Kosova & Rajoni
-
Ndërkombëtarët pritet të ushtrojnë më shumë presion ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, të cilën ky i fundit nuk e ka nënshkruar
10 Tetor 2023, 13:38 -
Gjyqi ndaj Milorad Dodikut do të fillojë më 16 tetor
10 Tetor 2023, 13:07Fillimi i gjyqit ndaj presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, është caktuar për të hënën e 16 tetorit, njoftoi të martën Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH)
-
VIDEO/ Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës tregon shenjat e shkaktuara nga plumbat e forcave serbe në KiE
10 Tetor 2023, 12:30Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevçi, është rrëfyer në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për luftën e vitit 1999 nga ushtria serbe, ku i kishin vrarë anëtarët e familjes, e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç kur kishte mbetur e plagosur rëndë
-
Shqipëria dhe Kosova me njësi të përbashkët hetimore për luftën kundër krimit
10 Tetor 2023, 12:00Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Altin Dumani, kanë nënshkruar sot marrëveshje me të cilën kanë formuar njësinë e përbashkët hetimore, të përbërë nga prokurorë të të dyja prokurorive përkatëse
-
Nga firmat tek kontrata me shtetin pas sulmit në Banjskë, Pasuria e Milan Radoiçiç në Serbi
10 Tetor 2023, 10:24Radoiçiç, i cili publikisht mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, e ndan pronësinë e asaj prone me biznesmenin Zvonko Vesellinoviç. Kompanitë që operojnë nga ta fituan mbi 24.5 milionë euro vetëm në vitin 2022.
-
Turqia merr drejtimin e KFOR-it në Kosovë
10 Tetor 2023, 09:26Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia. Për këtë sot do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş.
-
Osmani vizitë në Kroaci: Serbia fshihet pas sulmit të Banjskës! Milatoviç: Sanksionet e BE, të njëanshme, Borrell kundër Prishtinës! Spanja s’e njeh Kosovën
10 Tetor 2023, 09:16Më një gjuhë të ashpër, presidenti kroat Zoran Milanoviç sulmoi Bashkimin Evropian për sanksionet që i ka vendosur në mënyrë të njëanshme Kosovës. Gjatë konferencës me homologen Vjosa Osmani, Milanoviç ftoi Prishtinën zyrtare që t’i bojkotojë, ndërsa akuzoi përfaqësuesin e lartë Joseph Borrell se po e drejton politikën evropiane kundër Kosovës
-
Dënohet sulmi terrorist në Banjskë, Asambleja e Këshillit të Evropës kërkon rikthim të palëve në dialog
9 Tetor 2023, 19:28Anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kanë dënuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, teksa Serbisë i është kërkuar që mos të ndërhyjë në Kosovë. Në debatin për situatën në Kosovë, deputetë të Kuvendit të Kosovës kërkuan që Serbia të merret në përgjegjësi, e nga kjo e fundit akuzuan kryeministrin Kurti për, siç kanë thënë, politikat persekutuese ndaj serbëve të Kosovë
-
Sulmi/ Tetë shtetas të Kosovës largohen nga Izraeli, në pritje edhe shtatë të tjerë
9 Tetor 2023, 17:46Tetë shtetas të Kosovës që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, janë larguar nga territori i Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.
-
BE: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për zbardhjen e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës
9 Tetor 2023, 14:45Bashkimi Evropian tha të hënën se pret bashkëpunim pa kushte nga Serbia për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve të kthehen në tryezën e bisedimeve si e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
-
Analiza e BIRN: Çfarë u zbulua nga sulmin në Banjskë! Plumba të rinj dhe mortaja të sapo-riparuara në Serbi
9 Tetor 2023, 13:41Plumbat e sekuestruar nga serbë e armatosur në veriun e Kosovës në fund të shtatorit u prodhuan në Serbi vetëm vitin e kaluar, ndërsa predha mortajash dhe granatahedhës kaluan nëpër qendrat e mirëmbajtjes shtetërore serbe në vitin 2018 dhe 2021, ka zbuluar BIRN nga analiza e simboleve të identifikuara arsenalin e gjerë.
-
Kurti: Marrëveshja e Radoiçiç dhe Vuçiç si e Putinit të vogël në Beograd me Prigozhin
9 Tetor 2023, 12:13Në një intervistë për Probjeda të Malit të Zi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth gjendjes midis Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu ka folur edhe për deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se përpjekja e tij ishte për të krijuar botën ruse në Ballkan
-
Tensionet në veri, Asambleja e Këshillit të Europës sot diskutim urgjent për Kosovën! Tabaku dhe deputeti gjerman rezolutë për dënimin e sulmit
9 Tetor 2023, 11:50Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ditën e sotme do të diskutohet për tensionet në veri të Kosovës dhe do ketë përpjekje për të miratuar një rezolutë të përbashkët për të dënuar sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
-
Vuçiç mohon përfshirjen e djalit të tij në sulmin në Banjskë
8 Tetor 2023, 20:17Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi përfshirjen e djalit të tij, Danillo, në sulmin në Banjskë kundër policisë së Kosovës më 24 shtator
-
Stoltenberg: Situata në Kosovë është shqetësuese, s’lejojmë të kthehet dhuna e viteve 90-të
8 Tetor 2023, 19:54Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar situatën në Kosovë shumë shqetësuese pas ngjarjeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, teksa ka garantuar se Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) do ta ruajnë paqen në rajon
-
Kurti: Investimet në armatim janë rritur në 191%
8 Tetor 2023, 18:19Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë dy viteve e gjysmë të qeverisjes, ekzekutivi që ai udhëheq ka dyfishuar buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
-
Sveçla zbulon një tjetër provë: Në vendin e sulmit në Banjskë gjetëm dokumentin personal dhe makinën e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiç
8 Tetor 2023, 17:55Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me agresionin që ka ndodhur nga ana e grupit kriminal serbë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ai tha se në vendin ku grupi terrorist sulmoi Policinë e Kosovës para dy javësh kishin gjetur dokumentin personal dhe makinën e Milorad Jevtiç, ku sipas Sveçlas, ai njihet si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç
-
Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen më 16 tetor në Tiranë! Do jetë pjesë e samitit të Berlinit
8 Tetor 2023, 17:54Ka marrë përgjigje finale dilema e fundit nëse në Tiranë do të ishte Albin Kurti apo Vjosa Osmani, për Samitin e Procesit të Berlinit. Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Berlinit në Tiranë.
-
Dyshohet se kishte planifikuar sulm terrorist në Kosovë, arrestohet një person
8 Tetor 2023, 17:12Autoritetet gjyqësore në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar një person që dyshohet se ishte përgatitur që të kryente një “sulm të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë”
-
VIDEO/ 'Vrasës që shëtit në Beograd' sulmohet verbalisht ambasadori i SHBA-së në Serbi
8 Tetor 2023, 12:03Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit ndërsa ecte me bashkëshorten e tij. Teksa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia