Bota
-
Prokurorët thanë se i dyshuari 21-vjeçar, i identifikuar vetëm si Beran A, akuzohej për anëtarësim në një organizatë terroriste, për prodhim eksplozivësh dhe për përpjekje për të blerë armë ilegalisht.
16 Shkurt, 21:11 -
Akuzohet si porositës i vrasjes së Ardit Spahiut dhe drejtues i organizatës kriminale, prokuroria belge kërkon burgim të përjetshëm për Franc Çopjan
16 Shkurt, 21:01Franc Çopja akuzohet si porositës i vrasjes së Ardit Spahiut, si dhe për drejtimin e një organizate kriminale.
-
Fuqia e dollarit! Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat e kreditit dhe të ushtrojnë presion mbi bankat në Europë?
16 Shkurt, 18:41Një analizë e Francesco Bertolino dhe Milena Gabanelli të Corriere della Sera tregon se fuqia e vërtetë e Shteteve të Bashkuara nuk qëndron vetëm te forca ushtarake apo ndikimi diplomatik, por sidomos te kontrolli mbi sistemin financiar global përmes dollarit.
-
Rendi i vjetër mori fund?! Gjoni për Report TV: Europa nuk do t’i shkojë pas avazit SHBA-ve
16 Shkurt, 17:17Nga 150 miliardë eurot e Gjermanisë tek debati për ombrellën bërthamore, Ralf Gjoni shpjegon pse bota po ripozicionohet dhe pse Europa nuk do të ndjekë verbërisht SHBA-në.
-
-
-
-
Zelensky: Rusia po përgatit një sulm masiv kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës! Kremlini: Në Gjenevë diskutojmë edhe për territoret
16 Shkurt, 16:20Volodymyr Zelensky thotë se nevojitet presion i vazhdueshëm mbi Rusinë dhe se Ukrainës duhet t'i ofrohen garanci të qarta sigurie. Më 17 dhe 18 shkurt, në Gjenevë do të mbahet raundi i ardhshëm i bisedimeve Ukrainë-Rusi, me ndërmjetësimin e SHBA-ve. Kremlini tha se do të diskutohet edhe për territoret.
-
Nëna e Alexei Navalny: Gjetja e toksinës së bretkosës vërteton bindjen tonë se ai u vra në burg
16 Shkurt, 15:54Lyudmila Navalnaya, nëna e ish-liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny deklaroi se ishte e bindur se i biri u vra në burg, teksa 5 vende europiane deklaroi se ai ishte helmuar me toksinë bretkose.
-
Italia në Bordin e Paqes, Tajani: Vetëm si vëzhguese, sot vendim i qeverisë
16 Shkurt, 15:50Tajan sqaroi se vendimi lidhet me përmbajtjen e statutit të këtij formati të promovuar nga presidenti Donald Trump.
-
Zgjedhjet në Hungari, Marco Rubio: Trump është 'thellësisht i përkushtuar' ndaj suksesit të Orban
16 Shkurt, 15:35Sekretari amerikan i Shtetit flet për “epokë të artë” me Hungarinë, ndërsa Orban përballet me sfidën më të fortë elektorale
-
Britania e Madhe/ Emigranti gëlltit baterinë e cigares elektronike për t’i shpëtuar deportimit, anulohet fluturimi me tranzit në Tiranë drejt Egjiptit
16 Shkurt, 14:41Ai do të nisej nga Anglia me avion charter drejt Shqipërisë dhe më pas me një tjetër fluturim për në Egjipt. Por pak para nisjes ai gëlltiti baterinë dhe u transportua me urgjencë në spital për trajtim.
-
Izraeli: Hamasi ka 60 ditë kohë të çarmatoset, ndryshe do i kthehemi luftës në Rripin e Gazës
16 Shkurt, 14:20Hamasi do të ketë një afat 60-ditor për të realizuar çarmatimin e plotë, përndryshe Izraeli do të rikthehet në operacione ushtarake në Rripin e Gazës, paralajmëroi sekretari i kabinetit, Yossi Fuchs.
-
Kancelari Merz kërkon që Gjermania të ketë ushtrinë më të fortë në kontinent, a po rikthehet çështja gjermane në Europë?
16 Shkurt, 13:13Kjo analizë nga Federico Fubini nxjerr në pah faktin se si Gjermania dhe Japonia nuk janë superfuqi klasike. Janë më të fortat mes fuqive të mesme. Pikërisht për këtë janë më të ekspozuara në një sistem ndërkombëtar që po bëhet gjithnjë e më darvinian.
-
Angli/ Thithi aromën e deodorantit, 11-vjeçari ndërron jetë pas sfidës virale në TikTok
16 Shkurt, 12:39Freddie, një djalë nga Britania, u gjet i vdekur nga nëna e tij, Roseanne Marie Thompson, në dhomën e tij. Shërbimet e urgjencës arritën në vendngjarje pas alarmit të saj, por nuk mundën të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e tij.
-
Zvicër, treni me 80 pasagjerë del nga shinat pas një orteku, 5 të plagosur
16 Shkurt, 11:40Një tren doli nga shinat në Zvicër në linjën Frutigen-Brig, midis Goppenstein dhe Hohtenn, në kantonin Valais. Policia kantonale raportoi incidentin, duke shtuar se ka të plagosur dhe se operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar.
-
Turi në Europë, Marco Rubio bën ndalesën e fundit në Hungari, do të takohet me Orban në prag të sondazheve zgjedhore
16 Shkurt, 08:31Kryeministri hungarez Viktor Orban përballet me zgjedhjet e prillit dhe kritika nga BE-ja për kontroll mbi median, gjyqësorin dhe minoritetet, ndërsa ruan marrëdhënie të ngushta me Vladimir Putin. Vizita e Rubios synon të dërgojë një mesazh diplomatik dhe të forcojë lidhjet me liderët nacionalistë pro-Trump, duke përfshirë bisedime mbi energjinë dhe partneritetin me Europën.
-
Garë e re, rivalë të vjetër: Elon Musk sfidon Jeff Bezos për koloninë e parë në Hënë
16 Shkurt, 08:17Themeluesi i SpaceX, deri tani, kishte përqendruar vëmendjen te udhëtimet drejt Marsit. Tani përparësia e re është "një qytet i vetëqëndrueshëm në Hënë".
-
Tentativa e rrëmbimit të 1-vjeçares në Bergamo, prindërit: Çfarë frike për vajzën tonë, nuk menduam se donte ta rrëmbente
16 Shkurt, 07:42Në Bergamo, një burrë 47-vjeçar tentoi të rrëmbente një vajzë njëvjeçare brenda një supermarketi, duke e kapur nga këmba dhe duke i thyer femurin. Prindërit, të tronditur, reaguan menjëherë dhe me ndihmën e stafit të sigurisë arritën ta ndalonin agresorin deri në mbërritjen e policisë. Ata shprehin tronditjen dhe falënderimin për këdo që u ofroi ndihmë.
-
200 herë më e fuqishme se morfina, cila ishte toksina e bretkosës që dyshohet se rusët e përdorën për vrasjen e Navalny?
15 Shkurt, 23:07Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, u vra duke përdorur një toksinë vdekjeprurëse që gjendet tek bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut. Epibatidina gjendet natyralisht tek bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut dhe gjithashtu mund të prodhohet në laborator.