Opinion
-
Për dreq fjalia ime komplekse me derr brenda për kryeministrin tërhoqi më shumë vëmendje se ç’duhej duke i marrë disi rëndësinë protestës më të madhe e serioze që ka organizuar Lëvizja Për Universitetin në historinë e saj. 13 Nëntor 2015, 19:48
-
Blushi: Ky parlament duhet t'i dorëzohet drejtësisë
13 Nëntor 2015, 18:19Une isha në Bruksel gjatë takimit të dy parlamenteve dhe dua të them dy fjalë: ajo që kuptova është se Evropa kërkon të na integroje por ne nuk duam.
-
Vëreni zemrën sërish nën kontroll!
13 Nëntor 2015, 13:31Dhe papritur ai është i pranishëm – Wolfgang Schäuble. Dhe madje thotë diçka. Për temën e vitit, për refugjatët në Gjermani. Ai flet në mënyrë figurative, e krahason vërshimin e azilkërkuesve me një ortek. Një ortek që bëhet gjithnjë e më i madh dhe në këtë mënyrë më i pakontrollueshëm. Schäuble ka heshtur gjatë për ardhjen masive të sirianëve, afganëve dhe të tjerëve, aq gjatë sa ra në sy. Tani ai e merr fjalën sërish. Dhe ky është më tepër se një sinjal alarmi.
-
Çfarë pengon lotarinë e kuponëve?
10 Nëntor 2015, 19:12Para dy vjetësh Financat njoftuan objektivin e tyre për të aplikuar një metodë të efektshme, pa përdorur policë, tatimorë e burgje, për të detyruar përdorimin e kuponëve fiskalë të shitjes. Deri më sot, një gjë e tillë nuk është realizuar.
-
Kosovën e përkrahën profesorët
10 Nëntor 2015, 17:45
Serbinë një kanadez i dyshuar për dhunimMediumet në gjuhën shqipe njoftuan se anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e kanë mbështetur profesorë me renome ndërkombëtare si:
-
APELI / A ka një shtrat për Moikomin?
10 Nëntor 2015, 10:50U kërkoj ndjesë lexuesve, të cilëve do t’iu kumtoj një lajm të keq: Shkrimtari, studiuesi dhe personaliteti i njohur i letrave shqipe, ish-ministri i Kulturës dhe ish-deputeti Moikom Zeqo, është i sëmurë rëndë. Para një muaji është diagnostikuar në Angli me leuçemi. Më saktë: Me leuçemi kronike.
-
Si i bëmë naftën edhe ujit të detit!
9 Nëntor 2015, 10:45Gjithë puna është të gjejmë pak ujë me lajt ujët e detit. Cojeni detin nashti ke pastrimi kimik i lagjes...
-
Berisha, Basha dhe Dom Gaci
7 Nëntor 2015, 16:06Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, veç shumë e shumë të tjerave, i bashkon në një, dëshira jargandjellëse për rrëzimin e Qeverisë "Rama", me ëndrrën për zgjedhje të parakohshme e për rikthimin sa më të shpejtë në pushtet.
-
Eshtë dashur t'i lexoni Z.Hahn!
7 Nëntor 2015, 11:22Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha dje se: “ Nuk i ka kushtuar vëmendje banerëve të ngjitur përballë tij nga deputetët e partive opozitare”.
Nuk e di nëse Komisioneri Johanes Hahn i ka lexuar apo jo dy fjalitë e shkruara në banerat e opozitës, këtë më së miri e din ai vet, unë nuk kam ndonjë arsye të mos i besoj.
-
E vërteta e 777 milion eurove dëm nga qeveria në një vit!
6 Nëntor 2015, 22:22777 euro dëm në një vit?! Injoranca e Berishëve që vjen nga mosleximi. Numri i bixhozit i shpikur nga Panorama që i pëlqeu si refren Lulzim Bashës dhe të paditurve të tij. Dëme kolosale nga vendimet e Berishës dhe ministrave të tij. Lexoni raportin e KLSH, gjithçka është e shkruar aty.
-
“Silvia Konti” e Rumanisë!
6 Nëntor 2015, 14:56Vendimi i Victor Pontas për të dhënë të mërkurën dorëheqje si kryeministër i Rumanisë mund të mos jetë fundi i zotimeve të tij. Protestat e rrugës këtë javë ishin kulmi i muajve të tërë të presionit të nxitur pas rastit për mashtrim dhe korrupsion ndaj tij.
-
Rusia, BE-ja dhe gazsjellësi Kaspik
6 Nëntor 2015, 11:00Gjatë viteve të fundit, dëshmojmë një përkeqësim të rëndë të marrëdhënieve energjitike, ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian (BEsë). Çështja mbi gazin, është një çështje tepër e rëndësishme, e lidhur ngushtë me përpjekjet e vazhdueshme nga ana e Rusisë për të rikalibruar strategjinë e gazsjellësit Euroaziatik, si dhe orvatjet nga ana tjetër e BEsë për krijuar rrugë të reja furnizimi.
-
Demokracia lindi më 4 nëntor e pishtar i saj Dom Simon Jubani
5 Nëntor 2015, 13:51Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e 25 vjetorit të meshës së parë mbajtur më 4 nëntor të vitit 1990, në varrezat katolike, në Shkodër
-
Alida Hisku tha të vërtetën
4 Nëntor 2015, 12:19
… dhe të gjithë e dinë!Alida Hisku tha të vërtetën; gjatë regjimit komunist gratë ishin viktima të dhunës seksuale sistematike prej atyre që mbroheshin nga pushteti i Partisë: në fshatra, burgje dhe kryeqytet. Të gjitha gratë ishin vulnerabël ndaj dhunës seksuale dhe një numër i madh prej tyre u bënë viktima të dhunës partiake, që në mënyrë specifike i sulmoi ato si gra. Ekzistojnë të dhëna arkivore rreth kësaj çështjeje dhe vetë Enver Hoxha u vu në dijeni dhe iu përgjigj ankesave që gratë i drejtuan atij për përdhunime nga anëtarë të Partisë së të gjitha niveleve. Këto prova janë tashmë të publikuara.
-
Megjithatë në Ballkan nuk do të ketë konflikt
4 Nëntor 2015, 11:31Mediat në rajon e interpretojnë deklaratën e Merkelit kështu: "Sikur Gjermania të mbyllë kufijtë, në Ballkan do të ketë luftë". Por ky mesazh nuk u drejtohet ballkanasve, por opinionit gjerman, mendon Dragoslav Dedovic.
-
Blushi më ka “vjedhur” 1 mijë lekë
4 Nëntor 2015, 10:15Ky është libri i dytë shumë i dobët i Blushit. Pas sprovës provokuese “Hëna e Shqipërisë”, që ishte i dobët, romani “Kandidati” është shumë i dobët. Sigurisht që edhe mundet që të shiten kopje të shumta të romanit në panairin e afërt të librit, por shitja e shumë kopjeve të siguron para, por jo vendin në letrat shqipe.
-
Briseida Shehaj dhe gazetaria
3 Nëntor 2015, 20:58
“ serioze” e buzëkuqveKur make-up-i i një gruaje na flet më shumë se puna e saj... Një shkrim nga Dalina Buzi.
-
Rrëfimi i vajzës së vezës
3 Nëntor 2015, 16:42Unë jam Klodi Hoxha, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale, aktiviste e lëvizjes studentore “Për Universitetin” dhe e “Organizatës Politike”. Ditën e djeshme, sëbashku me disa shokë dhe shoqe të idesë së përbashkët, të vetëdijshëm për situatën kritike në të cilën po katandiset universiteti dhe shoqëria prej reformave dhunuese qeveritare, ramë dakord se duhej bërë diçka, se kryeministri nuk mund të sillej më me arrogancë lart e poshtë, sidomos ndaj Fakultetit që dy viteve të fundit ka qenë pararojë e kundërshtimit të reformave në arsim, por që është shpërfillur me injorim.
-
Në Francë nuk ka asnjë bust për Filip Petë
3 Nëntor 2015, 12:24Deklarata e Ben Blushit që kërkoi heqjen e statujës së Lef Nosit nga qyteti i Elbasanit ka shkaktuar një histeri kolektive. Gati të gjithë që i janë turrur kanë si argument kryesor gjyshin dhe gjyshen e shkrimtarit politikan
-
Demokracia e vezëve dhe lubitë e Universiteteve private
3 Nëntor 2015, 10:22Unë nuk e di se cilët janë studentët dhe studentet që qëlluan me vezë kryeministrin. Nuk i njoh, se nuk mund t'i njohësh të gjithë. Bota studentore është e madhe dhe me të gjitha nuancat sociale, kulturore, ideologjike, etj.