Ekonomi
-
Korça po përballet me ulje të numrit të bizneseve të vogla, ndërkohë që vijojnë aplikimet për të çregjistruar sipërmarrjet aktive. Referuar të dhënave të Bashkisë Korçë vjet ishin 205 biznese që aplikuan për të mbyllur biznesin. Ekspertët e qytetit thonë se shkaqet kryesore janë inflacioni që ku rritur kostot, kursi këmbimit dhe emigrimi.
21 Janar 2024, 15:33 -
Tatimet ‘i vihen pas’ shoferëve me makina luksoze! Hetim të ardhurave të pronarëve! Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve
20 Janar 2024, 13:18Pronarët e makinave luksoze brenda vitit 2024 do të kalojnë në sitën e Tatimeve për të vlerësuar nëse të ardhurat që kanë deklaruar justifikojnë apo jo blerjen e një automjeti të shtrenjtë
-
Energjia 2024
20 Janar 2024, 10:55Gjatë vitit 2023, Korporata Energjitike Shqiptare (KESH) diti të drejtojë mirë kaskadën e Drinit, duke mbajtur në prodhim me kapacitet të plotë tre hidrocentralet shtetërore të Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, të cilat japin mbi 60 përqind të prodhimit të energjisë elektrike në vend
-
Konsumi e investimet do rrisin ekonominë me 3.7% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ndikim kryesor! Do merren dy eurobonde 1.2 mld euro deri në 2026
19 Janar 2024, 16:12Rritja e konsumit dhe e investimeve janë dy shtyllat kryesore ku do të mbështetjet rritja ekonomike për tre vitet e ardhshme. Ministria e Financave vlerëson se me zhvillimin e turizmit dhe të ndërtimit ekonomia këtë vit rritet me 3.7%, si dhe pritet ulje e borxhit publik. Në Programin e Reformave ekonomike është parashikuar marrja e dy eurobondeve deri në 2026 me vlerë 1.2 miliardë euro.
-
Strukturat akomoduese pritën në nëntor të vitit 2023, 43.5% më shumë vizitorë se në 2022! Pjesa më e madhe nga Kosova dhe Italia
19 Janar 2024, 15:55Në nëntor në strukturat tona akomoduese janë regjistruar 43,5 % vizitorë më shumë se në Nëntor 2022. Në nëntor sipas INSTAT janë akomoduar në strukturat tona 26% më shumë rezidentë se në nëntor 2022, dhe 60.3% më shumë të huaj.
-
Mete takohet me Presidentin e Rajonit të Lombardisë: Të thellojmë bashkëpunimin, prioritet rritja e investimeve italiane në vendin tonë
19 Janar 2024, 15:38Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Presidentin e Rajonit të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana.
-
Udhëzimi i ri për referencat/ Çmimi i banesave të vjetra mund të amortizohet deri 30%! Tatohet edhe trashëgimia përtej familjes! Shembujt
18 Janar 2024, 16:52Sa më i vjetër të jetë ndërtimi, aq më i ulët do të jetë edhe çmimi i referencës.
-
Sejko: Inovacioni teknologjik sfidë edhe për bankat qendrore! Ekonomia e qëndrueshme, presim ulje inflacioni
18 Janar 2024, 11:31Në forumin "Euromoney" të zhvilluar në Austri mes shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore rreziku nga luhatjet e inflacionit dhe sfidat e zhvillimit teknologjik ishin në fokus të diskutimeve. Guvernatori Gent Sejko tha se teknologjia, ka sfiduar bankat qendrore dhe se duhet treguar kujdes. Sa i takon ekonomisë, Sejko tha se është pozitive, përpos kostove të rritura prej inflacionit.
-
Pronat e dhuruara ndaj kushërinjve të parë nuk përjashtohen nga tatimi 15%! S'llogaritet tatim për pasuritë e paluajtshme me vlerë deri 5 mln lekë
18 Janar 2024, 07:26Pasuritë e paluajtshme në rastet e dhurimit, heqjes dorë apo trashëgimisë do të përjashtohen nga tatimi 15 % për rastet brenda lidhjes gjinore, motër dhe vëlla, por jo ndaj kushërinjve të parë.
-
Zbardhet udhëzimi për zbritjen e çmimeve të referencës nga 1% çdo vit, por jo më shumë se 30%: Nga shitja e apartamenteve deri te fabrikat
17 Janar 2024, 20:07Miratohet formula e re për taksimin e pasurive të paluajtshme në rast shitjeje, dukë përfshirë zbritje 1% të vlerës për çdo vit përdorimi, por zbritja nuk do të jetë më shumë se 30% e çmimeve të referencës
-
Hekurudha Durrës-Tiranë, qeveria miraton mbi 104 milionë lekë për shpronësimet
17 Janar 2024, 17:13Qeveria miratoi sot shpronësimin për itneres publik të pronarëve të pasurive të paluatjshme që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-terminali i Transportit Publik Tiranë si dhe linja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).
-
Në fundvit çmimet në Shqipëri u rritën më shumë se në BE! Eurostat: Në 2023 u shtrenjtua gjithçka me përjashtim të transportit
17 Janar 2024, 15:48Jetesa në Shqipëri në muajit e fundit të 2023 ishte më e shtrenjtë se në vendet e BE, raporton EUROSTAT. Sipas tij në Shqipëri përgjatë 2023 inflacionin arriti 5.3% dhe në dhjetor u shtrenjtuan të gjitha mallrat me përjashtim të transportit.
-
Kina e dyta pas Italisë për shkëmbimet tregtare me Shqipërinë! Gjermania del nga lista e 4 partnerëve kryesorë
17 Janar 2024, 14:22Tregtia e mallrave, si eksportet edhe importet kanë rënë ndjeshëm në vitin 2023, për shkak të zhvlerësimit të euros e dollarit, por edhe si pasojë e rënies së çmimeve në tregjet e huaja. INSTAT thotë se energjia, ndërtimi e tekstilet kishin ndikimin më të fortë negativ në rënien e tregtisë. Sa i takon partnerëve tregtar kryesor për vitin 2023 është fuqizuar më shumë prezenca e produkteve kineze bë vendin tonë.
-
Kriza në biznesin fason, qeveria gati paketën e ndihmës për sektorin e manifakturës! Rama: Japim overdrafte për likuiditet dhe garanci sovrane
17 Janar 2024, 10:19Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në ‘Shtëpinë e Biznesit’, përfaqësues të shoqatës së biznesit fason, për të diskutuar për nevojën e transformimit të mëtejshëm të sektorit. Kreu i qeverisë tha se do të ketë masa mbështetëse për kapërcimin e sfidave, ndërsa shton më tej se do të ketë një rimbursim të shpejtë të TVSH-së përmes një kanali të dedikuar për këtë industri
-
Yield-et e bonove 12-mujore, tjetër rritje e lehtë në 3.44%
17 Janar 2024, 07:16Yield-et e bonove 12-mujore shënuan përsëri një rritje të lehtë në ankandin e dytë të vitit 2024.
-
-
-
-
Biznesi fason në krizë, Malaj: Të ristrukturohet sipas tregut, jo me urdhër! Prençe: Nëse nuk veprohet, deri në qershor mund të jenë 20 mijë të larguar nga puna
15 Janar 2024, 21:45Në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv ekspertët ekonomikë Eduart Gjokutaj e Fatos Çoçoli, ish ministri i Ekonomisë, Arben Malaj dhe kreu i shoqatës ‘Pro Eksport Albania’, Edvin Prençe diskutuan mbi problemet me të cilat po përballen fasoneritë në vend dhe politika që mund të funksionojnë si zgjidhje të mundshme.
-
Qeveria hap ankandin fotovoltaik hibrid me kapacitet 300 KW! 17 maji, afati i fundit për dorëzimin e ofertës financiare
15 Janar 2024, 19:20Sot, më 15 janar është hapur ankandi fotovoltaik hibrid me kapaticitet 300 KW, që cilësohet si burim për prodhimin e energjisë së gjelbërt.
