Bota
-
Një i burrë i pajisur me një thikë ka përhapur panik në stacionin e trenit 'Termini' në Romë të Italisë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndalur këtë person, i cili sulmoi me thikë edhe punonjësit e policisë.
20 Qershor 2021, 22:50 -
Ndërtuan pallatin 10-katësh për 28 orë dhe 45 minuta, kompania kineze përfundon ndërtesën në kohë rekord
20 Qershor 2021, 16:59Një tjetër rekord është thyer në Kinë, pasi një kompani arriti të ndërtonte një pallat 10-katësh për 28 orë dhe 45 minuta.
-
Dita Botërore e Refugjatëve, OKB: 82 milionë njerëz janë zhvendosur në shumë vende pavarësisht mbylljes së kufijve nga COVID-19
20 Qershor 2021, 13:38Më 20 qershor është Dita Botërore e Refugjatëve. Sipas raportit të fundit të OKB-së, më shumë se 82 milionë njerëz janë zhvendosur, megjithë mbylljen e kufijve nga shumë vende për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky është numri më i lartë i refugjatëve i regjistruar ndonjëherë.
-
Trishtim në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden humb mikun e tij me 4 putra Champ
19 Qershor 2021, 22:02Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, kanë dhënë një lajm të trishtë sot nga Shtëpia e Bardhë. Ato njoftuar për ngordhjen e qenit të tyre pastor gjerman, me emrin Champ, i cili kishte shoqëruar ata për 13 vjet.
-
OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore
19 Qershor 2021, 19:40Ky virus vdekjeprurës, që përcillet me hemorragji, kishte infektuar të paktën 16 persona, duk i vrarë 12 prej tyre. Zyrtarët e OBSH-së dhe ata të Guineas, thanë se mësimet që kanë mësuar nga shpërthimet e mëhershme të Ebolës në rajonin e Afrikës Perëndimore, kanë ndihmuar që ta vënë nën kontroll më shpejt virusin.
-
VIDEOLAJM/ Vapa bën të sajën, ‘çmendet’ kali në Firence, merr para çdo gjë në sheshin e qytetit të mrekullueshëm italian! Dëmtohet eskorta e ministrit
19 Qershor 2021, 16:14Një kalë ka shkaktuar fillimisht panik dhe më pas ilaritet në një prej shesheve më të bukur të Italisë fqinje, ‘Piazza della Signoria’ në Firence.
-
Gjendet e vdekur studentja amerikane e zhdukur që më 15 qershor
19 Qershor 2021, 12:46Trupi i një studentje amerikane e zhdukur që prej 15 Qershorit është gjetur në Rusi. Autoritetet ruse, që po kërkonin studenten amerikane, që u zhduk këtë javë në rajonin Nizhny Novgorod, kanë gjetur një trup të pajetë, që besohet se është Chatherine Serou.
-
Plagosen disa francezë pas bastisjes së një feste të fshehtë nga policia franceze
19 Qershor 2021, 12:25Një 22-vjeçar humbi dorën dhe disa të tjerë u plagosën, në një aksion policor në Francë për të prishur një festë të paautorizuar, deklaruan autoritetet. Gjatë përplasjeve mbeten të plagosur edhe pesë oficerë të sigurisë deklaroi prefekti Emmanuel Berthier në një konferencë shtypi.
-
Me 62% të votave pro, konservatori iranian fitues i zgjedhjeve presidenciale në Iran
19 Qershor 2021, 11:40Ultrakonservatori Ebrahim Raisi është në rrugën drejt fitores në zgjedhjet presidenciale të Iranit, që u mbajtën një ditë më pare, duke siguruar të paktën 62% të votave. Votat ende janë duke u numëruar për zgjedhjet presidenciale, ku pjesëmarrja e votuesve ishte e ulët.
-
Liderët botërorë bëjnë thirrje për vaksinim nga frika e përhapjes së Variantit Delta
19 Qershor 2021, 11:30Në një kohë që po rritet ndjeshëm përhapja e variantit Delta, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, duke iu bashkangjitur thirrjeve të liderëve të tjerë për kujdes.
-
Kinë, autoritetet të shqetësuara nga 'rinia pezull', kërcënon 'ëndrrën kineze'
19 Qershor 2021, 07:50Në një shoqëri ku suksesi kërkon orë tejet të gjata pune dhe të ndeshur me një kosto të lartë jetese dhe çmime të paarritshme për banesa, shumë të rinj kinezë po “qëndrojnë pezull” në shenjë dekurajimi, të velur nga fryma e përgjithshme e rendjes pas suksesit.
-
“Kjo është verë shumë më e ndritshme”, Biden: SHBA kanë bërë 300 milionë doza vaksine kundër koronavirusit
19 Qershor 2021, 07:30Presidenti Joe Biden njoftoi të premten se në SHBA janë bërë 300 milionë doza vaksine kundër koronavirusit që kur ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar
-
A mundet të sfidojë Kinën partneriteti ndërkombëtar i Presidentit Biden?
18 Qershor 2021, 22:14Njoftimi fundjavën e kaluar se G-7a do të mbështeste një propozim të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të krijuar një alternativë ndaj Iniciativës tetëvjeçare "Një Brez Një Rrugë" të Kinës u prit me optimizëm të matur nga ekspertët ndërkombëtarë të zhvillimit
-
Iranianët drejtohen drejt qendrave të votimit, zgjedhin sot presidentin
18 Qershor 2021, 10:07Qytetarët në Iran votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri, në një kohë që vendi është i përfshirë nga një krizë ekonomike. Krizë e cila është përkeqësuar ndjeshëm nga sanksionet amerikane, keq menaxhimi i shtetit dhe pandemia e koronavirusit.
-
Biden shpall si festë federale, fundin e skllavërisë në SHBA! Harris: Të mësojmë nga historia jonë dhe t'u tregojmë atë fëmijëve
18 Qershor 2021, 09:49Në përkujtim të përfundimit të skllavërisë në SHBA presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nënshkruar ligjin që e shpall 19 qershorin festë federale.
-
Kombet e Bashkuara: Rekord të zhvendosurish gjatë 2020 pavarësisht pandemisë
18 Qershor 2021, 09:30Pandemia nuk ka ndaluar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre, tyre për shkak të konfliktit, persekutimit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Vitin e kaluar ku lëvizjet kanë qenë të limituara për shkak të pandemisë, numri i emigrantëve është rritur dukshëm.
-
Mbi 4 milionë viktima nga COVID-19 në botë, vendet e Amerikës Latine me nivelin më të lartë të vdekjeve
18 Qershor 2021, 07:42Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në mbarë botën, kaloi shifrën e zymtë te 4 milion qytetarëve, ndërsa shumë vende ende po përpiqen që të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për të imunizuar popullatat e tyre
-
Mbyti tre vajzat e tij në rezervuar pasi u zu me gruan, ekzekutohet babai monstër në mes të sheshit
17 Qershor 2021, 22:47Një baba është ekzekutuar në mes të kryeqytetit të Jemenit pasi u shpall fajtor për vrasjen e tri vajzave të tij.
-
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron: Thatësira mund të jetë 'pandemia' e radhës nëse nuk merren veprime të menjëhershme
17 Qershor 2021, 22:36Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për rrezikun që i kanoset njerëzit nga thatësira, duke e konsideruar atë "pandeminë e radhës".
-
Vritet një gazetar në Meksikë, qëllohet me armë zjarri në kokë
17 Qershor 2021, 21:23Një gazetar ka mbetur i vrarë mëngjesin e ditës së sotme në Meksikë. Sipas mediave vendase, drejt gazetarit Gustavo Sánchez Cabrera është qëllimi në kokën time me armë zjarri.