Sociale
-
Pas mesnatës së të premtes, tarifat e reja doganore amerikane të nivelit 10% hynë në fuqi për produktet shqiptare. Report Tv udhëtoi në Malësinë e Madhe, aty ku 3500 familje jetojnë me kultivimin e bimëve medicinale. Tarifa do të ketë ndikim negativ për ta.
5 Prill, 17:44 -
Banorët e lumit të Vlorës sërish në protestë, kundër punimeve për ujësjellësin e Himarës: Mos e prekni Shushicën
5 Prill, 17:43Banorët e luginës së Shushicës vijuan këtë të shtunë protestën kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës, i cili parashikon marrjen e ujit nga burimi i Lëpushës, prej nga buron lumi i Shushicës (Lumi i Vlorës).
-
Luleshtrydhet me pesticide/ Resuli për Report Tv: Situatë alarmante, produkti shitet pa dalë rezultatet e analizave! Të ndryshohet ligji
5 Prill, 17:40Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ngre alarmin për shëndetin e konsumatorëve, pas produkteve me pesticide që janë kapur në treg, ku rasti më i fundit ishin luleshtrydhet. Resuli thotë se duhet ndërruar ligji, pasi dispozitat aktuale nuk detyrojnë subjektet që ngarkesat me produkte t'i ndalojnë në pikat doganore deri në momentin e daljes së analizave kur merren monstra.
-
‘Ushqime me listë’, të moshuarit nuk e përballojnë jetesën në Brekije të Kukësit
5 Prill, 17:22Brekija e Kukësit është një ndër fshatrat më të varfër në vend, ku banorët ende marrin ushqime me listë. Shitësi i vetëm në fshat, Rruzhdi Zyberaj flet për jetën e vështirë dhe shpopullimin e fshatit malor.
-
Indriti dhe Malvini, historia e të rinjve nga Bulqiza që lanë emrigrimin për bletët: Mbi 500 koshere, shteti të na ndihmojë për pajisjet
5 Prill, 15:36Indrit Sula dhe Malvin Lala janë dy të rinj nga Bulqiza, të cilët lane emigrimin dhe investuan ne bletari. Për mikrofonin e Report tTV tregojnë vështirësite e këtij sektori dhe ndihmaën e pamjaftueshme nga shteti për të shtuar kosheret.
-
Fundjava me diell popullon Shëngjinin, vizitorë të shumtë në zonën turistike, dominojnë shqiptarët e Kosovës
5 Prill, 17:11Shëngjini, i njohur për plazhin e tij të gjatë dhe natyrën e bukur përreth, vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për fundjavat pranverore në veri të vendit.
-
Banorët dalin në protestë në fshtatin Zboq të Maliqit: Rruga është në gjendje të mjerueshme dhe asnjë shtëpi në fshat nuk ka ujë
5 Prill, 14:29Sipas tyre për këtë situatë janë vënë në dijeni autoritetet dhe i është kërkuar të asfaltojnë 1 km rrugë, por asnjë reagim nuk ka pasur. Ndërsa ura që lidh aksin kryersor Lozha - Maliq me fshatin Zboq është në kushte të kqija dhe rrezikon jetën krysisht të femijeve.
-
FOTOT/ Anija me famë botërore 'Amerigo Vespucci' mbërrin më 8 prill në Durrës, hap 'dyert' për vizitorët
5 Prill, 12:49Anija Amerigo Vespucci, e konsideruar si anija më e bukur në botë do të prekë edhe brigjet e qytetit bregdetar të Durrësit. Simboli i krenarisë detare italiane, në vijim të turit botëror, pasi është vizituar nga 43 330 persona në të gjithë kontinentet, do të ndalet edhe në Durrës.
-
Fortlumturi Joani rrëfen si vendosi të bëhet prift dhe kthimi në Shqipëri: SHBA s’kishte nevojë për mua! Rama zbulon detajet e rralla: Bënim ecejake mbrëmjeve të ’80 e flisnim për Krishtin (VIDEO)
5 Prill, 09:32Kryepeshkopi Joan rrëfeu në podcastin “Flasim” fillimet e tij lidhur me besimin dhe rrugën e vështirë derisa u bë prift, në periudhën e Shqipërisë ateiste. Ai foli për shërbimin si infermier pranë spitalit psikiatrik si dhe takimin në vitin 1992 me Anastas Janullatos, kohë kur u kthye nga SHBA në Shqipëri. Rama zbulon detaje të rralla nga njohja mes tyre.
-
Media gjermane 'Petra': Vizitoni Shqipërinë për një eksperiencë autentike dhe të paharrueshme
5 Prill, 09:21Natyrisht, Shqipëria nuk është një zëvendësuese e drejtpërdrejtë e Greqisë. Çdo vend ka identitetin, traditat dhe kulturën e vet. Megjithatë, Shqipëria ka edhe një histori plot ngjarje, e cila pasqyrohet në vendet dhe monumentet e shumta historike.
-
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme
5 Prill, 08:25Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
-
Kryepeshkopi Joani për median greke: Janullatos përhapi frymë pozitive brenda kishës! Ikja nga Shqipëria ishte e vështirë
4 Prill, 20:02Kontakti im i parë me ungjillin ishte në shkollën e tretë të mesme. Një mik i vëllait më dha një libër në frëngjisht. Ai nuk e dinte se çfarë libër ishte. Sapo kisha mësuar frëngjisht. Kur lexova Ungjillin ndjeva diçka brenda meje që është e vështirë të përshkruhet.
-
Projekti për rijetëzimin e stadiumit ‘Selman Stërmasi’, 'OMA' përzgjidhet kompania fituese
4 Prill, 19:45OMA është zgjedhur kompania fituese e garës ndërkombëtare për projekt ide arkitekturore për rilindjen e stadiumit ‘Selman Stërmasi’.Kryetarja e jurisë ndërkombëtare Amanda Levete pasi shpalli kompaninë fituese bëri edhe sugjerime lidhur me projektin e tyre.
-
Ramazi, pranverë shpirtërore, devocion i madh për Zotin dhe jetën
4 Prill, 19:07Ramazani vjen si një thirrje për shpëtim të krijesës njerëzore. Koncepti filozofik i jetës në revolucion fton për ndjesi të reja. Ndjesia më e spikatur e një zemre në besim përshkon çdo qenie njerëzore.
-
‘Rrugët me gropa, kalojmë me mushka’, banorët e fshatrave protestojnë në Berat dhe Maliq
4 Prill, 16:27Në Libonik të Maliqit banorët protestuan sot për rrugën e amortizuar, mungesën e ujit dhe mjekëve. Ndërsa në Berat u zhvillua një protestë e ngjashme por me mbështetjen e PD-së.
-
‘Shpëtova nga plumbi’, rrëfimi i dhimbshëm i nënës me 3 vajza! Jeta në skamje pas divorcit: Zoti e di si jetojmë
4 Prill, 16:16Gratë e dhunuara shpesh gjendën në vështirësi për ta rifilluar jetën pas divorcit. E tillë është Erlinda Haska nga Tepelena e cila kërkon strehim dhe punë, pasi nuk mund të rrisë e vetme tre vajzat e mitura.
-
Fier, 9 fëmijë u prekën nga fruthi, mjekja: Prindërit t’u bëjnë vaksinën
4 Prill, 15:28Sipas mjekes epidemiologe Anila Moçi rreziku i përhapjes mbetet ende i lartë sepse refuzohet vaksinimi.
-
Gripi i shpendëve ‘shuan’ fermat/ Gati 500 mijë pula të ngordhura te Rea’s dhe AIBA, Ministria e Bujqësisë: U asgjësuan
4 Prill, 14:40Gati 500 mijë pula kanë ngordhur brenda një muaji nga gripi i shpendëve që ka prekur dy ferma në Durrës, “Rea’s” dhe “AIBA”. Ministria e Bujqësisë ka dalë me një deklaratë për mediat, ku informon se pulat e ngordhura janë asgjësuar përmes djegies.
-
Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia/ AKU: U shitën 52 kg, erdhën më 17 shkurt! Ndaloi importin, por nuk shpjegon si u futën në treg edhe 3 ngarkesa të tjera
4 Prill, 13:53Të paktën katër ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia në vendin tonë kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide. Shqetësimi u përcoll nga RASFF, sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimin i Komisionit Europian. Katër ngarkesat janë futur në treg, njëra më datë 17 shkurt, 2 ngarkesa në muajin mars dhe një më datë 1 prill.
-
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton 5 vendime të rëndësishme, mes tyre për pensionistët, gratë e dhunuara, familjet e varfra dhe rijetëzimi i ‘Asllan Rusit’
3 Prill, 20:29U zhvillua sot mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku janë marrë një sërë vendimesh për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë, pensionistëve, por edhe për rijetëzimin e Pallatit të Lojërave me Dorë “Asllan Rusi”
