Bota
-
Si pasojë e masave do të mbyllet konsullata ruse në Bon më 18 shtator, do të ndërpritet kontrata e “Shtëpisë Ruse”, do të ashpërsohen kontrollet për shtetasit rusë dhe do të shtohet presioni ndaj të ashtuquajturës “flotë hije”. Berlini synon gjithashtu të propozojë në Bashkimin Evropian sanksione të reja ndaj individëve rusë të lidhur me sulmet hibride.
1 Shtator, 18:07 -
VIDEOLAJM/ Shpërthen vullkani në Sumatra, reja e hirit arrin deri në 3,500 metra lartësi
1 Shtator, 16:09Hiri ka prekur rrugët, tokat bujqësore dhe banesat në distriktin e Karos, deri në zonën e Berastagit.
-
Tim Cook largohet si CEO i Apple, në vendin e tij do të jetë John Ternus! Gjatë viteve të drejtimit të tij, kompania njohu rritje të paparë
1 Shtator, 16:03John Ternus është zyrtarisht drejtori i ri ekzekutiv i Apple, ndërsa Cook mbetet në kompani si kryetar ekzekutiv dhe do të vazhdojë të mbikëqyrë marrëdhëniet me qeverinë. Pasi iu bashkua një kompanie në rrezik falimentimi në vitin 1998, ai mori nga Steve Jobs një Apple të ndërtuar rreth disa produkteve të jashtëzakonshme dhe e transformoi atë në një makinë industriale në një shkallë të paparë.
-
Me dokumente identiteti të rreme pas dëbimit, pranga dy të rinjve shqiptarë në Itali
1 Shtator, 16:04Dy shqiptarë, 27 dhe 21 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët e Alessandrias pasi ishin kthyer në Itali, pavarësisht se ishin dëbuar dhe u ndalohej të hynin në vend për një periudhë dhjetëvjeçare.
-
Keir Starmer largohet nga Parlamenti britanik, ish-kryeministri jep dorëheqjen si deputet i Partisë Laburiste në Londër
1 Shtator, 15:36Zona elektorale Holborn and St Pancras në Londër njihet si bastion i Partisë Laburiste në Londër. Starmer e udhëheqi këtë zonë që prej vitit 2015. Pas largimit, Starmer thotë se do t'i përkushtohet çështjeve ndërkombëtare.
-
11 vende të BE-së kërkojnë që t'i jepet fund vetos për vendimarrjet në politikën e jashtme
1 Shtator, 14:23Një grup prej 11 vendesh të Bashkimit Evropian kanë bashkuar forcat për të kërkuar fundin e vetos “obstruktive” që kanë paralizuar veprimin e jashtëm të bllokut në vitet e fundit, duke argumentuar se parimi i bashkëpunimit të sinqertë duhet të ketë përparësi.
-
Konflikti në Lindjen e Mesme, Teherani kërcënon SHBA-në: Lufta jonë mund të arrijë në Manhattan e Wall Street! Trump: Do e godasim shumë fort Iranin, por pa armë bërthamore
1 Shtator, 13:26Irani kërcënon SHBA se në rast të një përshkallëzimi të konfliktit mes tyre, lufta e tyre mund të shndërrohej në formë asimetrike. Krerët e ushtrisë së Teheranit thonë se ajo mund të prekë pikat kyçe të ekonomisë amerikane. Presidenti iranian thotë se nëse SHBA do ti përmbahen memorandumit të firmosur në qershor edhe Teherani do të bëjë të njëjtën gjë.
-
Nuk ka vjeshtë edhe shtatori i nxehtë! Temperatura rekord në gjysmën e Evropës
1 Shtator, 13:11Gjysma e Evropës pritet të përballet me një tjetër valë të të nxehtit i cili mund të thyejë rekorde temperaturash për muajin shtator. Nga e enjtja pritet të riaktivizohet kupola e nxehtësisë që do të sjellë vlera termike jashtë normales në Itali, Zvicër, Gjermani Francë dhe Austri.
-
Meloni thyen rekordin e Berluskonit, qeveria e saj bëhet më jetëgjata në Italinë e pasluftës
1 Shtator, 13:06Brenda tre ditësh kabineti i Giorgia Melonit do të kalojë rekordin e Silvio Berlusconit. Analistët thonë se kjo i jep avantazh para zgjedhjeve të vitit 2027, ndërsa opozita thotë se stabiliteti nuk është shoqëruar me rezultate për qytetarët.
-
Kokaina kalon naftën, droga bëhet 'eksporti' më i madh i Kolumbisë
1 Shtator, 12:56Për herë të parë eksportet e paligjshme të kokainës kanë sjellë më shumë të ardhura se eksportet e naftës, duke e bërë drogën produktin më të madh të eksportit të Kolumbisë.
-
Popullsia drejt plakjes, Singapori ofron 55 mijë dollarë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare
1 Shtator, 12:12Masat e tjera përfshijnë 2,000 dollarë singaporianë në “kredi për fëmijët” nga mosha një deri në 16 vjeç, uljen e tarifave për kopshtet e subvencionuara nga qeveria në 150 dollarë në muaj dhe dhënien e më shumë lejeve prindërore.
-
Rusia rikthehet në tryezën e G20 me ftesën e SHBA, Europa proteston
1 Shtator, 11:54Për herë të parë që nga fillimi i luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, ministri rus i Financave Anton Siluanov mori pjesë personalisht në një takim të ministrave të Financave të G20-s. Evropa proteston.
-
SHBA miraton shitjen e mundshme të helikopterëve ushtarakë me vlerë 800 milionë dollarë për Irakun
1 Shtator, 11:48Paketa e propozuar përfshin helikopterë, mitralozë me tre tyta GAU-19, sisteme raketore, sensorë elektro-optikë/infrakuq, sisteme për zbulimin e lëshimit të raketave, radio, pjesë këmbimi dhe pajisje për mbështetje tokësore.
-
Temperaturat e larta ‘mbingarkojnë’ Detin Mesdhe, ekspertët e motit: Shtatori sjell reshje e përmbytje për Europën
1 Shtator, 10:52Vera përvëluese në Europë do t’u lërë vendin reshjeve që mund të përshkallëzojnë deri në përmbytje në disa rajone, paralajmërojnë ekspertët e motit. Mesdheu pritet të përjetojë rritjen më të madhe të reshjeve.
-
Rusia dhe Ukraina vijojnë me sulmet ndaj njëra-tjetrës,12 të vdekur! Dronë në hapësirën ajrore të Estonisë, ngrihen avionët e NATO-s!
1 Shtator, 10:31Në një nga rajonet e Kievit, rusët goditën infrastrukturën hekurudhore të Darnytskyi. Në Odesa rusët goditën infrastrukturën portuale dhe energjetike, duke lënë 1 të plagosur. 2 dronë fluturuan mbi kufirin dhe hynë në hapësirën ajrore estoneze.
-
Përmbytjet masive midis Nepalit dhe Tibetit, shkon në 1000 numri i viktimave!
1 Shtator, 09:41Numri i të vdekurve në Nepal nga përmbytjet shkatërruese në kufirin me Tibetin ka arritur në 1000, sipas autoriteteve vendase. Ndërkohë më shumë se 4,400 njerëz mbeten të zhdukur në të dy vendet
-
E palëkundur përballë fatkeqësisë, ‘sekreti’ i shtëpisë që u rezistoi përmbytjeve në Nepal (VIDEO)
1 Shtator, 09:34Sipas një shpjegimi të publikuar nga Architecture Presentation në X, rezistenca nuk ishte thjesht çështje fati. Dizajni strukturor i shtëpisë duket se ka luajtur një rol vendimtar, thuhet në shpjegim.
-
‘D-Day’, operacioni për izolimin financiar të Iranit shtyhet për më vonë? Si po e pengojnë Kina dhe Rusia planin e SHBA
1 Shtator, 08:32Që nga fillimi i luftës gjashtë muaj më parë, trafiku i mallrave nga portet ruse në portet iraniane në atë det të mbyllur është trefishuar, me një rritje të dukshme në korrik.
-
Sulm me thikë në zemër të Nju Jorkut, një viktimë dhe një i plagosur! Autorja refuzon të dorëzohet dhe qëllohet për vdekje nga policia (VIDEO)
1 Shtator, 08:17Kamerat kanë fiksuar momentin kur gruaja iu vërsulet policëve me dy thika. Ata zbrapsen dhe e qëllojnë. Gruaja shtrihet në tokë dhe vdes në spital.
-
Vrau italianen dhe plagosi 5 të rinj në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari
1 Shtator, 08:10Një 43-vjeçar zviceran është arrestuar pas të shtënave me armë në një festë techno rave në qytetin Aarau të Zvicrës, ku një 22-vjeçare italiane humbi jetën dhe pesë persona të tjerë u plagosën.