Sytë dhe zemra e të gjithë botës në ditët e fundit është drejt Ukrainës, e cila prej më shumë se një jave po lufton kundër pushtim Rus. Bombardimet mbi qytet kanë tmerruar qytetarët ndërsa më shumë se 2000 civilë kanë mbetur të vrarë në sulmet e papritura nga ushtria ruse. Dëshmi të trishta dhe plot dhimbje erdhën sot në emisionin “ Rreze Dielli” nga dy qytetare ukrainase të cilët ndodhen në mes të kësaj lufte të përgjakshme.
Olga Savyolova jetonte në Kiev deri përparas se të niste lufta. Ajo rrëfën për “Rreze dielli’’ se si bombardohej Kievi përditë dhe është larguar në një zonë më të qetë me djalin e saj.
‘ Është larguar nga Kieve të hënën. Ish-bashkëshorti I saj ka marrë fëmijën dhe ka ikur përpara, ajo ka ikur për t’u takuar me fëmijen e saj tani.Ajo ndodhet në qytetin Chenesky. Situata atje është qetë, tani do të qëndrojë aty dhe nuk do të largohet nga Ukraina. Situata ka qenë e vështirë por e kontrolluar, pork a degjuar gjithë kohën se si plasnin bombardimet. Ajo ka shkuar në shtëpinë e prindërve të vet dhe nga aty dëgjohej shumë bombardimi, ndërsa tani që ka komunikuar me prindërit pasi ka ikur gjendja është më e qetë.
Ndërsa Viktoria Skotenko e cila tashmë ndodhet në Lviv një qytet më i sigurtë në Ukrainë rrëfen mes lotësh se si u detyrua që të ikte nga Kievi, duke lënë bashkëshortin e saj pas dhe një pjesë të familjes.
Po qëndron në Lviv, situata është me e qetë, ka sirenat e bombardimeve por jo si në Kiev, aty janë dëgjuar shumë bombardimet. Kushëriri ka ikur vet ndërsa bashkëshorti është në pritje për momentin kur mund të mobilizohet. Bashkëshorti i saj në momentin kur ka filluar lufta ka qenë në Poloni dhe është rikthyer dhe i ka thënë Viktorias dhe fëmijëve ‘Ju ikni shpëtoni veten sepse unë do të qëndrojë këtu’. Bashkëshorti I saj është në Kiev, ndërsa ajo me fëmijët dhe prindërit është në Lviv"
Një zëri e me lot në sy kanë një mesazh të qartë për popullin Rus dhe ushtrinë e tyre që të shkojnë në shtëpi e mos të vrasin popullin ukrainas.
Një mesazh për popullin rus, për ushtrinë shkoni në shtëpinë tuaj, mos vrisni popullin ukrainas, ne me ju kemi qenë vllezër, nëqoftëse dëshironi që të luftoni, luftoni në vendin tuaj.
Popull luftarak dhe patriot. Shume respekt per sakrificat e medha per Atdheun e tyre. Ukraina eshte e vendosur dhe po ndihmohet per te fituar ndaj agresorit rus.
Përgjigju