Bota
-
Të paktën 23 palestinezë, përfshirë një gazetar dhe një zyrtar të emergjencës, u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza të dielën. Sulmet ndodhën në disa zona të Rripit të Gazës, ndërsa ushtria izraelite nuk ka komentuar. Konflikti ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima palestineze dhe ka çuar në shkatërrimin e shumicës së territorit.
25 Maj 2025, 21:03 -
Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe shkrimtari Albert Camus rezultojnë kushërinj të largët
25 Maj 2025, 20:22Papa Leoni XIV, me origjinë të përzier nga Franca dhe Italia, ka lidhje të largëta familjare me figura të njohura si filozofi Albert Camus dhe futbollisti i famshëm Eric Cantona. Nëpërmjet gjyshes së tij franceze dhe gjyshit italian nga Siçilia, rrënjët e tij shtrihen nga Normandia deri në Milazzo, përpara se familja të shpërngulej në Shtetet e Bashkuara. Pretendimet për këtë trashëgimi të përbashkët janë mbështetur nga platforma genealogjike Geneanet dhe dokumente zyrtare të publikuara së fundmi.
-
‘Shesim lirë, sundojmë më shpejt’, rrëfimi i bosit shqiptar të kokainës për 'Daily Mail' që sfidon policinë britanike
25 Maj 2025, 19:43Një bos shqiptar i drogës ka rrëfyer përse beson se policia britanike nuk do të arrijë kurrë të shkatërrojë rrjetet shqiptare të kokainës, të cilat janë të mirëstrukturuara dhe të zëvendësueshme në çdo hallkë. Ai zbuloi strategjinë 'shit lirë dhe shit më shumë', si dhe praktikën e 'shitjes së punës' që garanton vazhdimësinë e trafikut edhe pas arrestimeve. Paratë e fituara kontrabandohen drejt Shqipërisë dhe investohen ose pastrohen nëpërmjet formave të ndryshme, përfshirë kriptovalutat dhe tregun e pasurive të paluajtshme.
-
Gjermani/ Aksident i rëndë në Koblenz, minibusi del nga rruga, vdesin 3 shqiptarë, plagosen 4 të tjerë! Po ktheheshin nga një festë familjare (VIDEO)
25 Maj 2025, 19:303 shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur, pasi minibusi me të cilin udhëtonin ka dal nga rruga, në Koblenz të Gjermanisë. Ata po ktheheshin me minibusin nga një festë familjare. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka deklaruar se po ndiqen nga afër zhvillimet në lidhje me aksidentin.
-
Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon
25 Maj 2025, 18:37Administrata Trump ka vendosur kufizime të reja për gazetarët në Pentagon, duke kërkuar që ata të kenë miratim dhe shoqërim zyrtar brenda shumë pjesëve të ndërtesës, për shkak të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar. Kjo masë është kritikuar nga Shoqata e Shtypit të Pentagonit si një sulm ndaj lirisë së shtypit, ndërsa administrata thotë se synon të ruajë sigurinë operacionale dhe të kontrollojë rrjedhjet e informacionit.
-
Moska akuzon Kievin: U përpoqën të rrëzonin me dronë helikopterin e Putinit në Kursk
25 Maj 2025, 17:54Rusia akuzon Ukrainën për një përpjekje të qëllimshme për të vrarë presidentin Vladimir Putin duke synuar helikopterin e tij me dronë gjatë një vizite në rajonin e Kurskut.Sipas ushtrisë ruse, sulmi me dronë ishte më intensiv pikërisht gjatë fluturimit të Putinit, por mbrojtja ajrore rrëzoi të gjithë dronët dhe e siguroi helikopterin.Ukraina nuk ka reaguar zyrtarisht, ndërsa mediat e saj e kanë përqeshur akuzën si propagandë të pabesueshme nga Kremlini.
-
Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë
25 Maj 2025, 17:29Në një postim në rrjetin social X, Kallas shprehu indinjatën e saj të thellë ndaj dhunës së papërmbajtur që po vazhdon të godasë civilët ukrainas, përfshirë edhe fëmijët. Ajo theksoi se sulmet e natës së kaluar janë një dëshmi tjetër e qëllimit të Rusisë për të rritur vuajtjet dhe për të shkatërruar Ukrainën.
-
Po ju ikte karabinierëve me shpejtësi pasi në mjet kishte 25 kg kokainë! Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend
25 Maj 2025, 16:38Agjentët nisën menjëherë ndjekjen e automjetit të parë, i cili u ndalua pak pas kësaj dhe kishte brenda një 26-vjeçar italian. Patrulla tjetër ndoqi makinën e dytë, një Fiat Cinquecento, e cila vazhdoi të ikte deri sa hyri në një rrugë të dëmtuar dhe pa asfalt.
-
Rusia sulme në Ukrainë/ 12 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë! Zelensky: Heshtja e SHBA-ve vetëm sa e trimëron Putin
25 Maj 2025, 16:28Një sulm masiv ajror nga Rusia me 367 raketa dhe dronë vrau të paktën 12 persona në Ukrainë. Mes viktimave ishin edhe dy fëmijë dhe një djalë 17-vjeç.
-
Lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episod rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia
25 Maj 2025, 16:09Ky është grupi i dytë nga shkëmbimi masiv i një mijë për një mijë robër midis Moskës dhe Kievit. Dje ishte radha e 307 të tjerëve. Ushtarë të forcave të armatosura, të shërbimit të rojes kufitare dhe të gardës kombëtare, por edhe 27 luftëtarë që kishin mbrojtur Mariupolin dhe kishin luftuar në Donetsk, Kherson, Kharkiv, Zaporizhzhia dhe Luhansk, shpjegon me mirësjellje Petro Jazenko, oficer i GUR-it, inteligjencës ushtarake.
-
Harvard, beteja për pushtetin
25 Maj 2025, 15:33Duke sulmuar Harvard-in, presidenti amerikan drejton vëmendjen botërore drejt një qëllimi shumë më të thellë dhe ekstrem: krijimin e një përçarjeje të vërtetë kulturore në emër të ideologjisë, shkatërrimin e një dijeje të përbashkët, e cila është lidhësi i unitetit kombëtar dhe vazhdimësisë identitare.
-
Çështja e migracionit, KE: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!
25 Maj 2025, 14:45Italia, Danimarka dhe shtatë vende të tjera të BE-së duan që të ketë një interpretim të ri të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në sfondin e politikës së migrimit.
-
Lufta në Ukrainë, gara e liderëve evropianë: Samit paqeje para G7-ës
25 Maj 2025, 10:33Roma dhe Parisi kanë frikë se Trump do të prishë takimin e të Mëdhenjve dhe do të braktisë negociatat: ideja e samitit në Gjenevë për ta shmangur këtë.
-
FOTOLAJM/ Joe Biden shfaqet për herë të parë në publik pas diagnostikimit me kancer
25 Maj 2025, 08:48Ish-presidenti amerikan Joe Biden është shfaqur për herë të parë në publik pas diagnostikimit me kancer në prostatë.
-
Pse Evropa nuk po i luan të gjitha kartat në ‘luftën’ e tarifave doganore? Tani është pothuajse pa mjete hakmarrjeje
25 Maj 2025, 08:23Bazuka është një mjet i ri për BE, i ndërtuar një vit e gjysmë më parë nën emrin “instrumenti kundër shantazhit”. Bëhet fjalë për një procedurë të shpejtë që i jep Brukselit mundësinë të vendosë sanksione, përfshirë tarifat doganore, ndaj vendeve që përpiqen të ushtrojnë ndaj Europës një shantazh tregtar, financiar apo industrial.
-
Brukseli përshpejton kundër-tarifat doganore: Nëse Trump këmbëngul, edhe taksë për gjigantët e internetit
25 Maj 2025, 07:36"Frustrimi" i Shtëpisë së Bardhë pas dështimit të negociatave për blerjet e gazit dhe armëve. Nëse taksa prej 50% e importit hyn në fuqi në qershor, Komisioni do të godasë edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë.
-
Meksikë/ Avokatja e El Chapos bashkë me një ish-trafikant droge pjesë e listës së kandidatëve për t'u zgjedhur gjyqtarë
24 Maj 2025, 23:02Rreth 5,000 kandidatë garojnë për mbi 840 pozita gjyqësore federale, duke përfshirë figura me të kaluar të diskutueshme, si Leopoldo Chávez, një ish-trafikant droge, dhe Silvia Delgado, e cila ka mbrojtur Joaquín 'El Chapo' Guzmán.
-
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve të luftës, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë mes tyre
24 Maj 2025, 21:37Rusia dhe Ukraina i kanë këmbyer të shtunën qindra ushtarë, nga 307 prej secilës palë, në ditën e dytë të këmbimit të burgosurve të luftës, që pasi të përfundojë, pritet të jetë më i madhi në luftën trivjeçare mes tyre
-
'Askush të mos na thotë si të vishemi', Jafar Panahi fiton Palmën e Artë 2025 me një thirrje për lirinë në Iran (FOTOGALERI)
24 Maj 2025, 20:39Regjisori iranian disident Jafar Panahi fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Cannes 2025 për filmin “A Simple Accident”, një dramë e fuqishme mbi kujtesën dhe drejtësinë. Gjatë fjalimit të tij, Panahi bëri një thirrje të fortë për lirinë në Iran. Filmi norvegjez 'Sentimental Value', Wagner Moura për 'L’agente segreto' dhe aktorja franceze Nadia Melliti ishin gjithashtu mes fituesve, ndërsa Italia mbeti pa çmim
-
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt
24 Maj 2025, 20:19Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Carrie përmes një postimi në Instagram, ku shprehet se vogëlushja ka ardhur në jetë të mërkurën, më 21 maj, dhe se familja është "plotësisht e dashuruar" me anëtaren më të re të shtëpisë.
