Dosje
-
Publikohen dëshmitë e panjohura të Bedri Çokut me origjinë nga fshati Muçias i rrethit të Lushnjes, i cili që në moshën 19 vjeçare teksa kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rrethin e Gjirokastrës, u arrestua nga dy oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe pas një gjyqi publik “demaskues” me akuza të montuara në kinemanë e atij qyteti, u dënua për agjitacion e propagandë së bashku me vëllanë e tij, Çaushin, për të vetmin “faj” se babai i tyre, kishte vuajtur disa vjet si i burgosur politik në kampet e punës së detyruar nga ku ishte liruar në vitin 1959.
4 Qershor 2021, 07:28 -
Dëshmia e rrallë e ish-kryehetuesit: Si na urdhëruan nga Komiteti Qendror për dënimet me vdekje
31 Maj 2021, 09:45Shteti i diktaturës së proletariatit në sistemin politik të periudhës së socializmit diktatorial inskenonte dhe propogandonte se kishte “zbuluar” armiq, tradhëtarë, sabotatorë, komplotistë e puçistë për të goditur dhe eleminuar kundërshtarët politikë, si dhe për të krijuar artificialisht situata që fshiheshin me platformën e luftës së klasave për të ashpërsuar dhunën shtetërore dhe të tërhiqnin vëmendjen nga problemet e rënda të krizës politike, ekonomike e shoqërore.
-
'Në hetuesinë e Shkodrës, pasi ia dogjën mishin me hekur të nxehtë e qëlluan me plumb në kokë dhe…'/ Dëshmia tragjike për vdekjen e avokatit të famshëm
25 Maj 2021, 07:33Publikohet historia e panjohur e familjes Pipa me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës ku të parët pasi ishin diplomuar në universitetet më të njohura të perandorisë osmane dhe shërbyen për disa vjet në Stamboll në profesionet e tyre, në 1912-ën u kthyen në Shqipëri, duke i’u përgjigjur thirrjes së kryeministrit Ismail Qemali, për të ardhur dhe kontribuar në atdheun e tyre për formimin e konsolidimin e shtetit të ri shqiptar.
-
Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit: Si e ruajta Mbretin Viktor Emanueli i III-të në Pallatin ‘Curinale' dhe pse s'pranova për të zbarkuar si diversant në Shqipëri
21 Maj 2021, 07:42Publikohet historia e panjohur e Todi Shytit me origjinë nga fshati Krutje e poshtme e Lushnjes dhe një nga familjet më të varfra të Myzeqesë gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, në prillin e ’39-ës, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste e Benito Musolinit, u caktua në efektivin prej 1000 forcash që Qeveria Shqiptare e kryeministrit Shefqet Vërlaci përzgjodhi nga të gjitha rrethet e vendit, për formimin e batalionit shqiptar të Gardës Mbretërore
-
Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni: Si u çudit Hurshovi kur Enveri i tha se marrëdhëniet me komunitetin fetar i kemi të mira dhe se kemi statut!
17 Maj 2021, 07:59Është publikuar pjesa e dytë e një studim të panjohur të Dom Zef Simonit, me titull “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944 në 1990-ën”, ku kleriku katolik me origjinë nga qyteti i Shkodrës që vuajti për vite me rradhë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më 25 prill 1993 u shugurua Ipeshkvi nga kreu i Selisë së Shejtë, Papa Gjon Pali i II-të , pasi ka përshkruar një histori të shkurtër të Klerit Katolik në Shqipëri, është ndalur gjatë në persekutimin që pësoi Kisha Katolike në regjimin komunist.
-
Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit: Dom Mark Gjani vdiq nga torturat, i varur ndër shpatulla duke i’a hedhur trupin qenve, e mbeturinat e tij i lëshuan në përrue
16 Maj 2021, 08:57Publikohet një studim i panjohur i Dom Zef Simonit, me titull “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944 në 1990-ën”, ku kleriku katolik me origjinë nga qyteti i Shkodrës që vuajti për vite me rradhë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më 25 prill 1993 u shugurua Ipeshkv nga kreu i Selisë së Shejtë, Papa Gjon Pali i II-të.
-
Debatet në mbledhjen me Ramiz Alinë, Dritëro Agolli: Veprat më të mira të Kadaresë, përveç ‘Gjeneralit’, janë trajtuar keq nga kinematografia
12 Maj 2021, 08:13Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përkasin vitit 1990, ku ndodhet një proces – verbal i mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, e cila si pikë kryesore të rendit të ditës, kishte “mbi disa çështje të krijimtarisë së sotme kinematografike”.
-
Ditari politik i Enver Hoxhës: Titoja, Moshe Pijade, Miladin Popoviçi kanë folur, por Kosova nuk qetësohet duke hequr Mahmut Bakallin
9 Maj 2021, 10:25Ditari i plotë i Enver Hoxhës, nga porositë e dhëna Ramiz Alisë për t’i dërguar të gjitha faqet e gazetave të huaja nga e gjithë botë që kishin pasqyruar dhe komentuar ngjarjet e Kosovës
-
Ditari politik i Enverit: 'Diplomati serb, Milosh Miniç, na ka akuzuar se ‘udhëheqja shqiptare me ambasadën në Beograd, zbuloi angazhimin e ndërlikimin në ngjarjet në Kosovë’
7 Maj 2021, 07:43Publikohet një dokument arkivor i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përket datës 8 maj të vitit 1981, ku ndodhet ditari politik i udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, me shënime për ngjarjet e Kosovës të cilat kishin filluar që në ditët e para të pranverës së atij viti, fillimisht me protestat dhe demonstratat e rinisë studentore dhe më pas edhe të popullit të Kosovës, të cilët u ngritën për të kërkuar liritë dhe të drejtat e tyre të ligjshme, ashtu si të gjithë popujt dhe etnitë e tjerë që ndodheshin asokohe në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë.
-
Përgjimet/ 'Tek ne ka njerëz që flenë pa ngrënë, udhëheqësit shtrojnë bankete e dërgojnë ushqime falas në Vietnam…', raporti për Komitetin Qendror
6 Maj 2021, 07:45Publikohen dokumente arkivore të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet një raport informacion që i përket vitit 1973, me temë: “Mbi vigjilencën kundër armikut të klasës”, ku sekretari i Komitetit të Partisë së rrethit të Krujës, Kozma Beqari, informon Komitetin Qëndror të PPSH-së, lidhur me situatën morale e politike në të cilën gjendej ai rreth, pas fjalës së Enver Hoxhës së mbajtur më 15 mars të atij vit dhe si ishte punuar ajo fjalë me organizatat bazë të partisë, organizatat e masave, punonjësit e ndërmarrjeve dhe fshatarësisë kooperativiste, etj.
-
Letra sekrete e Hysni Kapos: Kush është ky Jemin Gjana, që s’pranon të heqë antenën e televizorit të Jugosllavisë…! Ngjarja në minierën e Kukësit
5 Maj 2021, 08:05Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Sekret” të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin fillimit të vitit 1973, ku ndodhet një korespondencë në mes Komitetit të Partisë së rrethit të Kukësit dhe Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku bëhet fjalë lidhur me dy ngjarje të rënda të ndodhura në atë kohë në fshatin Vlahen, ku kooperativisti Lush Sokoli me biografi të keqe, gjatë mbledhjes “ku po punohej fjalimi i shokut Enver i tha sekretarit të Partisë: “Unë nuk mundem ta kritikoj Enverin, prandaj po flas për vete”
-
Historia e panjohur e tre mësuesve nga Kukësi, që donin të vrisnin Enver Hoxhën
1 Maj 2021, 11:32Memorie.al publikon historinë e panjohur të tre arsimtarëve nga fshati Bicaj i rrethit të Kukësit, Avdi, Shefqet dhe Xhevat Gjana, kushërinj me njëri tjetrin, të cilët në fillimin e viteve ’60-të kur shërbenin si mësues në fshatrat e thellë të asaj zone, filluan të flisnin për gjendjen tejet të vështirë ekonomike dhe prapambetjen e tejskajshme në të cilën ndodhesh ajo krahinë malore ku ata ishin emëruar pas studimeve, duke pësuar një zhgënjim të madh që në hapat e parë të jetës së tyre.
-
Zgjedhjet e 2 dhjetorit në ’45, sa vota kundër mori Enver Hoxha në zonën e tij elektorale në Tiranë, rezultatet e plota
23 Prill 2021, 07:25Publikohet historia e panjohur e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri, që nga koha kur votohej për Parlamentin e Turqisë ku shqiptarët u përfaqësuan nga Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj., ajo e periudhës 1921-’24 : me Ahmet Zogun, Fan Nolin, Padër Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, Luigj Gurakuqin, Hil Mosin, Hoxhë Kadria, Ali Këlcyrën, Hasan Prishtinën, Mustafa Krujën, Pandeli Vangjelin, Sejfi Vllamasin, Sulejman Delvinën etj.
-
'Histerizmat e shtypit serb, Shqipëria socialiste u bashkua me reaksionin kroato-slloveno-shqiptar në emigracion’! Ditari i panjohur i Enverit për ngjarjet e ’81-it
11 Prill 2021, 08:37I gjithë ditari politik i udhëheqësit kryesorë të Shqipërisë komuniste, ku ai dhe Tirana zyrtare e asaj kohe, i ndoqën me vëmendje ngjarjet e Kosovës dhe u prononcuan hapur publikisht, duke dalë hapur në mbrojtje të vëllezërve tanë kosovarë përtej kufirit që jetonin prej shekujsh në trojet e tyre etnike, të cilët u ngritën për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre legjitime ashtu siç i kishin dhe gëzonin edhe kombësitë dhe kombet e tjera të Jugosllavisë së asaj kohe, dhe duke akuzuar Beogradin zyrtar për politikën diskriminuese që kishte ndjekur regjimi titist deri në atë kohë ndaj Kosovës dhe gjithë popullsisë shqiptare që jetonte nën Jugosllavi, dhe gjithashtu duke akuzuar edhe udhëheqjen e Kosovës si “pro-titiste”, dhe “të shitur tek udhëheqja e Beogradit”.
-
Takimi i panjohur i Enverit dhe Kapos me Paçramin në 30 mars ‘73: Ti Fadil, ke abuzuar me të gjitha kompetencat e Komitetit Partisë
28 Mars 2021, 08:37Memorie.al publikon një dokumenta arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përket 30 marsit të vitit 1973, ku ndodhet process-verbali i takimit të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos, me Fadil Paçramin, që asokohe ishte në funksionin e sekretarit të Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës (që mbulonte artin, kulturën dhe propagandën), takim i cili bëhej me kërkesën e vetë Paçramit, pas akuzave të ashpra që kishte hedhur ndaj tij ‘udhëheqësi kryesor i Partisë.
-
Zbulohen pjesë të tjera nga ditari sekret i Enver Hoxhës: Roja sovjetike u ktheu automatikun marinarëve tanë…
22 Mars 2021, 07:59Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet edhe ditari politik i Enver Hoxhës, të cilat i përkasin periudhës kohore 9 mars – 30 prill të vitit 1961, ku udhëheqësi komunist i Shqipërisë, ka mbajtur shënime dhe ka analizuar ngjarjet dhe raportet zyrtare në mes udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe qeverisë shqiptare.
-
“Me porosi të Enver Hoxhës…..”/ Dëshmitë e rralla të bashkëshortes së ish-kreut të Qarkorit Komunist të Elbasanit
19 Mars 2021, 08:52Publikohet historia e panjohur e Kadri Hoxhës me origjinë nga Orenja e Çermenikës, i cili pasi u diplomua në Shkollën Teknike Amerikane të Fultzit në Tiranë, fitoi një të drejtë studime dhe u dërgua në Napoli në Kolegjin Ushtarak, ku si shok kursi kishte Mehmet Shehun.
-
'Kështu më ka mësuar Partia dhe shoku Enver', letra e veteranit për Ramizin: Si janë mbledhur në Tiranë familja e Arshi Pipës dhe lidhjet e tyre me këto fise
12 Mars 2021, 08:20Publikohet një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, ku ndodhet një letër e një veterani të njohur të Luftës nga qyteti i Shkodrës dërguar në adresë të Sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së Ramiz Alisë.
-
Shkrimi i panjohur i 'NYT' për eksodin shqiptar: Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që vinin nga një epokë tjetër flaken në rrugicat e Brindizit…
10 Mars 2021, 08:50Publikohet shkrimi i panjohur i gazetares amerikane, Brenda Fowler, korrespondente e gazetës së famshme, New York Times, e botuar prej saj më 9 mars të vitit 1991, ku në reportazhin e saj me titull “Refugjatët shqiptarë, dërgohen në strehimore”, ajo ka përshkruar me detaje mbërritjen e refugjatëve shqiptarë në brigjet italiane me anë të anijeve dhe peshkarexhave që ishin rrëmbyer në portet e Durrësit, Shëngjinit dhe Vlorës, ku në bordet e tyre ishin imbarkuar rreth 20.000 persona të moshave të ndryshme.
-
“Pasi luftuam 12 orë në mbrojtje të Thesarit, zv.ministri i Rendit na tha…”! Rrëfimi i “shefit të FNSH”, që vuajti 15 vite në burgjet komuniste
18 Shkurt 2021, 08:11Rrëfimi i rrallë nënkolonelit në pension, Shik Stërmasit, ish-i burgosur politik për 15 vite me radhë në regjimin komunist të Enver Hoxhës, i cili në vitin 1997, në detyrën e komandantit të Repartit Special të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, (Reparti 711), së bashku me efektivin dhe dy vartësit e tij, kolonel Skënder Doda dhe major Pëllumb Kovashica, luftoi për 12 orë me radhë kundra grupeve të armatosura që tentuan të futen në tunelet e objektit ku ruheshin rezervat valutore, i njohur ndryshe se Thesari i Shtetit…!