Bota
-
Astronomët kanë zbuluar në hapësirë një lloj sheqeri që gjendet edhe te mjedrat dhe produktet që shërbejnë për nxirjen e lëkurës. Ky sheqer, i quajtur eritrulozë, ndodhet në atë që quhet mjedisi ndëryjor re të holla gazi dhe pluhuri të shpërndara mes yjeve.
14 Korrik, 17:57 -
Itali/ Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, flet nëna e saj: Nuk do ta fal kurrë vrasësin dhe as nënën e tij, e cila e dinte gjithçka
14 Korrik, 15:49“Një zgjedhje dinake.” Kështu e cilëson Morena Corbellini, nëna e Aurora Tilës, rrëfimin e bërë nga ish-i dashuri i vajzës së saj, i cili dje, më 13 korrik – pas gati dy vitesh – pranoi se kishte vrarë 13-vjeçaren, gjatë procesit në Gjykatën e Apelit për vrasje me rrethana rënduese. Në shkallën e parë, ai ishte dënuar me 17 vite burg.
-
Zjarr në një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për 20 të vdekur! Vazhdojnë kërkimet për persona të zhdukur
14 Korrik, 15:34Deri më tani si shkak i zjarrit të rënë në një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për të paktën 20 persona të vdekur, ndërkohë që disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.
-
Festa Kombëtare e Francës/ Presidenti Macron: Mbështetja për Ukrainën, e lidhur me sigurinë e kontinentit! Europa duhet ta mbrojë lirinë ‘edhe me koston e gjakut’
14 Korrik, 14:01Presidenti i Francës Macron mbajti fjalimin e fundit të mandatit përpara forcave të armatosura. Ai bëri thirrje për një grumbullim të përbashkët të kapaciteteve mbrojtëse të Evropës, që sipas tij duhet të gërshetohet me mbështetjen ndaj Ukrainës. Këtë të martë në Paris u zhvillua parada për Ditën e Bastijës, ku parakaluan edhe trupat e ushtrisë shqiptare, pjesë të koalicionit mbështetës për Ukrainën.
-
‘Përvëlohet’ Europa, 10 mijë vdekje në një javë nga i nxehti! Temperaturat pritet të arrijnë 40 gradë Celsius në Itali, zjarre pranë Parisit
14 Korrik, 09:57Eksperti: Temperaturat e larta ndikojnë në zemër dhe frymëmarrje, por edhe tek ata me sëmundje neurologjike dhe demencë. Kini kujdes me ilaçet kundër depresionit.
-
Lufta Ukrainë-Rusi/ Moska sulm me raketa balistike në Kiev, shpërthime dhe zjarre në kryeqytet
14 Korrik, 09:56Veç Kievit, i cili u sulmua me raketa balistike, Moska kreu sulme me dronë edhe në qytete të tjera të Ukrainës, pranë Kharkivit dhe në qytetin juglindor të Zaporizhzhisë, duke plagosur disa persona dhe duke shkaktuar dëme të shumta në infrastrukturë.
-
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali në 2024-ën, ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni
14 Korrik, 08:44I riu ka bërë deklaratat përmes një lidhjeje me video nga burgu i të miturve në Catanzaro. Gjykata ka kërkuar ndërkohë një raport mbi sjelljen e tij në institucionin e vuajtjes së dënimit, pasi ndaj tij raportohet se janë bërë edhe denoncime për vepra të tjera.
-
Lufta/ SHBA ‘bastisje’ në Iran, Teherani sulmon 2 anije në Ngushticën e Hormuzit, 1 i vdekur! Trump kërcënon: Do godasim një central bërthamor
14 Korrik, 08:26Për të tretën ditë radhazi, SHBA dhe Irani kanë vijuar sulmet e ndërsjellta, duke krijuar një situatë të tensionuar në Lindjen e Mesme. Presidenti Donald Trump, mes kërcënimeve për sulm në një central bërthamor iranian, deklaroi se një marrëveshje me Teheranin është ende e mundur.
-
Plani i fshehtë i Mossad-it dhe SHBA-së për ta sjellë Ahmadinejadin, ish-armikun më të madh të Izraelit, në krye të Iranit
14 Korrik, 07:24Sipas një hetimi të The New York Times dhe Haaretz, Izraeli kishte planifikuar të vendoste ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad në krye të Iranit në rast të rrëzimit të regjimit. Plani dështoi pasi nuk pati kryengritje popullore dhe regjimi mbeti në pushtet. Hetimi zbulon gjithashtu se Ahmadinejad kishte kontakte të fshehta me Mossad-in.
-
Parlamenti hungarez shkarkon presidentin Tamás Sulyok nga detyra
13 Korrik, 22:16Parlamenti i Hungarisë ka miratuar amendamentin e 17-të të kushtetutës. Kryeministri Péter Magyar thotë se ky është një hap kyç që do të lejojë që "kukullat politike të Orbán-it" të zëvendësohen.
-
-
SHBA/ Agjent i ICE-së vret një burrë gjatë një kontrolli, rasti i dytë brenda pak ditësh
13 Korrik, 17:02Në Teksas, pakënaqësia e komunitetit hispanik po rritet, veçanërisht për shkak të politikave të emigracionit.
-
-
Parisi denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës, Franca dhe Gjermania thërrasin ambasadorët rusë
13 Korrik, 16:09Qeveria franceze ka denoncuar një sulm të ri hibrid të kryer nga Moska në nivel evropian. Sipas Parisit, bëhet fjalë për një “fushatë të gjerë kibernetike me qëllime sabotimi dhe spiunazhi”, e cila ka goditur rreth dhjetë vende, përfshirë edhe Francën.
-
Kaos në portin e Barit, pasagjerët 7 orë në pritje për t’u nisur drejt Durrësit: Personel i pakët te pikat e kontrollit
13 Korrik, 15:21Vonesat gjatë fundjavës shkaktuan jo pak pakënaqësi dhe tensione në parkimin e zonës Ansa di Marisabella, ku familje me fëmijë u detyruan të qëndronin të mbyllura në automjete, në radhë për kontrollet, për disa orë.
-
Kërcënimi rus/ Krijohet në Paris ‘Koalicioni kundër raketave balistike’, bashkohen 9 vende, mes tyre Italia e Gjermania! Macron: Mbrojmë Ukrainën dhe forcojmë kapacitetet e Europës
13 Korrik, 14:44Koalicioni europian që mbështet Ukrainën u mblodh në Paris për të diskutuar edhe një paketë të 21 sanksionesh ndaj Rusisë. Ukraina detyroi rusët të pezullojnë lundrimin në detin Azov, pasi të paktën 90 mjete lundruese janë goditur në një javë nga dronët e Kievit.
-
Vala e të nxehtit në Francë, zjarri masiv përfshin pyllin pranë Parisit, digjen 800 hektarë
13 Korrik, 12:34Zjarri në pyllin e Fontainebleau, i përshkruar nga zyrtarët si "i fuqishëm" dhe me "përmasa të jashtëzakonshme", ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të autostradës kryesore veri-jug të vendit, duke penguar trafikun gjatë fundjavës së parë të madhe të pushimeve verore.
-
-
Itali/ Ishte duke lëvizur me motor, 42-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga makina (EMRI)
13 Korrik, 11:11Një shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, pas një aksidenti rrugor. Renis Domi po udhëtonte me një motor kur u përplas me një automjet
-
Lufta/ Sulmet me dronë ukrainas e detyrojnë Rusinë të pezullojë transportin detar në Detin e Azov
13 Korrik, 10:23Deti i Azov është një rrugë ujore jetësore që lidh Rusinë me Evropën Lindore. Është me rëndësi të madhe ekonomike dhe ushtarake për Moskën, e cila e përdor atë për të transportuar naftë, drithëra dhe produkte të tjera si çeliku në tregjet ndërkombëtare.