Bota
-
Në rajonin e Tel Rifaat të Sirisë, Turqia ka vrarë 10 militantë kurdë si shenjë hakmarrje për vrasjen e një ushtari turk tha në një deklaratë Ministria Turke e Mbrojtjes.
12 Qershor 2019, 05:36 -
Francë, parandalohet një sulm terrorist ndaj myslimanëve dhe hebrenjve
12 Qershor 2019, 03:04Në Francë në kuadër të një hetimi disa mujor është shkatërruar një grup i së djathtës ektreme pasi ka planifikuar sulm terrorist ndaj myslimanëve dhe hebrenjve.
-
Aktivistët paralajmërojnë protesta të dhunshme në Hong Kong
12 Qershor 2019, 01:29Grupet e demonstruesve po hartojnë në fshehtësi një plan për të ndaluar qeverinë të miratojë një ligj që lejon ekstradimet, duke përfshirë Kinën kontinentale.
-
SHBA i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të ekstradojë themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange
12 Qershor 2019, 00:29Departamenti i Drejtësisë në SHBA i ka kërkuar zyrtarisht Britanisë të ekstradojë themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange në Shtetet e Bashkuara për t'u përballur me akuzat pasi ai komplotonte të sulmonte kompjuterat e qeverisë amerikane.
-
Historia e trishtë! Dy vjeçari ndan jetën më varrin e babait, momente që prekin zemrën (VIDEO)
11 Qershor 2019, 14:05Ai vdiq tre ditë para se vogëlushi të festonte ditëlindjen e tij të parë, në tetor të vitit 2017.
-
Wall Street Journal: Vëllai i vrarë i Kim Jong-unit ishte informator i CIA-s (VIDEO)
11 Qershor 2019, 13:19Një informacion të fortë ka shpërndarë e përditshmja “Wall Street Journal”: Gjysmë vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka qenë informator i CIA-s para se të vritej më 2017 në Malajzi.
-
Betejë e mbinxehur për lidership në Britaninë e Madhe (VIDEO)
11 Qershor 2019, 11:34Në betejën për lidership në Partinë Konservatore Britanike, lojtarët më të mëdhenj në garë kanë shënjestruar Boris Johnson, për ta “dëmtuar” e nxjerrë jashtë loje. Rivaliteti më i ashpër duket se është mes Jeremy Hunt dhe Boris Johnson kurse thembra e Akilit mbetet Brexit.
-
Ministri i Jashtëm gjerman: Po dështoi marrëveshja bërthamore, Iranin e kërcënon izolimi ndërkombëtar
11 Qershor 2019, 10:38Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas bisedoi në Teheran me homologun, Javad Zarif, në përpjekje për të lehtësuar tensionet në Gjirin Persik. Por ekspertët nuk janë optimistë.
-
Alabama/ Kastrim kimik abuzuesve të minorenëve (VIDEO)
11 Qershor 2019, 10:37Guvernatoria e shtetit të Alabamas ka nënshkruar një ligj që detyron dënimin me kastrim kimik ndaj gjithë atyre që kryejnë vepra penale të abuzimit seksual kundrejt minorenëve deri 13 vjeçar. Sipas ligjit, kastrimi kimik do të praktikohet një muaj para lirimit të abuzuesit nga burgu dhe do të kryhet me shpenzimet e tyre.
-
Arrestohet për korrupsion ish-presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari
11 Qershor 2019, 04:25Autoritetet e Islamabadit kanë arrestuar ish-presdentin pakistanez, Asif Ali Zardari nën akuzën për ryshfet dhe korrupsion.
-
Gjykata izraelite dënon gazetaren palestineze për “nxitje dhe anëtarësim në një organizatë të ndaluar”
11 Qershor 2019, 04:06Një gazetare palesitneze është dënuar nga gjykata e Izraelit me burgim 13-mujor pasi u akuzua për “nxitje përmes shkrimeve dhe anëtarësimin në një organizatë të ndaluar”.
-
Greva paralizon Haitin, protestuesit kërkojnë që presidenti të japë dorëheqjen
11 Qershor 2019, 03:01Udhëheqësit e opozitës në Haiti kanë nisur një grevë dy-ditore, duke paralizuar kryeqytetin e vendit, Port-au-Prince, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Jovenel Moise mbi akuzat për korrupsion.
-
Feston 2 vjetorin, foshnja lindi 23 javëshe dhe peshonte 450 gram
11 Qershor 2019, 02:24Një foshnjë që lindi vetëm 23-javëshe me peshë 450 gram që ishte në prag të vdekjes sot feston 2 vjetorin e saj.
-
Trump paralajmëron taksa për produktet kineze nëse Xi Jinping nuk merr pjesë në samitin e G-20
11 Qershor 2019, 01:57Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump deklaroi të hënën se nëse presidenti kinez Xi Jinping nuk merr pjesë në samitin e G-20 atëherë do vendosi taksa shtesë për produktet kineze.
-
Epidemi fruthi në SHBA, evidentohen mbi një mijë raste
11 Qershor 2019, 01:42Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbime Njerëzore, njoftoi se në SHBA numri i të prekurve nga sëmundja e fruthit këtë vit ka kaluar shifrën 1.000 persona.
-
SHBA/ Rrëzohet vinçi në një kompleks pallatesh, 1 i vdekur 6 të plagosur
11 Qershor 2019, 00:01Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një vinç ra mbi një kompleks apartamentesh në qendër të qytetit Dallas.
-
SHBA, piloti humb kontrollin, helikopteri përplaset në majë të ndërtesës në Nju Jork, një i vdekur (VIDEO)
10 Qershor 2019, 22:06Një person ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në majë të një ndërtese 54-katëshe në Nju Jork. Helikopteri brenda të cilit ndodhej vetëm piloti, i cili humbi jetën nga përplasja, u rrëzua në tarracën e ndërtesës shumëkatëshe. Helikopteri privat u rrëzua 11 minuta pas ngritjes. Nga hetimet paraprake nuk rezulton të ketë qenë një akt i qëllimshëm.
-
Zgjedhjet e parakohshme/ Tsipras takim për shpërndarjen e parlamentit
10 Qershor 2019, 16:19Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, pritet të kërkojë sot shpërndarjen e parlamentit.
-
A do të bjerë koalicioni i Angela Merkelit?
10 Qershor 2019, 10:33Ky konfigurim, mund të ringjallë debatin politik, që është shuar nën peshën e koalicioneve
-
Marrëveshja e armatimit ndan SHBA dhe Turqinë
9 Qershor 2019, 20:56Në grindjen për furnizimin e planifikuar të Turqisë me raketa kundërajrore ruse, SHBA po rrit presionin ndaj partnerit të NATO-s, Turqi. Uashingtoni kërcënon Turqinë me përjashtimin nga programi i avionëve luftarakë F35.