Bota
-
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me grupin rebel sirian që udhëhoqi kryengritjen për përmbysjen e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, por që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
14 Dhjetor 2024, 21:25 -
Zelensky: Rusia ka angazhuar ushtarët koreano-veriorë në Kursk
14 Dhjetor 2024, 20:51Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se Rusia ka filluar të dislokojë ushtarë të Koresë së Veriut për të sulmuar pozicionet ukrainase në rajonin e Kurskut.
-
Biden fal 1500 të dënuar, mes tyre dhe një shqiptar! U dënua me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale, trafikonin sasi të mëdhaja droge (EMRI)
14 Dhjetor 2024, 20:32Mes emrave në listë gjendet Francesk Shkambi, një shqiptar i dënuar në korrik 2014 me 27 vjet burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë në SHBA nga Shqipëria. Sipas dokumenteve të gjykatës, Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marijuanës dhe pilulave ekstazi. Ai gjithashtu negocioi trafikimin e kokainës nga Meksika në Evropë.
-
Po bënte 'hiking' me familjen, bie në luginë dhe ndërron jetën miliarderi dhe themeluesi i 'Mango'
14 Dhjetor 2024, 20:20Isak Andic, miliarderi dhe themeluesi i njohur i kompanisë të modës Mango, ka ndërruar jetë duke bwrw hiking pranw Barcelonws. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, 71-vjeçari ra në një luginë gjatë një shëtitjeje me familjen në një vargmal jashtë Barcelonës. Djali i tij ishte i pranishëm në vendngjarje, sipas gazetës El Pais.
-
Të shtëna me armë pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore, 5 të vdekur, mes tyre 2 roje sigurie! Dorëzohet autori
14 Dhjetor 2024, 20:07Të paktën pesë persona, duke përfshirë dy roje sigurie, janë qëlluar për vdekje pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore.
-
Nancy Pelosi operohet në kofshë pas rrëzimit gjatë një vizite në Luksemburg
14 Dhjetor 2024, 19:27Ajo është në gjendje të mirë, tha përfaqësuesi i saj në një deklaratë.
-
Kore e Jugut/ Blinken: Përmbysja e Yun tregon qëndrueshmëri demokratike në vend
14 Dhjetor 2024, 19:11Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha sot se rrëzimi i presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, tregoi "rezistencë demokratike" në Korenë e Jugut dhe shtoi se ai ishte i përkushtuar të punoj me udhëheqjen e re të aleatit.
-
Siri/ Rënia e Bashar al-Assad, Turqia rihap ambasadën në Damask pas 12 vjetësh
14 Dhjetor 2024, 18:59Ambasada turke tha se ka rinisur sot operacionet e saj pas një ndalese prej 12 vitesh, kur nisi konflikti vjetër i armatosur në Siri.
-
Damask/ Udhëheqësi i rebelëve al-Jolani: Izraeli nuk ka më justifikime për sulme në Siri
14 Dhjetor 2024, 18:46"Vendi ynë nuk do të tërhiqet zvarrë në një luftë të re," siguroi kreu i rebelëve sirianë në një fjalim nga Damasku të shtunën.
-
Sirena lufte nga Putin, jo vetëm në fushëbetejë: Të gjithë janë kundër meje
14 Dhjetor 2024, 18:32Gjatë një fjalimi në konferencën e Partisë së Bashkuar në Moskë, Putin nënvizoi se Rusia është duke u zhvilluar dhe ekonomia po rritet, edhe në sfondin e sanksioneve ndërkombëtare që janë vendosur kundër saj. Ai shtoi se asnjë shantazh ose përpjekje për ndërhyrje të jashtme nuk do të ketë ndikim në vendin e tij.
-
Grabitje në Majorka, arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar për vrasje, ekzekutoi 30-vjeçarin në një koncert në Londër (EMRI)
14 Dhjetor 2024, 17:32Robert Linadi, 41-vjeçar nga fshati Bajzë i Shkodrës, është arrestuar së bashku me një bullgar dhe një maroken nga policia spanjolle, pasi dyshohet se kanë kryer një seri grabitjesh në Majorka.
-
Ish-futbollisti u emërua President, thellohet kriza në Gjeorgji
14 Dhjetor 2024, 17:11Një ish-futbollist i Manchester City-t u emërua sot president nga parlamenti i diskutueshëm i Gjeorgjisë, pas 17 ditësh protestash pro-BE që kanë përfshirë qytetet dhe qytetet e këtij vendi
-
Francë/ Dënohet grupi i drogës, u zbuluan nga ‘Sky ECC’, lidhje me Shqipërinë dhe roli i ‘Eduardit’
14 Dhjetor 2024, 16:58Mes të pandehurve ishte edhe një studente nga Brest, e quajtur Typhaine, e cila u dënua me 5 vjet burg. Ajo kishte qenë në paraburgim për një vit e gjysmë dhe, sipas hetimeve, kishte udhëtuar në vende të ndryshme si Spanja, Shqipëria dhe Luksemburgu, duke luajtur një rol aktiv në ngarkimin dhe dorëzimin e drogës për anëtarët e tjerë të grupit.
-
'UFO-t' në qiellin e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, misteri i dronëve që Pentagoni nuk mund ta shpjegojë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 16:48Disa po flasin për një pushtim alienësh. Të tjerë spekulojnë për një arratisje të alienëve nga planeti Tokë
-
Festivali kthehet në tragjedi! Shpërthim i fuqishëm në Tajlandë, 3 të vrarë dhe 48 të plagosur
14 Dhjetor 2024, 15:57Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë me pasojë 3 të vrarë dhe 48 të persona të plagosur.
-
Goditja e rëndë për Rusinë, si shërbimi sekret ukrainas eleminoi shkencëtarin e raketave të Putinit
14 Dhjetor 2024, 15:36Një goditje e rëndë për programin e armëve të Putinit: Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase HRU vrau shkencëtarin rus të raketave, Mikhail Schatsky, pranë Moskës
-
Rusia po përgatit tërheqjen e trupave nga Siria
14 Dhjetor 2024, 13:06Rusia po përgatitet për të tërhequr trupat nga Siria, shkruan CNN.
-
Parlamenti i Koresë së Jugut vendos, presidenti pezullohet nga të gjitha detyrat, qytetarët festojnë në rrugë
14 Dhjetor 2024, 11:52Asambleja Kombëtare e Seulit miratoi mocion për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol, i cili u vu nën kritika për përpjekjen për të vendosur ligjin ushtarak. Tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese për të vendosur përfundimisht fajësinë e kreut të shtetit. Vendimi për shkarkimin e Presidentit u festua nga mijëra qytetarë që ishin mbledhur jashtë parlamentit.
-
Meloni i jep nënshtetësinë italiane presidentit të Argjentinës, irritohet opozita: E patolerueshme
14 Dhjetor 2024, 11:34Qeveria e Italisë i ka dhënë nënshtetësinë presidentit të Argjentinës, Javier Milei, për shkak të rrënjëve të tij familjare italiane, duke shkaktuar zemërim në mesin e politikanëve të opozitës, të cilët kundërshtuan trajtimin e tij me atë të fëmijëve të lindur në Itali nga prindër emigrantë
-
Trump kërkon t'i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës
14 Dhjetor 2024, 10:28Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane "do të bëjë përpjekjet e saj më të mira" për t'i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti "të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin"