Bota
-
Sllovakia bëhet vendi i dytë evropian pas Hungarisë i cili miraton vaksinës Sputnik V kundër COVID-19.
13 Maj 2021, 08:38 -
Komandanti i lartë i Hamasit vritet nga raketa izraelite, të vrarë edhe 15 anëtarë të tjerë të ushtrisë
12 Maj 2021, 18:37Militantët e Hamasit konfirmuan sot se komandati kryesor i qytetit të Gazës, Bassem Issa u vra nga një sulm ajror izraelit. Issa është figura më e lartë ushtarake në Hamas që vritet nga Izraeli që nga viti 2014, ndërsa po ashtu si pasojë e sulmit u vranë edhe 15 anëtarë të tjerë të ushtrisë së Hamasit.
-
Deutsche Welle: Lindja e Afërt, partnerët e mashtruar të Izraelit
12 Maj 2021, 16:33Tensionet e dhunshme këto ditë në Jerusalemin lindor po e rëndojnë marrëdhënien e Izraelit me botën arabe. Cilat mund të jenë pasojat për Izraelin?
-
Evropianët në qershor mund të pajisen me certifikatën e COVID-19
12 Maj 2021, 11:22Qeveritë e Bashkimit Evropian u takuan të martën për të diskutuar në lidhje me certifikatën e COVID-19 për të ndihmuar qytetarët të udhëtojnë më lirshëm në bllokun e 27 vendeve dhe të hapin turizmin veror.
-
Shefi i shtabit të përgjithshëm francez u bën thirrje ushtarakëve të japin dorëheqjen pas nënshkrimit të letrës paralajmëruese të 'Grushtit të shtetit' (VIDEO)
12 Maj 2021, 10:21Letra e hapur dërguar kohët e fundit presidenti francez Emmanuel Macron, që mban firmat e mbi 50 gjeneralëve në pension dhe më shumë se 24 mijë pjesëtarëve aktual të personelit të forcave të armatosura, bëri që të jepet alarmi nga frika e një grushti të mundshëm shteti.
-
Intensifikimi i dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve, Izraeli shpall gjendje emergjencë në Lod (VIDEO)
12 Maj 2021, 09:19Izraeli ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod pas trazirave ndërsa konflikti midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë u intensifikua ndjeshëm më shpërthime raketash që nuk kishin të ndalur. Që nga e hëna në rajon janë hedhur të paktën 1500 raketa, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 40 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.
-
Hamasi godet me breshëri raketash Tel Aviv, dhjetëra të vrarë si pasojë e sulmeve! Netanyahu zotohet të intensifikojë sulmet: Do goditeni në mënyra që nuk i prisni (VIDEO)
11 Maj 2021, 21:00Shkëmbimet e mëdha të zjarrit midis militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë, me një breshëri raketash që u hodhën mbrëmjen e sotme në zonën e Tel Aviv, që pasoi një sulm izraelit në Gaza. Si pasojë e sulmeve, deri më tani të paktën 30 persona janë vrarë në Gaza dhe Izrael.
-
Shifrat e fundit në Maqedoninë e Veriut, 26 humbje jete dhe 171 raste të reja me COVID
11 Maj 2021, 17:2026 viktima janë shënuar nga COVID në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2, 357 teste të realizuara janë regjistruar 171 raste të reja me COVID
-
-
Mbretëresha Elizabeth i kthehet aktiviteteve publike pas vdekjes së Princit Philip, mban fjalimin e parë në parlament
11 Maj 2021, 15:23Mbretëresha Elizabeth ka kryer angazhimin e saj të parë të madh publik që nga vdekja e Dukës së Edinburgut, ndërsa ndoqi hapjen shtetërore të parlamentit.
-
BE 'ultimatum' për AstraZeneca: 120 milion vaksina brenda qershorit ose do të përballeni me sanksione!
11 Maj 2021, 15:03Bashkimi Evropian i ka kërkuar AstraZeneca të dorëzojë të paktën 120 milion doza deri në fund të Qershorit, përndryshe ata do të duhet të përballen me ndëshkime financiare. AstraZeneca fillimisht kishte rënë dakord ti dërgonte BE-së 300 milion doza deri në fund të Qershorit, por deri më tani ka dorëzuar vetëm 50 milion doza.
-
E tmerrshme në Australi, vdes 13 vjeçari që fjeti në koshin e mbeturinave! Makina e pastrimit s'e shikon, fëmija asfiksohet nga plehrat
11 Maj 2021, 14:09Vdekja e një 13 vjeçari ka tronditur Australinë, pasi një kosh mbeturinash në të cilin po flinte u zbraz në kamion të mbeturinave. Spencer Benbolt Junior, i njohur nga miqtë e tij si Budda, dhe dy shokët e tij pak më të rinj, ndodheshin brenda koshit në Port Lincoln të Australisë jugore.
-
Lajm i mirë për studenten italiane, i injektohen 4 doza jo 6! Ekspertët: Studimet kanë treguar se trupi ka tolerancë për një sasi të tillë!
11 Maj 2021, 13:46Lajmi që një vajzë italiane mori 6 doza të gabuara të vaksinës anti-COVID, po bën xhiron e botës, megjithatë orët e fundit ka ardhur një lajm i mirë për të renë.
-
Presidenti italian Matarella kërcënohet sërish, edhe 11 persona nën hetime
11 Maj 2021, 12:1411 persona janë vënë nën hetim pasi kanë kërcënuar presidentin italian Sergio Matarella, nëpërmjet internetit. Të hetuarit vijnë nga qytete dhe profile të ndryshme, nga profesor universiteti në Romë i lidhur me grupe dhe militantë supremacistë, gazetarë, pensionistë, një këngëtar dhe kompozitor dhe një punonjës administrativ, të gjithë të moshave 46 deri në 65 vjeç.
-
COVID-19 , mjekët turq konfirmojnë efikasitetin e lartë të vaksinës kineze të Sinovac
11 Maj 2021, 10:489 maji ishte një nga ditët më të ngarkuara në një spital COVID të Stambollit, me qindra njerëz që prisnin në dhomat e vaksinimit dhe të tjerë në pritje të caktimit të një takimi për vaksinim.
-
Rusi, sulm me armë në një shkollë, 9 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur mes nxënësve! Autori në pranga: Unë jam Zoti (VIDEO)
11 Maj 2021, 10:06Një sulm me armë ka tronditur mëngjesin e sotëm një shkollë në Kazan të Rusisë, duke u marrë jetën 9 personave, 8 nxënësve dhe një mësuesi, ndryshe nga raportet fillestare në të cilat deklarohej se humën jetën 11 persona.
-
Jeruzalemi në 'luftë', sulme me raketa mes Izraelit dhe Palestinës, 24 viktima mes tyre 9 fëmijë (VIDEO)
11 Maj 2021, 09:33Situata në Jeruzalem vazhdon të tensionohet ndjeshëm, ku gjatë orëve të mbrëmjes mes militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës dhe ushtrisë Izrarelite u shkëmbyen disa raketa. Si pasojë e të cilëve humbën jetën 24 palestinezë mes të cilëve 9 fëmijë.
-
‘Lufta’ me COVID-19, FDA miraton përdorimin e vaksinës Pfizer tek fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç (VIDEO)
11 Maj 2021, 08:51Agjencia Amerikane e Barnave ka miratuar për përdorim vaksinën Pfizer kundër COVID-19 tek fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç.
-
-
Autoritetet italiane nisin hetimin pasi 23 vjeçares i injektohen 6 doza të vaksinës Pfizer
10 Maj 2021, 15:21Për të mposhtur pandeminë të gjithë shpresojmë në fuqinë magjike të vaksinës anti-COVID , por çfarë ndodh nëse merrni më shumë se një dozë të saj?! Edhe pse mund të duket e çuditshme një gjë e tillë, një vajze italiane i janë injektuar 6 doza.