Dosje
-
Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit, (fondi i ish-komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhen ditarët sekretë të ish-kreut të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, të cilët i përkasin periudhës janar – shkurt të vitit 1961.
9 Shkurt 2021, 08:42 -
Raporti i Sigurimit: Mihallaq Ziçishti me Mehmet Shehun, dy tre herë kanë shtyrë goditjen e Tefik Cangonjit, që u deshifrua agjent i.../ Informacioni për Enver Hoxhën
7 Shkurt 2021, 09:25Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret” dhe që i përkasin vitit vitit 1982, ku ndodhen disa raport informacione të anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka, sekretari i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Vangjel Çerrava, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Korçës, Enver Halili etj., dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së, lidhur me mbledhjet e komiteteve të Partisë së Pogradecit dhe Korçës, Degëve të Punëve të Brendëshme të këtyre rretheve etj., ku ata kishin marrë pjesë si të deleguar të Komitetit Qëndror. Çfarë u diskutua në ato mbledhje ku u analizua letra e Enver Hoxhës lidhur me “Tablonë sinoptike”, për “armiqtë e tradhëtarët, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, etj.”
-
Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipër! Studimi i panjohur i albanologut gjerman, botuar në librin ‘Shqipnija tash njëqind vjet’
5 Shkurt 2021, 07:42Memorie.al publikon disa pjesë nga studimi i panjohur i albanologut të famshëm gjerman, Johann Gerog Von Hahn, i cili për herë të parë u publikua në vitin 1943 nga revista periodike “Leka”, që dilte në Tiranë, me titullin: “Shqipnija tash njëqind vjet”.
-
Krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, pasardhëse e Banque Ottomane e hapur në 1836-ën, me filialet në Shkodër, Kosovë, Janinë, Shkup dhe Manastir
4 Shkurt 2021, 08:28Publikohet historia e panjohur se si u krijua Banka Otomane e Shqipërisë në 4 shkurt të vitit 1863 dhe si funksionoi ajo rregullisht deri në vitin 1913 me filialet e saja në Shkodër, Kosovë, Janinë, Shkup e Manastir.
-
Raport sekret i diplomatit nga Viena: Si na iku dhe u arratis në Budapest, violinisti Arben Spahiu (ngjarja e bujshme në ’89-ën, që u mbajt e fshehtë)
2 Shkurt 2021, 21:39Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1989, ku ndodhet një korrespodencë e ministrit të Punëve të Jashtëme të asaj kohe, Reiz Malile, me vartësit e tij diplomatë dhe familjen e artistit virtuoz nga Peshkopia, violinistit, Arben Spahiu që ishte diplomuar në Konservatorin e Vjenës.
-
'Shoku Enver, s’ kam qenë asnjëherë kundër vijës së Partisë e as revizionist', zbulohet letra e Trebeshinës. Si i përgjigjej diktatori
31 Janar 2021, 07:41Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) që i përkasin periudhës së viteve 1963 – 1965, ku ndodhen disa letra të shkrimtarit të njohur Kasem Trebeshina, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike, ku ai, pasi i kërkonte që të kthehej nga Gramshi në Tiranë, i bënte me dije udhëheqësit kryesorë të Partisë, se ai asnjë herë nuk kishte dalë kundër vijës së Partisë e ligjeve të shtetit dhe jo vetëm që nuk ishte revizionist siç e kishin akuzuar me pa të drejtë, por në vitin 1956, kur kishte ndodhur Konferenca e Partisë së Tiranës, ai i kishte dërguar një letër Mehmet Shehut, duke i kërkuar dënimin e tyre! Ankesat e tjera të Trebeshinës dhe përgjigje e Enver Hoxhës, ku shkruante” Le të vazhdohet të ndihmohet…”
-
Dëshmia e kolegut në sektorin e naftës: Si e vrau veten inxhineri Tomi Kristo, pasi e detyroi Sigurimi i Shtetit të firmoste një dokument për të dënuar…
24 Janar 2021, 10:21Në fillim të vitit 1974, u dënua inxhinieri gjeolog, Nuredin Skrapari, nga sektori i Naftës, me 15 vjet burg, me akuzën për agjitacion e propagandë. Nga mbarimi i këtij viti, një grup i përbërë prej inxhinierësh gjeologë, drejtues të Institutit Gjeologjik të Kërkimeve për Naftë e Gaz, etj., u dënuan me akuzat si “sabotatorë dhe armiq”. Konkretisht ata ishin: Koço Plaku, Milto Gjikopulli, me pushkatim; Beqir Alia (drejtor i Institutit), Protoko Murataj, Th. Nasto, Dhimitër Stefa, Lipe Nashi (drejtor i përgjithshëm), etj., me 23 deri 25 vjet.
-
Raporti sekret nga Komiteti Qendror, pas vrasjes së Allendes: Stafi i ambasadës sonë të qëndrojë indiferent dhe vigjilent ndaj ngjarjeve në Kili
16 Janar 2021, 09:37Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetin Qëndror të PPSH-së), të cilat mbajnë siglën “sekret” dhe i përkasin vitit 1973, ku dy funksionarët e lartë të aparatit të Komitetit Qëndror për Marrëdhëniet me Jashtë, Agim Popa dhe Pirro Bita, me anë të një informacioni, udhëzojnë titullarin e ambasadës shqiptare në kryeqytetin Santiago të Kilit në Amerikën e Jugut, lidhur me punën që ata duhet të bënin, marrdhëniet me kolegët e tyre të huaj të trupit diplomatic të akredituar në Santiago, ndihmat për grupet marksiste-leniniste etj., e deri te qëndrimi që ata duhet të mbanin ndaj qeverisë së Salvador Allendes.
-
Raporti sekret i Sigurimit për Hysni Kapon: Studentët tanë në Francë shoqërohen me femra të huaja, mbajnë materiale dekadente! Ja ‘bëmat’ e tyre
10 Janar 2021, 08:06Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1973, ku zv/ Ministrit të Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçorr Shehu, me anë të një raport-informacioni dërguar sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapos, i cili mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’, i bën me dije lidhur me jetesën e sjelljet e studentëve shqiptarë që asokohe ishin me studime në Francë.
-
‘Pasi vuajta 8 vite burg, në ’82-shin, i bëra një letër Enverit ku i kërkova ndërprerjen e fortifikimeve , por ai...’/ Dëshmia e rrallë e Kolonel Bunker
8 Janar 2021, 07:55Publikohet historia e panjohur të kolonelit Josif Zegali me origjinë nga Myzeqeja, i cili fitoi një bursë nga qeveria e Mbretit Zog dhe shkoi në Itali, ku ndoqi studimet e larta në Institutin e Agrikulturës, pranë Universitetit “Antonio Zanneli”të Rexhio-Emilias. Kthimi i tij në atdhe për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste, ku bashkë me dy vëllezërit e tij dhe xhaxhanë, klerikun e njohur ortodoks, Papa Josif Zegali, dolën partizanë në rradhët e Brigadës së Parë të Mehmet Shehut dhe në Brigadën 16 Sulmuese që u formua në Therepel të Skraparit.
-
Si e riformësoi botën moderne rënia e Murit të Berlinit pas ‘efektit domino’ në të gjitha vendet e Lindjes Komuniste
6 Janar 2021, 08:26Publikohet një shkrim që i përket një editorial të BBC-së në vitin 2019, i cili bën fjalë mbi ngjarjet e ndodhura në vitet 1989 – ’90, në Evropën Lindore, që kulmuan me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor të ’89-ës dhe revoltat që pasuan më pas nën ‘efektin domino’ pothuaj në të gjithë vendet e Lindjes Komuniste, apo siç ishin njohur ndryshe që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, si ‘Demokracitë Popullore’.
-
Historia e panjohur e ukrainasit Alexey Stakhanov, minatorit nga Donbass, që frymëzoi edhe regjimin komunist në Shqipëri, për të shpikur ‘Heronjtë e Punës Socialiste’
30 Dhjetor 2020, 09:10Publikohet historia e panjohur të minatorit ukrainas, Alexei Stakhanov, i cili në fillimin e viteve ’30-të, pasi realizoi 14 norma ditore në nxjerrjen e qymyrit, morri vëmendje dhe u lavdërua menjëherë për këtë arritje. Një delegacion i grave lokale, i dhuruan atij lule, gazeta lokale botoi historinë e tij dhe ministri Sovjetik i Industrisë, Sergo Ordzhonikidze, i’a tregoi historinë udhëheqësit sovjetik, Joseph Stalin.
-
Publikohen fotot e rralla/ Kur Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë komuniste, bënin homazhe dhe merrnin pjesë në ceremoninë mortore të Nako Spiros
29 Dhjetor 2020, 08:15Publikohen për herë të parë katër foto të rralla nga ceremonia mortore e ish-Kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit, Nako Spiru, e cila u zhvillua në datën 21 nëntor të vitit 1947, ku sipas versionit zyrtar, ai kishte kryer vetëvrasje, në kushte të tronditjes shpirtërore! Nako Spiru, një nga figurat kryesore të udhëheqjes së lartë komuniste që nga periudha e Luftës, nga viti 1944 deri në ’47-ën që kreu “vetëvrasjen”, ishte anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste.
-
Fotot që s’u publikuan kurrë, kur Byroja Politike dhe gjithë udhëheqja e lartë komuniste mori pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake
28 Dhjetor 2020, 09:00Memorie.al publikon tre foto të panjohura të periudhës së fillimit të viteve ’70-të, me imazhe që janë fiksuar në celuloid pas përfundimit të një stërvitjeje të madhe ushtarake, të cilat filluan të zhvilloheshim dendur që nga fundi i vitit 1968, pak muaj pasi Bashkimi Sovjetik i asaj kohe, kreu agresionin ushtarak, duke pushtuar Çekosllavakinë.
-
'Asnjë grekofon në Shqipëri nuk mund të ankohet se po persekutohet '/ Kur Kryepeshkopi Xhuvani, paraardhësi i Janullatosit, kacafytej me Greqinë
26 Dhjetor 2020, 07:46Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të deklaratave të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Vissarion Xhuvani, të botuara në gazetën “Besa” të Tiranës (me botues Fiqri Rusi), në vitin 1935, lidhur me shpifjet e trillimet e shtypit grek, si “Iporotikon Mellon”, “Elinikon Mellon”, “Prota”, për vrasjen e bujshme të Stefan Guvolit nga Dhrovjani i Delvinës.
-
'Dyshimet tona për njerëzit e Sigurimit të Shtetit që punuan në shtëpinë tonë, më parë…', dëshmia e rrallë e të birit të Ndue Marashit nga Belgjika
21 Dhjetor 2020, 08:08Publikohet historinë e panjohur të Ndue Marashit, ish-Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, deputetit të Kuvendit Popullor dhe anëtarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, i cili në datën 16 dhjetor të vitit 1975, u gjet i vdekur nga një plumb pistoletë në një nga dhomat e vilës së tij (tek “Shkolla e Kuqe”), rrethanat e së cilës nuk janë zbardhur ende edhe sot pas 45 vitesh?!
-
12 dhjetor 1990/ Kur ‘Zëri i Popullit’ njoftonte shkarkimin e gjysmës së Byrosë Politike dhe takimin e Ramiz Alisë me studentët e Universitetit të Tiranës
12 Dhjetor 2020, 07:35Memorie.al/ publikon kryeartikullin e gazetës “Zëri i Popullit” të datës 12 dhjetor 1990, ku me gërma të mëdha njoftohej mbledhja e plenumit të 13-të të Komitetit Qëndror të PPSH-së, i cili përveç marrjes së vendimeve mbi mbajtjen e Kongresit të X-të të saj në qershorin e vitit 1991 dhe Aktivit Kombëtar të Partisë për në datën 26 dhjetor të atij viti, njoftonte edhe shkarkimin nga funksioni të anëtarëve të Byrosë Politike, të ‘shokëve’: Muho Asllani, Simon Stefani, Lenka Çuko, Foto Çami, Hajredin Çeliku, si dhe Qirjako Mihali dhe Pirro Kondit, nga detyra e kandidatit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, e takimin e ‘shokut’ Ramiz Alia, me një përfaqsi të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
-
Porosia e Komitetit Qëndror të P.P.SH-së: Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai…./ Raporti sekret për studjuesin nga Kosova
5 Dhjetor 2020, 08:36Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi 14. K.Q. PPSH. Ap. Struktura), që mban datën 3 dhjetor 1974, ku studjuesi dhe kritiku i njohur i letërsisë, Koço Bihiku, i ka dërguar nje letër, Kareman Yllit, i cili asokohe ishte ndihmës i Hysni Kapos për problemet e arsim-kulturës, ndërsa për shumë vite pati shërbyer Rektor i Universitetit të Tiranës.
-
Intervista me Sotir Martinin, Ministrin e Oborrit Mbretëror të Shqipërisë, në Egjipt/ Rrëfimi për Mbretin Zog, Princ Lekën, Hoxhën dhe Titon
16 Nëntor 2020, 09:17“Paris-presse” ka botuar, të enjten e 29 gushtit 1946, në faqen nr 2, një shkrim në lidhje me intervistën ekskluzive të korrespondetit të saj me Sotir Martinin, ministrin e Oborrit Mbretëror të Shqipërisë, në Egjipt, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos),Mat - Albania, e ka sjellë për publikun shqiptar :Egjipti, vendi i të mërguarve.
Një fëmijë mbretëror 7 vjeçar në një vilë periferike
-
'Pse firmosa bashkëpunimin me UDB-së dhe si erdha në Shqipëri, pasi vëllai im ishte vrarë në rrethimin kundër Prek Calit'...Dëshmia e rrallë e emigrantit nga Mali i Zi
25 Tetor 2020, 07:49Memorie.al publikon historinë e panjohur të Et’hem Bashiqit me origjinë nga Plava e Gucisë, familja e të cilit gjatë periudhës së Luftës, 1939-‘44, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste në Jugosllavi, dhe vëllai i tij, Beqo, si komunist i 1938-ës, u zgjodh si drejtuesi kryesor i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Malin e Zi, gjë për të cilën u burgos nga italianët dhe u internua në kampin e Peqinit në Shqipëri, ku ai u njoh edhe me Miladin Popoviçin.