Kosova & Rajoni
-
Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) e ka refuzuar kërkesën e Ratko Mlladiqit për lirimin e tij të përkohshëm për arsye humanitare, duke përmendur gjendjen e rënduar shëndetësore.
29 Korrik 2025, 21:29 -
Komisionerja e BE-së Marta Kos: Serbia e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e shqiptarëve
29 Korrik 2025, 18:37Komisionerja e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në një letër të dërguar në adresë të deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka siguruar se Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
-
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”
29 Korrik 2025, 16:16Analistët e përshkruajnë si mjaft kritike situëtën politike e institucionale në Kosovë, ku si rrjedhojë e ngërçit në Parlament, pasojat mund të jenë edhe më të mëdha.
-
Shërben për të analizuar telefonët smart/ Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej të paktën një dekade! Çfarë është UFED?
29 Korrik 2025, 08:41Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një ofertë për rinovimin e licencës së një mjeti forenzik të kompanisë izraelite Cellebrite, që shfrytëzohet për të zhbllokuar dhe analizuar telefonat e mençur.
-
Richard Grenell reagon për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg
28 Korrik 2025, 10:32Të turpshme e quan Richard Grenell mbajtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në qeli. Reagimi i tij vjen pas rrëfimit të Thaçit nga Haga.
-
Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm
28 Korrik 2025, 09:49Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po i pengon emigrantët me masa të ashpra dhe duke kufizuar migrimin.
-
Kosovë/ Sulmi ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës dënon me 12 vjet burgim në total 3 nga të akuzuarit
28 Korrik 2025, 09:25Millun Millenkoviq–Llune dhe Aleksandar Vllajiq janë dënuar me nga pesë vjet burgim, ndërsa Dejan Pantiqi me dy vjet burgim. Millenkoviqit dhe Vllajiqit do t'iu llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Miomir Vakiq është liruar nga akuzat
-
Konstituimi i Kuvendit dështoi, Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet
27 Korrik 2025, 16:24Tani është mbyllur afati 30-ditor që Gjykata Kushtetuese u kishte dhënëafat deputetëve për ta përmbyllur çështjen e konstituimit të Kuvendit. Deputetët nuk do të mund të mblidhen më dhe as të marrin ndonjë vendim deri më datën 08 gusht 2025, kur Gjykata Kushtetuese caktoi masën e përkohshme deri në një vendim përfundimtar të saj.
-
A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s? Në Mal të Zi nuk bien dakord
27 Korrik 2025, 16:16Kotori, një qytet mesjetar në Boka Kotorska, gëzon statusin e trashëgimisë botërore që nga viti 1979 për shkak të vlerave kulturore dhe arkitektonike. Idenë për referendum e kanë hedhur poshtë autoritetet e Kotorit.
-
Edhe Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi i mijëra banorëve! ‘Mbretëria’ e tymit mbulon qytete, hiqen bombolat e gazit nga banesat (VIDEO)
26 Korrik 2025, 19:24Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për ndihmë edhe Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile për mbështetje me mjete ajrore dhe forca shtesë
-
-
Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit
26 Korrik 2025, 16:34Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave të larta. 17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive
-
Presidentja Osmani surprizon çiftin, shkon në dasmën e vajzës së Ibrahim Rugovës
26 Korrik 2025, 09:41Vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta Rugova u martua me Agron Gjeloshin, djalin e politikanit shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj.
-
Kosovë/ Dështon përfundimisht konstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese! Vetëm 56 vota pro
26 Korrik 2025, 08:39Pasi është mbyllur afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit, sipas vendimit të 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese
-
Pretendon se ishte pjesë e UÇK-së, Serbia i cakton një muaj paraburgim shqiptarit të Kosovës! E akuzon për krime lufte
25 Korrik 2025, 16:03Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili, i cili u arrestua në Serbi më 22 korrik. Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet për krime lufte. Serbia pretendon se ai ka qenë pjesëtar i UÇK, por një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së.
-
Kosovë/ Moskonstituimi i Kuvendit, analisti Visar Didi: Nesër mund të ‘certfikohet’! Kurti do t’i japë Limajt 2 ministri! Vetëvendosjes i nevojitet dhe mbështetja e Duda Baljas
25 Korrik 2025, 15:40Analisti Visar Didi, në një intervistë me Nertil Agalliun në Report Tv, u shpreh optimist se Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet ditën e nesërme, nëse takimi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojë sonte në darkë me Fatmir Limajn, kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, do të jetë i suksesshëm.
-
Greqi/ Avioni Canadair bën ulje të detyruar për shkak të defektit në motor, po luftonte me zjarret
25 Korrik 2025, 14:41Mediat greke raportojnë se avioni po luftonte me zjarret në Korinth që kanë shpërthyer gjatë dy ditëve të fundit dhe kanë marrë përmasa të mëdha.
-
-
-
'Më morën vitet më të bukura të jetës', Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Më shkëputën pa të drejtë nga familja, por populli im është i lirë
25 Korrik 2025, 10:32Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për Klan Kosova ku ka folur për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale por dhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët.
