Bota
-
Donald Trump iu rikthye kërcënimeve ndaj Iranit dhe thotë se SHBA mund t'i duhet ta bombardojnë sërish atë. Mediat amerikane thonë se Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu i ka kërkuar atij të rinisë luftën menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit.
2 Nëntor, 07:46 -
Lufta/ Sulm kibernetik ndaj Ukrainës dhe Rusisë, hakohen aplikacionet e emergjencave, qytetarët marrin paralajmërime për kërcënime bërthamore dhe kimike
2 Nëntor, 07:29Forcat Ajrore të Ukrainës kanë deklaruar se aplikacioni kombëtar për paralajmërim për sulme ajrore ka pësuar ndërhyrje të jashtme. Një grup spiunazhi ukrainas pretendoi se përdoruesve u ishin dërguar paralajmërime të rreme për sulme bërthamore brenda Rusisë
-
Protestat e dhunshme, si e përdor forcën policia në Gjermani për shpërndarjen e demonstruesve
2 Nëntor, 07:04Disa vende të Europës janë përfshirë nga protesta të dhunshme, veçanërisht muajt e fundit. Edhe vendi ynë është përfshirë nga protesta të tilla, por pavarësisht akteve vandale në Tiranë ka pasur pikëpyetje përsa i përket reagimit të Policisë
-
Rrëzohet avioni privat në Florida, vdesin 9 pasagjerët! Krater flakësh në vendin e aksidentit, ngjarja 13 kilometra larg rezidencës së Trump (VIDEO)
1 Nëntor, 22:43Një avion privat me 9 pasagjerë është rrëzuar në Florida, vetëm 13 kilometra larg rezidencës së Donald Trump në Mar-a-Lago. Pamjet filmike të momentit të përplasjes, të regjistruara nga një automjet që po kalonte aty pranë, tregojnë avionin duke rënë me pjesën e përparme drejt tokës, përpara se të përplasej në anë të rrugës.
-
Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje e Hercegovinë, flet i mbijetuari: Një mrekulli që jam ende gjallë! Trupat e 4 viktimave kthehen nesër në Itali
1 Nëntor, 22:23I shtruar në spitalin e Tuzlës për shkak të plagëve të marra në aksident, nënkoloneli Flavio Favari, pjesëtari i tretë i ekipit Medevac të Kryqit të Kuq Italian dhe i vetmi i mbijetuar nga ekipi mjekësor që ndodhej në bordin e helikopterit ushtarak të rrëzuar në Bosnjë e Hercegovinë, ende nuk arrin ta besojë atë që ka ndodhur.
-
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, exit poll-et në favor të Ilijana Yotova! Kandidatja e qendrës së majtë pro Moskës dhe dialogut me Ukrainën
1 Nëntor, 21:55Sipas exit-polleve, kandidatja e partisë qeverisëse të qendrës së majtë pritet të fitojë 52 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve në Bullgari. Rivali i saj pro-perëndimor, Andrey Gyurov, mbetet ndjeshëm pas saj në rezultat. Pjesëmarrja në votime ishte vetëm 29 për qind.
-
Ish-kompleksi industrial në Bolonja i kthyer në plantacion kanabisi, sekuestrohen qindra kilogramë bimë narkotike! Pranga shqiptarit, 6 gra nën hetim
1 Nëntor, 21:15Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një pjesë tjetër e gatshme për paketim, si dhe një sasi tjetër e konsiderueshme e magazinuar në thasë plastikë mbi një metër të lartë, gati për shitje.
-
‘U varros pa zemër’, pas 6 viteve pa përgjigje, motra e Saimir Sulës kërkon rihapjen e çështjes në Spanjë: Boll me heshtje
1 Nëntor, 19:48Saimir Sula, i cili jetonte në Barcelonë, ndërroi jetë në spital më 9 maj 2020, ndërsa pas riatdhesimit të trupit në Shqipëri u konstatua se zemra i mungonte, pa asnjë shpjegim në dokumentacionin e autopsisë. Familja ende nuk ka marrë përgjigje dhe zemra e dërguar në Shqipëri nuk është identifikuar përmes ADN-së.
-
I vodhën Bugatti-n mbi 2 milionë euro, CEO i kompanisë i vihet pas hajdutit me Porsche! Autori kapet në Austri
1 Nëntor, 18:34Megjithëse drejtori ekzekutiv tha se nuk do të ngrinte padi ndaj hajdutit, ai paralajmëroi se i dyshuari do të ndiqet penalisht për shkak të vlerës së lartë të makinës. Ai gjithashtu dëshironte ta merrte në makinë autorin dhe ta dërgonte në shtëpi pranë familjes së tij, por policia nuk e lejoi.
-
Kriza në Poloni! Presidenti bllokon 5 gjyqtarë kushtetues, kryeministri kërkon t’i fusë në detyrë pa miratimin e tij! Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk
1 Nëntor, 14:58Kryeministri polak Donald Tusk ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga ndryshimet në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht protestave. Në një fjalim televiziv të shtunën në mbrëmje, Tusk mbrojti ndërhyrjet në gjykatë, duke deklaruar se ato janë të nevojshme për të rikthyer funksionimin e institucionit, i përfshirë prej vitesh në konflikte politike.
-
Halloween protestash në Francë, 320 mijë protestues në rrugë kundër qeverisë! Gurë e koktej Molotov ndaj 70,000 efektivëve në terren, 800 të arrestuar
1 Nëntor, 14:33Tensionet u përshkallëzuan veçanërisht në Paris, ku ndaj policisë u hodhën gurë dhe një koktej Molotov, ndërsa incidente u regjistruan edhe në qytete të tjera.
-
Përshkallëzohen tensionet SHBA-Iran, Teherani: Jemi gati, lufta e re më e gjatë se e mëparshmja! Trump: Iranianët s'janë të besueshëm në negociata
1 Nëntor, 13:30Kanë mbetur vetëm 2 ditë deri në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara dhe zërat në media për një ofensivë të re ndaj Iranit po shtohen. Garda revolucionare është vënë në lëvizje duke shqyrtuar skenarë të rinj dhe paralajmëroi se lufta e re do të jetë më ë gjatë se e mëparshmja.
-
Bjellorusia mban të paktën 22 të burgosur politikë në spitale psikiatrike, thonë grupet për të drejtat e njeriut
1 Nëntor, 13:02Ndryshe nga dënimet e zakonshme me burg, trajtimi i detyrueshëm psikiatrik nuk ka ndonjë afat të përcaktuar përfundimi. Personat që i nënshtrohen kësaj mase nuk mund të përfitojnë nga amnistitë apo faljet, siç mund të ndodhë me të burgosurit e tjerë.
-
Bullgaria voton për presidentin e ri, garë e ngushtë mes dy kandidatëve! Lufta ndan Jotovën dhe Gjurovin: Dialog me Moskën apo mbështetje për Kievin?
1 Nëntor, 11:02Bullgaria voton këtë të diel për presidentin e ri, në një garë të ngushtë mes Iliana Jotovës dhe Andrej Gjurovit, dy kandidatëve me qëndrime të kundërta për luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë.
-
Nga Orbani te Vuçiçi, si ranë nga pushteti dy liderët që dukeshin të pathyeshëm! BBC: Studentët përdorën inteligjencën artificiale për të mbrojtur votën
1 Nëntor, 10:51Nga byreku që hëngrën së bashku në Suboticë te humbja e pushtetit, Nick Thorpe i BBC-së, analizon rrugëtimin e dy aleatëve, Vuçiçit dhe Orbanit, që patën të njëjtin fat politik
-
Sekretari amerikan Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet e SHBA-së me Rusinë
1 Nëntor, 10:44Rubio përmendi gjithashtu arsenalin bërthamor të Rusisë si një arsye për ruajtjen e komunikimit mes Uashingtonit dhe Moskës, pavarësisht gjendjes së marrëdhënieve dypalëshe.
-
Protesta kundër qirave të larta në Portugali, policia ndërhyn me shkopinj gome dhe shpërndan protestuesit! Hiqen mbi 50 çadra nga sheshi në Lisbonë (VIDEO)
1 Nëntor, 10:40Qindra qytetarë janë shpërndarë nga policia në Lisbonë, pas protestave kundër projektligjit të qeverisë për qiratë dhe dëbimet nga banesat. Protestuesit kërkojnë tërheqjen e propozimit, ndërsa kryeministri Luis Montenegro nuk pranon ta tërheqë, por është i hapur për ndryshime.
-
-
SHBA drejt zgjedhjeve të 3 nëntorit, në lojë kontrolli i Kongresit! Demokratët synojnë shumicën, çfarë rrezikon Trump dhe kur dalin rezultatet
1 Nëntor, 10:17Amerikanët do të votojnë për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, 35 senatorë dhe 36 guvernatorë. Zgjedhjet e mesit të mandatit do të përcaktojnë nëse presidenti Donald Trump do të vazhdojë të ketë mbështetjen e shumicës në Kongres gjatë dy viteve të fundit të mandatit të tij.
-
Dhunë e kaos në protestat për koston e jetesës në Gjermani, protestuesit plaçkisin biznese dhe përplasen me Policinë! Autobotë me ujë për shpërndarjen e tyre
1 Nëntor, 07:31Autoritetet në Frankfurt, Mynih dhe Berlin raportuan pjesëmarrjen e deri në 18 mijë protestuesve, rreth gjysmën e numrit të parashikuar nga organizatorët. Megjithatë, mediat gjermane raportojnë se në disa qytete të vendit protestuan disa dhjetëra mijëra persona.