Bota
-
Europa do të jetë pjesë e negociatave Rusi Ukrainë në takimine radhës. Kjo është arritur të dakordësohet pas takimeve që të dërguarit amerikanë zhvilluan në Moskë me Vladimir Putin dhe në ublin me Volodymyr Zelenskyn.
13 Nëntor, 07:19 -
Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën! Preken edhe shërbime të tjera të Microsoft
12 Nëntor, 19:38Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën. Mijëra përdorues nuk po arrijnë të hapin emailin në Outlook, ndërsa probleme janë raportuar edhe me Teams dhe Copilot, platforma që përdoren gjerësisht për punë.
-
Pas dorëheqjes së Jensen Huang, Colette Kress merr drejtimin e përkohshëm të Nvidia-s! Kompania nis kërkimet për drejtuesin e ri!
12 Nëntor, 19:09Kress do të vijojë të mbajë edhe detyrën e CFO-së, ndërsa bordi drejtues ka nisur kërkimet për një pasues të përhershëm të Huang.
-
Negociatat për paqen në Ukrainë, Witkoff pas takimit me Putin: Evropianët do të marrin pjesë në negociatat e ardhshme
12 Nëntor, 18:18Witkoff e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm përpara në procesin diplomatik, duke theksuar se vendet evropiane janë partnere të Shteteve të Bashkuara dhe duhet të jenë pjesë e diskutimeve për të ardhmen e Ukrainës.
-
Pse është kaq e rëndësishme kompania Nvidia për inteligjencën artificiale dhe për ekonominë e Shteteve të Bashkuara?
12 Nëntor, 17:53Nga OpenAI te Google, Microsoft dhe Meta, Nvidia furnizon çipat e domosdoshëm për inteligjencën artificiale, investon te klientët e saj dhe financon qendrat e të dhënave. Një fuqi ekonomike dhe strategjike që ndihmon për të kuptuar pse themeluesi i saj është vënë në shënjestër të spiunëve kinezë.
-
U vra në Alicante/ Media spanjolle: Luka, gangsteri i rrezikshëm nga Vlora i lidhur me mafien italiane dhe trafikun e drogës e të armëve! I arrestuar edhe për plagosje
12 Nëntor, 17:21Luka Beqiraj u arrestua gjatë operacionit të gjerë anti-drogë “Lulet e Pranverës", të zhvilluar nga Policia Financiare italiane. Operacioni përfshiu më shumë se 100 efektivë dhe përfundoi me 27 persona të arrestuar, pas dy vitesh hetimesh.
-
Witkoff dhe Kushner takohen me Putinin në Moskë, presidenti rus: Evropianët duhet të vendosin nëse duan paqe apo luftë
12 Nëntor, 16:42Një nga çështjet kryesore të diskutuara në Moskë ishte përfshirja e vendeve evropiane në negociatat për paqen dhe sigurinë e ardhshme të kontinentit. Jared Kushner bëri të ditur se një prej synimeve të takimit me Putinin ishte marrja e miratimit të tij për pjesëmarrjen e përfaqësuesve evropianë në tryezën e bisedimeve.
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas 33 vitesh nga drejtimi i gjigantit të inteligjencës artificiale, Elon Musk: Do të ishte nder për mua ta punësoja
12 Nëntor, 16:14Jensen Huang është larguar nga drejtimi i Nvidia-s pas 33 vitesh, duke dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm nga postet e presidentit dhe drejtorit ekzekutiv. Pas këtij zhvillimi, Elon Musk ka shprehur gatishmërinë për ta punësuar.
-
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington, 5 persona të plagosur! Autori hyn në pallat dhe qëllon drejt policisë
12 Nëntor, 15:51Pesë persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Logan Circle në Washington, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë. Autori i dyshuar është mbyllur në një apartament në katin e shtatë dhe ka qëlluar në drejtim të policisë, ndërsa operacioni për kapjen e tij vijon.
-
Jensen Huang jep dorëheqjen si CEO i Nvidia! Bien aksionet në bursë të gjigantit të çipave, tronditet bota e IA-së! Colette Kress merr përkohësisht drejtimin e kompanisë
12 Nëntor, 15:22Bashkëthemeluesi i gjigantit të çipave për inteligjencën artificiale largohet me efekt të menjëhershëm. Drejtimin e kompanisë e merr përkohësisht drejtoresha financiare, Colette Kress.
-
Ekzekutuan shqiptarin një muaj më parë për hesape droge dhe më pas vranë policin, katër autorët e dyshuar i dorëzohen autoriteteve belge
12 Nëntor, 10:23Katër të dyshuar për vrasjen e një shqiptari dhe të policit belg Nordine El Talbi në Bruksel i janë dorëzuar autoriteteve belge, pas arrestimit në Spanjë dhe Francë. Hetuesit dyshojnë se të njëjtët persona që vranë shqiptarin pranë Parlamentit Evropian më 12 tetor, disa orë më pas kanë qëlluar për vdekje policin disa orë më vonë në Jette.
-
Gardisti francez humb ndjenjat në hyrje të Pallatit Élysée, presidenti Macron i shkon në ndihmë (VIDEO)
12 Nëntor, 09:47Një anëtar i Gardës franceze të Nderit humbi ndjenjat dhe u rrëzua në momentin kur presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, mbërriti në Pallatin Élysée në Paris për një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.
-
Izraeli sulm në spitalin Nasser të Gazës, të paktën 6 të vrarë dhe 20 të plagosur: Qendër ushtarake e Hamasit! Reagon organizata: Krim lufte
12 Nëntor, 08:17Izraeli, i cili ka intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës, pretendon se Hamasi po përpiqet të riorganizohet dhe të rindërtojë arsenalin e tij ushtarak. Nga ana tjetër, Hamasi deklaron se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit të arritur një vit më parë dhe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë marrëveshjen.
-
Kushner dhe Witkoff mbërrijnë në Moskë, sot takimi me Putinin! Rusia nuk resht sulmet, raketa drejt Kievit! Atentat me bombë kolonelit rus
12 Nëntor, 07:54Pas largimit nga Moska, negociatorët amerikanë planifikojnë të udhëtojnë drejt Irlandës, ku do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili pritet të marrë pjesë në një takim të liderëve evropianë. Ukraina do të marrë një paketë të 13-të ndihmash nga Italia.
-
Itali/ Nxënësit rikthehen në shkolla pas alarmit për bomba, Meloni: S’do të lejojmë që një email anonim të vendosë mbi kalendarin! Kryeministrja takon sot opozitën
12 Nëntor, 07:29Opozita kërkon që qeveria të raportojë në Parlament. Meloni garantoi familjet se qeveria po e ndjek atë që ka ndodhur “me shumë vëmendje” dhe se “nuk është gjetur asgjë”.
-
'Duam një fitore të plotë', presidenti Trump: SHBA-të nuk filluan një luftë me Iranin, ata kanë zhvilluar një luftë kundër nesh që nga viti 1979
11 Nëntor, 22:58Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk e nisën luftën me Iranin, por se Teherani ka qenë në konflikt me Uashingtonin që prej vitit 1979. Gjatë një ceremonie për Ditën e Veteranëve, Trump u shpreh se kjo përballje duhej të ishte zgjidhur shumë kohë më parë.
-
Nesër takimi i 9-të i Komitetit Politik Evropian në Dublin, në fokus inovacioni, energjia dhe mbrojtja e demokracisë
11 Nëntor, 21:27Nesër në Dublin të Irlandës mbahet takimi i 9-të i Komitetit Politik Evropian që bën bashkë liderë nga i gjithë kontinenti.
-
Sulmi kibernetik ndaj 700 supermarketeve në Francë, Parisi lëshon fletëarreste ndërkombëtare për tre iranianë! Teherani: Akuza të pabazuara dhe dashakeqe
11 Nëntor, 19:21Franca ka lëshuar fletëarreste ndërkombëtare për tre iranianë të dyshuar për sulmin kibernetik të 11 tetorit, që preku sistemet e ftohjes në rreth 700 pika në të gjithë vendin. Hakerat dyshohet se shkaktuan prishjen e ushqimeve dhe të paktën 15 zjarre, ndërsa Irani mohon çdo përfshirje.
-
Ishte emëruar nga Putin në vitin 2025, vdes në krye të detyrës Ambasadori i Rusisë në SHBA
11 Nëntor, 18:07Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, emëroi Darchevin, një diplomat veteran i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Perëndimit, si ambasador në Uashington në mars të vitit 2025.
-
Belgjika ndjek modelin amerikan të ICE? Ligji i ri lejon hyrjen me forcë në banesa për dëbimin e emigrantëve, Amnesty International: Cenohen të drejtat e njeriut
11 Nëntor, 17:56Belgjika miraton kontrollet në shtëpitë e emigrantëve, edhe familjet që i strehojnë mund të përballen me ndërhyrjen e policisë