Sociale
-
Ndërsa Shqipëria ka parë rritje të numrit të mjeteve në vitet e fundit, krahasuar me standardet europiane, niveli i motorizimit vijon të mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, çka nënvizon diferencat e mëdha ekonomike dhe të zhvillimit mes vendeve.
31 Korrik 2025, 07:23 -
'Independent': Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025
30 Korrik 2025, 21:42Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga Spanja në Shqipëri – për pushime të përballueshme, shkruan Sarah Marshall në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Independent”.
-
Parku fotovoltaik përplas banorët me bashkinë e Sarandës! Demokratët bashkojnë votat me socialistët: 60 ha tokë i jepet me qira Xhindolit e Buzit
30 Korrik 2025, 17:01Demokratët bashkuan votat me socialistët në Sarandë, për t’i dhënë me qira 60 hektarë toke publike, biznesmeneve Agim Xhindoli dhe Paqësor Buzi. Ata do të ndërtojnë nje park te madh fotovoltaik në zonen e Nivicës. Vendimi i sotem i keshillit bashkiak u kundershtua nga banoret, që pretendojne pronesine e tokës.
-
Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional për klasë të 10-të, Rama: Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare
30 Korrik 2025, 17:19Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale mund të regjistrohen përmes e-albania, pasi regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të janë hapur.
-
Maturantët afat deri më 3 gusht, Arjan Xhelaj për Report Tv: Mbi 20 mijë kanë mundësi aplikimi, 35 degë të reja këtë vit
30 Korrik 2025, 16:11Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha se mundësinë e aplikimit e kanë ata maturantë që janë regjistruar në portal bazuar edhe në mesataren që kanë. Ai tha se janë 650 degë ku mund të aplikohet, ndërsa këtë vit janë shtuar edhe 35 të reja.
-
Lezhë/ Trafiku në kaos nga mbyllja e Urës së Vjetër të Milotit, Ndreu: Qeveria na premtoi ndërhyrje emergjente
30 Korrik 2025, 15:23Bllokimi i urës së Milotit për shkak të amortizimit ka sjelle trafik të rënduar në Lezhë. Shqetësimi u ngrit nga demokratët në këshillin bashkiak, ku kryebashkiaku tha se ka marrë premtim nga zyrtarë të ministrisë së infrastrukturës se ura do të rikonstruktohet dhe do aksesohet vetëm nga veturat, jo më për mjetet e rënda.
-
Kukës/ Fluks mjetesh dhe udhëtarësh në pikën e Vërmicës mes Shqipërisë e Kosovës, 2 orë pritje në radhë! Shkak kthimi i emigrantëve
30 Korrik 2025, 14:14Kolona kilometrike automjetesh janë krijuar si pasojë e kthimit masiv të emigrantëve kosovarë nga vendet e Europës, drejt atdheut për pushimet verore. Emigrantët theksojnë se situata përsëritet çdo verë dhe kërkojnë nga autoritetet shtimin e sporteleve dhe përshpejtimin e procedurave
-
Koçiu: Nga 1 gushti, recetë e re mjekësore e unifikuar në gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat
30 Korrik 2025, 13:10Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe rritjen e efikasitetit në procesin e përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave është miratuar receta e re mjekësore në formatin e ri unik.
-
Travel and Tour World: Shqipëria, perla e fshehur mesdhetare e Europës
30 Korrik 2025, 08:19E vendosur në cepin juglindor të Evropës, Shqipëria ofron një ndërthurje të bukurisë natyrore magjepsëse, kulturës së pasur lokale dhe çmimeve të përballueshme – që kohët e fundit ka filluar të tërheqë vëmendjen e turistëve – në kërkim të përvojave autentike evropiane, shkruan “Travel and Tour World”.
-
Temperatura deri në 34 gradë...parashikimi i motit për sot
30 Korrik 2025, 07:32Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje.
-
Benet Beci sqaron largimet nga Teatri Migjeni: Disa aktorë nuk i përmbushin pritshmëritë
29 Korrik 2025, 21:50Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar publikisht pas debatit të ngritur për largimin nga puna të dy aktorëve të trupës së Teatrit “Migjeni”. Në një sqarim të gjatë për opinionin publik, Beci thekson se vendimi i marrë vjen pas një analize të plotë të performancës individuale të çdo aktori dhe nuk ka asnjë prapavijë politike.
-
Ministrja Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës
29 Korrik 2025, 20:40Ministrja Koçiu kërkoi nga strukturat përkatëse angazhim për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe gatishmërinë për menaxhimin e fluksit të shtuar të pacientëve dhe përforcimin e ekipeve të urgjencës.
-
Ngacmimet online ndaj fëmijëve, Hazizaj për Report Tv: 3 incidente serioze, interneti nuk është i sigurt për ta, prindërit t'i kontrollojnë
29 Korrik 2025, 18:05Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Altin Hazizaj tha për Report Tv se shantazhi dhe kërcënimi seksual online përbëjnë rastet kryesore të raportuara. Ai u ndal edhe tek raporti i publikuar nga Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, iSIGURT.al, ku tha se 437 rastet që ka nxjerr raporti janë serioze.
-
Elbasan/ Zjarri në landfill, Këshilli Bashkiak inteperlancë me 'ECO ELB'! Kaja: Kapacitetet janë tejkaluar, mungesë bashkëpunimi nga shteti
29 Korrik 2025, 17:38Pas situatës së shkaktuar nga zjarri në landfillin e Elbasanit në fillim të muajit korrik, këshilli bashkiak i Elbasanit ka thirrur në interpelancë drejtuesit e kompanisë ECO ELB mbi situatën e shkaktuar nga ndotja.
-
Lirimi i hapësirave, qytetarët: Mirë ka bërë, a keni parë rezultat? Shumë pak (VIDEO)
29 Korrik 2025, 17:23Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin, shihet nga shumë qytetarë si i duhur, ndërsa të tjerë thonë se po shohin pak rezultate.
-
Lundrimi në internet/ Përndjekje, shantazh dhe kërcënime, fëmijët 6-10 vjeç për herë të parë 'viktima' të ngacmimeve
29 Korrik 2025, 17:21Viti 2024 ka njohur një rritje të vrullshme të problematikave ndaj fëmijëve dhe të rinjve në internet. Nga 244 raste në 2023, vjet u regjistruan 437 të tilla. Lojërat online dhe rrjetet sociale përmenden si burime kryesore të rrezikut, ndërsa vajzat janë më të prekura nga shantazhi online, kërcënimet e përndjekja.
-
'The Standard': Pse Tirana e bukur duhet të jetë pushimi juaj kulturor i radhës?
29 Korrik 2025, 16:55Kjo është arsyeja pse njerëzit që shkojnë në këtë vend mesdhetar janë në kërkim të bregdetit të tij të mrekullueshëm shkëmbor dhe e gjejnë veten duke kaluar edhe në kryeqytetin e tij, Tiranën.
-
Lirimi i hapësirave publike/ Në Elbasan bizneset nisin të çmontojnë vullnetarisht tendat metalike, IKMT u lë afat deri më 31 korrik
29 Korrik 2025, 15:45Në qytetin e Elbasanit ka nisur largimi vullnetar i tendave metalike nga bizneset, si pjesë e fushatës kombëtare të ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), që synon lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.
-
Temperatura deri 33°c! Gjoni për Report Tv: Të enjten reshje, gjatë gushtit s'presim valë të nxehti
29 Korrik 2025, 15:34Meteorologia Anira Gjoni thotë për Report Tv se nuk pritet valë e të nxehtit si në korrik, ndërsa të enjten do të ketë reshje lokale shiu. Ajo bëri me dije edhe se sa pritet që të jenë bregdet, në zonat e ulëta dhe në ato malore.
-
Maturantët zgjedhin universitetin, aplikimet deri në 3 gusht! Do të plotësojnë formularin deri në 10 degë
29 Korrik 2025, 14:19Nga sot, të gjithë maturantët që kanë kaluar me sukses provimet e Maturës Shtetërore mund të aplikojnë në portalin UAlbania për studimet e larta.Për raundin e dytë, aplikimet do të kryhen nga data 20 deri në 22 shtator.
