Bota
-
New York dhe New Jersey shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për shkak se uragani Ida solli reshje rekord të shiut që shkaktuan përmbytje katastrofike duke krijuar kushte të rrezikshme për qytetarët.
2 Shtator 2021, 08:03 -
Biden ofron mbështetje e ndihmë për Ukrainën, i jep 60 milionë dolllarë Kievit
1 Shtator 2021, 22:37Presidenti Joe Biden i tha Presidentit të Ukrainës, Volodmyr Zelenskiy, të mërkurën se Shtetet e Bashkuara ishin “tejet te përkushtuara” ndaj integritetit territorial të Ukrainës dhe i ofruan Kievit 60 milionë dollarë ndihmë të re për çështje të sigurisë, ndërsa përballet me agresionin rus
-
1.6 miliardë dollarë në vit, ku i marrin paratë talebanët?
1 Shtator 2021, 22:07Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qershor, grupi i militantëve talebanë arrinte të siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliardë dollarë në vit, kryesisht përmes aktiviteteve kriminale. Zëri i Amerikës sjell një analizë të këtij raporti për të kuptuar më shumë detaje rreth mënyrës se si talebanët sigurojnë paratë e tyre.
-
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në disa qytete në Spanjë
1 Shtator 2021, 22:00Shirat e dendur që ranë në Spanjën lindore shkaktuan përmbytje në disa qytete
-
Afganistan/ Me armatimet amerikane, talebanët tregojnë forcën në paradën e fitores në rrugët e Kandaharit
1 Shtator 2021, 20:46Në videot e publikuara në rrjetet sociale, talebanët treguan 'forcën' me armatimet e lëna pas nga forcat amerikane dhe ato afgane. Talebanët valvitën flamujt e tyre të bardhë, ndërsa organizuan edhe një shfaqje ajrore me helikopterin Black Haëk.
-
Gjermania me ambasadë në Kabul?
1 Shtator 2021, 15:15Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka sinjalizuar gatishmëri për të hapur ambasadën gjermane në Kabul, por për këtë ai u ka vendosur kushte talibanëve
-
Afganistan/ Përfaqësuesi taleban bën deklaratën surprizë: Gratë do mund të jenë pjesë e qeverisë por jo në poste drejtuese
1 Shtator 2021, 13:22Talebanët në Afganistan angazhohen se do të përfshijnë edhe gratë në qeverisjen e vendit. Një lajm të tillë e ka dhënë për BBC, një zëdhënës i grupit ekstremist islamik. Ai ka thënë se gratë dhe pakicat etnike do mund të jenë pjesë e qeverisë.
-
Tragjedi në familjen turke, vdesin 8 anëtarë të një familjeje nga COVID-19
1 Shtator 2021, 13:04Një tragjedi e vërtetë ka goditur një familje turke në provincën e Rizes në Turqi, ku gjatë 6 muajve të fundi humbi 8 anëtarë të saj prej koronavirusit.
-
Itali, hyjnë në fuqi masat e reja! Mësuesit nuk hynë dot në shkolla pa Certifikatën e shëndetit!
1 Shtator 2021, 12:53Duke nisur nga dita e sotme, Italia fut në fuqi masat e reja kufizuese, në përpjekjen për të vënë nën kontroll valën e re të infeksioneve me COVID-19. Ndërsa është premtuar për protesta të shumta, autoritetet italiane janë zotuar për tolerancë zero ndaj demonstruesve që mund të bllokojnë stacionet e trenave për të protestuar ndaj rregullave të reja.
-
OKB: Fatkeqësitë e motit vranë 2 milionë njerëz në 50 vjet
1 Shtator 2021, 12:38Më shumë se 2 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësive të nxitura nga ndryshimet klimatike, në 50 vitet e fundit, tha të mërkurën (1 shtator) një agjenci e OKB-së. Në deklaratë thuhet se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.
-
Talebanët në fazën e fundit të formimit të qeverisë, turmat udhëtojnë nëpër shkretëtirë për t'u larguar, pamje eksodike nga Afganistani
1 Shtator 2021, 11:58Formimi i qeverisë së re të Afganistanit është në fazat e saj përfundimtare, thanë talebanët, pasi SHBA tërhoqi forcat e fundit të saj nga vendi
-
Në mbrojtje të shëndetit mendor dhe fizik të fëmijëve, Kina merr vendimin: Mund të luajnë deri në 3 orë në javë videolojëra në internet
1 Shtator 2021, 11:05Në një kohë kur argëtimi i vetëm i fëmijëve të sotëm janë videolojërat, Kina mori një vendim drastik për të reduktuar orët që kalojnë ata në ekranin e kompjuterit.
-
-
-
-
Pamje tronditëse nga Afganistani, Talebanët xhiro me helikopterin amerikan 'Black Hawk' ku kanë varur një person
31 Gusht 2021, 21:19Pamje tronditëse janë publikuar nga Afganistani, që tregojnë talebanët teksa fluturojnë me helikopterin amerikan 'Black Hawk', poshtë të cilit kanë varur me litar një person. Momentet e tmerrit u kapën në provincën e Kandaharit.
-
Tmerret në Afganistan/ Save the Children: Prej 20 vitesh, një fëmijë vritet ose gjymtohet çdo 5 orë! UNICEF: Nevojë emergjente për ndihmë humanitare
31 Gusht 2021, 17:43OKB ka ngritur alarmin se 10 milionë fëmijë afganë kanë nevojë të madhe për ndihmë humanitare. Ndërsa sipas organizatës "Save the Children" 33 000 fëmijë janë vrarë dhe gjymtuar në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit, mesatarisht një fëmijë në çdo pesë orë.
-
Von Der Leyen: 70% e të rriturve në BE janë vaksinuar plotësisht
31 Gusht 2021, 13:5470 % e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuat ka deklaruar kështu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
-
Studimi britanik: Varianti Delta dyfishon rrezikun e shtrimit në spitale
31 Gusht 2021, 13:41Varianti Delta jo vetëm ka shkallë më të lartë përcjellshmërie por gjithashtu dyfishon rreziqet e shtrimit në spitale, janë këto rezultatet e publikuara nga një studim britanik.
-
Në qarkullim varianti i ri i COVID 'C.1.2', OBSH rekomandon marrjen e një doze të tretë vaksine për njerëzit më të rrezikuar
31 Gusht 2021, 13:32Një variant i ri i COVID-19 ka nisur të qarkullojë në Afrikën e Jugut duke bërë që studiuesit të shqetësohen mbi rrezikshmërinë që ai paraqet. Ky variant është identifikuar me C.1.2 dhe është përhapur me shpejtësi edhe në Azi. Nga ana tjetër, nisur nga qarkullimi i shumtë i varianteve të reja, Organizata Botërore e Shëndetit ka rekomanduar edhe marrjen e një doze të tretë vaksine për njerëzit më të rrezikuar.
