Ekonomi
-
Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44% janë mbuluar nga fondi i rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.
29 Janar 2024, 11:02 -
Raporti i BERZH, Shqipëria me normën më të lartë të rritjes ekonomike në rajon! Sejko: Të përgatitemi për ndryshimet klimatike
29 Janar 2024, 10:29Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë se ekonomia shqiptare ka një ecuri pozitive dhe ka shënuar norma të larta të rritjes ekonomike. Në fjalën e tij për prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH-it 2023-2024, Sejko vlerësoi se inflacioni ka ardhur në rënie. Drejtuesja e BERZH në Tiranë Solovova tha se gjatë vitit të kaluar financimet e bankës në Shqipëri kanë qenë shumë të forta.
-
Taksa e infrastrukturës do shtrenjtojë banesat në vijën e parë në Vlorë! Ndërtuesi: Shtresa e mesme s’blen dot shtëpi në Lungomare
28 Janar 2024, 11:27Rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtesat e reja në Vlorë, do të ketë ndikim në shtrenjtimin e apartamenteve. Në zonën e Skelës dhe Tunelit do të jetë 8% ndërsa në qendër 6%. Eksperti thotë se ky vendim ishte i nxituar, dhe se Bashkia duhet të përjashtojë nga taksa hapësirat e përbashkëta
-
Ministria e Financave do kontrollojë bashkitë të ‘lajnë’ borxhet, monitorim nga një mbikëqyrës! Në ‘lupë’ tenderat
26 Janar 2024, 16:26Qeveria ka gati planin e ri për të nxjerrë bashkitë nga vështirësitë financiare, ku parashikohet monitorim i shpenzimeve, kontroll i prokurimeve si dhe caktim të mbikëqyrësit financiar e deri tek administratori në varësi të vlerës së borxheve që ka bashkia. Deri në fund të shtatorit 2023 bashkitë kishin 7.8 miliardë lekë borxhe, dhe më problematike është situata në Kavajë, Mirditë e Vorë.
-
Ergys Versho jep dorëheqjen nga KESH, në krye të Hekurudhës Shqiptare
26 Janar 2024, 12:47Jep dorëheqjen Ergys Verdho drejtor i KESH.
-
Shtrenjtohen sërish apartamentet në Sarandë, agjentët imobiliarë: Të huajt po ulin kërkesën për blerje, shtohet për qira
26 Janar 2024, 07:37Në Sarandë këtë sezon turistik po shënohet një rritje tjetër e çmimeve të apartamenteve.
-
Festat e fundvitit sollën më shumë turistë në Shqipëri! INSTAT: Në dhjetor hynë në vend 616 mijë shtetas të huaj, 57.6% më shumë se në 2022
25 Janar 2024, 17:02Rekordi turistik i vitit 2023 ka marrë edhe vulën e INSTAT, pasi në raportin e fundit për lëvizjet e shtetasve në dhjetor, thuhet se vendi përgjatë vitit të shkuar u vizitua nga 10.1 milionë të huaj
-
FMN: Kursi i këmbimit, nuk nevojitet ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë
25 Janar 2024, 16:25Një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) arrin në përfundimin se Banka e Shqipërisë duhet të ruajë kursin aktual të mosndërhyrjes në kursin e këmbimit, në linjë edhe me rekomandimet e mëparshme të FMN
-
Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? ARRSH e mohon: Nuk do të ketë tarifë për përdoruesit, po zgjerohet me paratë e buxhetit të shtetit
25 Janar 2024, 13:35Një dokument i Autoritetit Rrugor Shqiptar për investimet në urat e vendit thotë se autostrada Tiranë-Durrës do të behet me pagesë, por një gjë e tillë mohohet nga ARRSH, e cila sqaron për Report TV se zgjerimi i rrugës do bëhet me fonde të buxhetit të shtetit dhe nuk do të ketë tarifë për përdoruesit. Kostoja totale e zgjerimit të autostradës prej 31 kilometra sipas ARRSH-së do të jetë 170 milionë euro.
-
Nga lojërat e fatit, lufta kundër pastrimit të parave e menaxhimi i buxhetit të shtetit, fushat ku do të veprojë Ministria e Financave
25 Janar 2024, 08:21Pas miratimit në Kuvend dhe betimit tek presidenti, Bajram Begaj, qeveria ka përcaktuar dhe fushën e përgjegjësisë shtetërore të ministrisë së Financave, dikaster nën drejtimin e ministrit Ervin Mete.
-
Fushat ku do veprojë Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit: Strehimi, PPP, administrimi i pronave shtetërore, nxitja e investimeve private në kulturë dhe inovacioni në sektorin publik
24 Janar 2024, 21:41Pas miratimit në Kuvend dhe betimit tek presidenti, Bajram Begaj, qeveria ka përcaktuar dhe fushën e përgjegjësisë shtetërore të ministrisë së re të qeverisë Rama, atë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që do të drejtohet nga Blendi Gonxhja
-
Testi praktik për patentën në poligonin e Fushë Prezës, do monitorohet me kamera
24 Janar 2024, 16:53Testi i praktikës për të marrë lejen e drejtimit, nuk do të bëhet më nga autoshkollat në rrugë informale të Tiranës, por në një vend të posaçëm dhe i monitoruar plotësisht nga kamerat e sigurisë.
-
Propozimi/ Ndihma ekonomike që marrin fëmijët të indeksohet çdo vit, rrit mundësinë për shkollimin e tyre
24 Janar 2024, 16:32Qeveria parashikon të rrisë ndihmën ekonomike për fëmijët jetimë dhe ata të abuzuar, me qellim të kenë mundësi për tu shkolluar. Po ashtu synohet që brenda viti 2025 të krijohet garancia financiare për fëmijët, çka do të ndryshojë krejtësisht realitetin për këtë pjesë të shoqërisë.
-
Credins bank, zgjidhet banka e vitit!
24 Janar 2024, 13:42Credins bank renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me një tjetër çmim si “Banka e Vitit” nga CCIT Awards. Dhoma e Tregtisë dhe Indrustrisë së Tiranës, organizoi edicionin e rradhës duke vlerësuar me çmime, biznese të industrive të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare.
-
I ngarkuari me punë i SHBA-së takon ministrin Mete: Marrëveshje e re me qeverinë shqiptare për projekte të reja
24 Janar 2024, 13:27Ministri i Financave, Ervin Mete, priti sot në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Wisner.
-
Referenca s’i ndalon qytetarët t’i shesin shtrenjtë pronat! Niko Lera: E domosdoshme, njohja e vjetërsisë me 1% çdo vit
23 Janar 2024, 17:11Udhëzimi me çmimet e reja të referencës për ndërtesat e vjetra në vend, nuk i ndalon qytetarët ti shesin shtrenjtë pronat e tyre. Drejtori i politikës fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera, sqaron për Report TV, se si do të funksionojë skema e re e taksimit të pronave pas këtyre referencave.
-
SPECIALE/ Të prekësh fundin pasi ia ke kushtuar të gjithë jetën, baxhot po ‘zhdukin’ blegtorinë në Vlorë
23 Janar 2024, 16:21Blegtoria është puna e jetës për banorët e fshatrave të Vlorës. Sot janë të gatshëm të shkelin rrugë të panjohura për ta, mjaft që të jetë fillim i ri, pasi me gjithçka që po përjetojnë, thonë se kanë prekur fundi
-
Tregu pa punëtorë, 90 milionë euro për arsimin dhe Aftësimin Profesional në vitet 2024-2026
23 Janar 2024, 14:43Fuqizimi i arsimit profesional dhe rritja e numrit të punonjësve të kualifikuar, janë objektivat kryesore të qeverisë për 3 vitet e ardhme, dhe për këtë strategji ka planifikuar të shpenzojë 90 milionë euro. Stafi i kualifikuar sipas Dokumentit të Reformave Ekonomike, nuk mbulon vetëm boshllëqet që tregu ka për punëtor por ndikon edhe në rritjen e investimeve të huaja në vend.
-
Gati pr/ligji, Inteligjenca Artificiale do përdoret për tenderat! Spiropali: Ul korrupsionin! APP: ‘Dosje virtuale’ për çdo kompani që garon
22 Janar 2024, 16:35Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe për realizimin e tenderave. Digjitalizimi i sistemit të prokurimeve publike është një nga synimet kryesore të projektligjit ‘Për prokurimin publik’, që u diskutua këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë. Sipas relacionit përllogaritja e fondit limit për tenderat dhe vlerësimi i ofertave pjesëmarrëse në garat që hapen do të bëhet në mënyrë elektronike.
-
Ligji për sigurimin e depozitave pritet të ndryshojë për t’u përafruar me BE-në
22 Janar 2024, 07:39Shqipëria duhet të aplikojë ndryshime ligjore në skemën e sigurimit të depozitave për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian.
