Bota
-
Lajmin se qeveria e saj është më jetëgjata në historinë e Republikës së Italisë, Meloni e ka pritur me mirënjohje e përgjegjësi. Besimin e italianëve, thotë Meloni, s’e kanë marrë kurrë për të mirëqenë, por u mbetet atyre të vendosin për vijimësinë.
4 Shtator, 09:43 -
Lufta/ Të dërguarit e Trump së shpejti vizitë në Ukrainë dhe Rusi! Zelensky: Presim me padurim për takimin
4 Shtator, 09:33Në vazhdën e tensioneve, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të dërguarit e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, do të vizitojnë Kievin dhe më pas Moskën së shpejti. Zelensky tha se negociatorët amerikanë po punojnë për një armëpushim
-
Atentat ndaj oficerit të lartë rus, qëllohet disa herë me armë zjarri! Akuzohej nga Ukraina për urdhërimin e një sulmi me raketa ndaj një spitali pediatrik
4 Shtator, 09:11Autoritetet ukrainase pretendojnë se oficeri rus dha urdhrin për lëshimin e një rakete Kh-101 nga njësitë nën komandën e tij.
-
Britani e Madhe/ Nigel Farage në telashe, akuzohet për financime të paligjshme për partinë e tij
4 Shtator, 07:58Farage është përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të disa financimeve të pasura dhe të dyshimta për partinë e tij Reform UK. Çështjet dhe skandalet e errëta që tani e përfshijnë atë dhe partinë e tij nuk po zhduken: ato po përkeqësohen.
-
9 ditë pas përmbytjeve masive në Nepal, 2 persona nxirren të gjallë nga tuneli i hidrocentraleve
4 Shtator, 07:32Më shumë se 150 persona dyshohet se janë ende të bllokuar në një rrjet të gjerë tunelesh në vendet e hidrocentraleve përgjatë lumit. Të paktën 1.200 persona mbetën të vdekur nga katastrofa.
-
Itali/ Rrëmbeu ish të dashurën dhe e futi në bagazh! 47-vjeçarja telefonoi policinë për ndihmë, por kur ai pa policët e shtyu nga ura dhe u hodh pas saj
3 Shtator, 23:17“Do të jem i yti edhe pse të kam humbur”, shkruante në Instagram 36-vjeçari Federico Vella pak javë para se të vriste ish-partneren e tij, Lorena Isceri. Ngjarja ndodhi sot në Firence.
-
OKB paralajmëron: El Niño mund të bëhet më i forti i regjistruar ndonjëherë, 2027-a rrezikon të jetë viti më i nxehtë në histori
3 Shtator, 18:49El Niño është një fenomen natyror që shfaqet çdo dy deri në shtatë vjet dhe shkakton ngrohjen e ujërave sipërfaqësore në lindje të Oqeanit Paqësor. Ai ndikon në modelet e reshjeve dhe temperaturave në mbarë botën, duke sjellë thatësira, reshje intensive, stuhi dhe tajfune.
-
'Qindra miliarda dollarë u dhanë falas', Trump: Evropa duhet t'ia kthejë SHBA-ve paratë për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës!
3 Shtator, 18:34Presidenti amerikan tha se Uashingtoni do t'u kërkojë vendeve evropiane të rimbursojnë ndihmën ushtarake të dërguar në Ukrainë, ndërsa la të kuptohet se shitjet e municioneve për aleatët do të pezullohen përkohësisht.
-
Rekord temperaturash në Francë, vera e vitit 2026 më e nxehta që nga viti 1900
3 Shtator, 17:42Ministrja e Tranzicionit Ekologjik cilësoi thatësirën në Francën kontinentale si "të paprecedentë dhe të menjëhershme", duke shtuar se niveli i tharjes së tokës ishte më i larti i regjistruar ndonjëherë
-
25-vjeçari u vra me thikë për një copë picë, pranga adoleshentit shqiptar në Itali! Autoritetet: Mbrojti autorin gjatë përleshjes, e ndihmoi të arratisej
3 Shtator, 16:45Gabriele Vaccaro u vra në Pavia pas një batute për picën për ta marrë me vete. 17-vjeçari shqiptar është i arrestuari i dytë për vrasjen e tij.
-
Finlanda stërvit për herë të parë civilët për luftë, mbi 2 mijë persona marrin pjesë në simulimin e mbrojtjes
3 Shtator, 16:37Banorët u strehuan në bunkerë dhe u përgatitën për skenarë me sulme kibernetike, raketa dhe dëmtim të infrastrukturës kritike.
-
U arrestua sërish pas 4 arratisjeve, 42-vjeçari shqiptar i përfshirë edhe në një grabitje banke në 2007 në Itali, kërcënoi punonjësit me thikë
3 Shtator, 15:50“Magjistari i arratisjeve” është hetuar disa vite më parë nga prokuroria e Novarës për një grabitje banke të kryer në vitin 2007 në filialin e bankës Carige në Trecate.
-
E sanksionuar nga Perëndimi, kompania kineze merr pjesë në panairin ushtarak në Sarajevë
3 Shtator, 15:37Sipas autoriteteve amerikane, kompania kineze e ka furnizuar industrinë ushtarake ruse me sisteme navigimi për helikopterët ushtarakë Mi-17, si dhe me teknologji të tjera “me përdorim të dyfishtë”, të cilat mund të përdoren për qëllime ushtarake.
-
Nga Suedia në Britaninë e Madhe, studimi zbulon se politikanët po shkruajnë fjalime dhe ligje me inteligjencë artificiale
3 Shtator, 13:58Hulumtimi në Suedi dhe Britani zbulon rritje të ndjeshme të përdorimit të inteligjencës artificiale në dokumentet parlamentare.
-
Putin: Zgjidhja e konfliktit me Ukrainën është e mundur! Zelensky: Armiku përparon, duhet përgjigje e fortë me aleatët
3 Shtator, 13:44Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se kontaktet me Kievin dhe Uashingtonin vijojnë, por njëkohësisht akuzoi Kievin se komplikon mundësitë për negociata. Në anën tjetër Volodymir Zelensky thotë se rusët nuk kanë shkuar me pushime dhe nuk po ngadalësohen në fushëbetejë.
-
Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull
3 Shtator, 13:39Stoku i monedhave në faqen zyrtare të prerjes u shit plotësisht brenda pak orësh. Ligji federal e ndalon paraqitjen e personave të gjallë në kartëmonedha. Megjithatë, administrata shfrytëzoi një hapësirë ligjore të vitit 2020 për monedhat përkujtimore.
-
Frikë nga sulmet e mundshme ruse, Britania e Madhe shpenzon 100 mln paund për sigurinë kibernetike të familjes mbretërore
3 Shtator, 13:31Fondi do të përdoret për modernizimin e sistemeve teknologjike të Buckingham Palace, që sipas mediave britanike konsiderohen të vjetruara dhe të cenueshme.
-
Studimi i UNICEF: Një në pesë të rinj të moshës 12-17 vjeç janë ngacmcuar seksualisht online vetëm gjatë vitit të kaluar
3 Shtator, 13:20Një raport i UNICEF-it ka nxjerrë rezultate shqetësuese: sulmet dhe ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në internet po shtohen. Shpesh autorët nuk janë të panjohur.
-
Pas rasteve në rritje të dhunës, Italia 'blindon' zonën rreth Koloseut deri në Krishtlindje! Masa të forta për mbrojtjen e turistëve që vizitojnë Romën
3 Shtator, 10:13Masat do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 24 dhjetor. Autoritetet italiane thonë se synojnë të rrisin sigurinë për banorët dhe turistët pas një sërë incidentesh në qendrën historike.
-
Gjermania akuzoi Rusinë për sulmin në aeroport, Moska mbyll qendrat e Institutit Goethe
3 Shtator, 09:56Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se qendrat gjermane do të mbyllen në Moskë, Shën Petersburg dhe Jekaterinburg. Instituti Goethe, organizata gjermane për kulturën dhe gjuhën, u hap për herë të parë në Moskë në vitin 1992