bëhet me dije se edhe pronari i lokalit është arrestuar
-
'Dy republika, një komb', Albin Kurti bën bilancin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri: Shumë është bërë, por duhet bërë edhe më tepër
14 Tetor 2023, 09:31Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë në shumë fusha. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se për dy vite e gjysmë, sa është ai në qeverisje, janë bërë 58 marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Lista Serbe shprehet e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet komunale në veri të Kosovës
13 Tetor 2023, 23:00Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi, tha të premten se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri të Kosovës, duke i bërë thirrje Prishtinës për shpalljen sa më parë të tyre.
-
Rruga e Ballkanit rikthehet si rruga kryesore e kalimit të migrantëve të parregullt në Europë
13 Tetor 2023, 19:30Ballkani Perëndimor mori vendin si rruga më aktive e migracionit të parregullt në muajin shtator, vlerëson raporti më i fundit i organizatës policore europiane për ruajtjen e kufijve FRONTEX
-
Rrezikoi ekstradimin, Dritan Goxhaj: Pas lirimit nga burgu u telefonova vetëm nga miqtë e mi të luftës! Akuzat e speciales ndaj UÇK-së janë absurde
13 Tetor 2023, 18:55Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj i liruar tre ditë më parë nga qelia e burgut 313 në Tiranë pati kritika për mënyrën si u arrestua nga policia shqiptare. Pas daljes nga burgu ai tha se nuk ka pasur ndonjë telefonatë "zyrtare" nga Kosova por vetëm nga shokët e tij të luftës
-
Dyshohet se do të vriste anëtarin e një grupi kriminal në Budva, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Malin e Zi
13 Tetor 2023, 18:13Policia malazeze ka arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit një 25-vjeçar shqiptar me iniciale P.XH, me dyshimin se ishte pjesëtar i një grupi kriminal që po planifikonte të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva
-
Lista Serbe: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet e reja në veri të Kosovës
13 Tetor 2023, 13:59Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë të premten se partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri të Kosovës
-
Senatorët amerikanë takim me Osmanin: Serbia të bashkëpunojë për hetimin e sulmit në Banjskë
13 Tetor 2023, 11:43Senatorja e Shteteve të Bashkuara, Jeanne Shaheen, tha të premten se shpreson se Serbia do të bashkëpunojë për hetimin e sulmit të shtatorit ndaj Policisë së Kosovës dhe se përgjegjësit do të sillen para drejtësisë.
-
Vuçiç thirrje përfaqësuesve serbë në Kosovë: Të organizohen sa më shpejt zgjedhje të reja në 4 komunat në veri të Kosovës
13 Tetor 2023, 11:30Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, që të organizojnë sa më shpejt, zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës
-
-
Kurti: Sulmi në Banjskë, akt agresioni nga Serbia! Dialogu s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë
13 Tetor 2023, 10:55Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk i beson ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në një intervistë për mediumin francez “Liberation”, Kurti ka thënë se sulmi ishte akt agresioni nga Serbia
-
Tensionet në veri të Kosovës, dy senatorë amerikanë sot takojnë Osmanin dhe Kurtin
13 Tetor 2023, 08:38Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti
-
Të mos jesh shqiptar apo serb në veri…
12 Tetor 2023, 20:43Lagjja e Boshnjakëve, Mitrovicë e Veriut: Rrezet e diellit i shijojnë të ulur jashtë lokaleve të tyre disa pronarë biznesesh, teksa ndjekin me sy njerëzit që kalojnë para tyre. Shqiptarë, serbë, romë, ashkalinj, boshnjakë, egjiptianë, turq e goranë e quajnë këtë lagje shtëpi.
-
Rezoluta e përbashkët për Kosovën, Anëtari i Kryesisë së PDK-së Nurellari: Ndjesi pozitive! Tirana ndoqi shembullin e Prishtinës! Açka: Nuk e çon gishtin te plaga
12 Tetor 2023, 18:43Parlamenti miratoi me 101 vota pro projekt-rezolutën e përbashkët maxhorancë-opozitë për Kosovën që dënon sulmin e grupit serb serb ne Banjskë. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari e quajti pozitiv këtë hap, kurse Flutura Açka tha se duhet të ishin bërë disa korrigjime