Ekonomi
-
Shqiptarët dhe industria nuk janë optimistë për situatën ekonomike. Biznesi thotë se ndikim negativ po jep rënia e porosive, ndërsa qytetarët perceptojnë përkeqësim të gjendjes financiare dhe kanë hequr dorë nga blerjet e mëdha. Shërbimet, tregtia e ndërtimi, mbeten optimistë.
2 Maj 2025, 16:34 -
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë
2 Maj 2025, 08:31Të dhënat e INSTAT tregojnë se shqiptarët punojnë më gjatë se të gjithë në Europë. Për vitin 2023, të punësuarit me pagë punonin mesatarisht 43.7 orë në javë, ose 7.6 orë më shumë se mesatarja europiane.
-
Hotelet nga sot pa kontrolle, 1 mijë subjekte pranojnë deklarim 65% të totalit të shtretërve
1 Maj 2025, 16:22Referenca e shfrytëzimit nga qeveria për hotelet, resortet dhe strukturat akomoduese erdhi si një masë për të frenuar fenomenin e mosdeklarimin real numrit të pushuesve dhe të dhomave të shfrytëzuara.
-
Sezoni veror gjen Korçën e Pogradecin pa punëtorë në hotele e restorante, të rinjtë migrojnë në bregdet! Agjencia e Punësimit: 199 vende të lira
1 Maj 2025, 16:06Sezoni veror që nis për pak ditë i gjen pa punëtorë bizneset e hoteleri-turizmit në Pogradec e Korçë. Sipas shoqatës së biznesit, janë 5 mijë vende të lira pune por zyrtarisht pranë Agjencisë së Punësimit deklarohen 199 vakanca.
-
1 Maji e gjen Shqipërinë me ulje të papunësisë e rritje punësimi por mes ‘halleve’ të vjetra! Mungesa e stafit dhe nëndeklarimi i pagave vijon
1 Maj 2025, 15:101 maji e gjen Shqipërinë me ulje të papunësisë në 8.8%, dhe me mbi 1.3 milionë të punësuar, por përsëri nevoja për staf është në shifra të larta. Ekspertët vlerësojnë se pagat e ulëta, mungesa e vlerësimit dhe kushtet e punës janë faktorë që po largojnë punëtorët jashtë vendit.
-
Rishikohet për herë të parë buxheti i shtetit/ 10 mln $ për biznesin inovativ të Mira Muratit
30 Prill 2025, 17:26Buxheti i shtetit po rishikohet për herë të parë për këtë vit me qëllim financimin e projektit të investimit startup "Machine Thinking Lab". Ky startup inovativ drejtohet nga shqiptarja Mira Murati dhe qeveria shqiptare do të bëhet aksionere me një vlerë prej 10 milionë dollarë.
-
DIVA/ Tatimet: Nga 2026-a, prindërit do rimbursohen me 48 mijë lekë për shpenzimet arsimore për çdo fëmijë nën 18 vjeç
30 Prill 2025, 15:25Të gjithë prindërit me të ardhura vjetore nën 1.2 milionë lekë do të përfitojnë deri në 48 mijë lekë në vit kompensim për secilin fëmijë nën 18 vjeç. Nga 2026 në deklaratën individuale të të ardhurave, DIVA, do zbriten shpenzimet për arsimimin të mbështetura me fatura.
-
Paratë cash rekord, 4.3 mld euro po qarkullojnë jashtë bankave, 390 milionë euro € më shumë se 2024-a
30 Prill 2025, 15:17Gati 4.3 miliardë euro po qarkullojnë jashtë sistemit bankar. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar deri më tani e përdorimit të Cash në ekonomi. Për të kufizuar këtë fenomen që hap shumë shtigje për evazion fiskal, qeveria po punon për kufizimin e pagesave me para në dorë vitin e ardhshëm.
-
Ekspertja për Report TV: Në 5 vitet e fundit, 40% e të ardhurave familjare kanë shkuar për shpenzime ushqimore! Shteti duhet të ndërhyjë për të shmangur abuzimet me çmimet
30 Prill 2025, 14:42Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi tha se në 5 vitet e fundit, 40 për qind e të ardhurave të familjeve shqiptare kanë shkuar për shpenzimet ushqimore.
-
Ndryshon udhëzimi, lehtësohen procedurat për përfitimin e naftës në bujqësi! Dokumentet që duhet të dorëzohen, ja deri kur zgjasin aplikimet
30 Prill 2025, 08:01Fermerët që aplikojnë për përfitimin e naftës për punimet bujqësore do të përballen me më pak barriera burokratike.
-
“Paqja fiskale”, përfitojnë mbi 180 mijë biznese debitore me 1.6 mld € borxhe! Sa falen të gjitha dhe cilët paguajnë pa gjoba?
29 Prill 2025, 15:53Rreth 1.6 miliardë euro është borxhi tatimor që do të preket nga Paqja Fiskale e premtuar nga qeveria. Bazuar në raportet e tatimeve 180 mijë biznese debitorë, do të mund të përfitojnë ulje të gjobave e kamatave, kurse çdo borxh i krijuar para 2015-ës falet plotësisht.
-
Në tre muaj u morën 968 mln € kredi, 40% në valutë. Rritja e kërkesës shton refuzimet
29 Prill 2025, 15:36Tre muajt e parë të vitit janë shoqëruar me rritje të kërkesës për kredi si nga bizneset ashtu edhe nga qytetarët, por njëkohësisht janë shtuar edhe refuzimet nga bankat. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga janari deri në mars u morën 968 milionë euro kredi.
-
Gati gjysma e kredive për shtëpi, tregu imobiliar tremb bankat. Nëse ka luhatje, rrezikohen direkt! BSH me plan masash: Mund të kufizojmë huatë
28 Prill 2025, 16:22Banka e Shqipërisë ka nisur të hartojë masat që do të ndërmerren për të kufizuar kredidhënien për pasuri të paluajtshme për shkak të ekspozimit të bankave ndaj këtij sektori. Report TV mëson se po studiohet mundësia për të caktuar tavan për vlerën e kredisë që mund të jepet për blerje prone apo për afatin e shlyerjes. Ndërkohë vetë bankat janë të shqetësuara për rritjen e shpejtë të çmimeve.
-
Banka Botërore: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, pritet ulje e varfërisë! U rrit punësimi dhe u ul inflacioni
28 Prill 2025, 11:01Banka Botërore ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, pasi vlerëson se pasiguritë janë në rritje. Sa i takon ekonomisë së Shqipërisë në vlerësimin e fundit thuhet se ajo është e qëndrueshme, këtë vit pritet të rritet me 3.2% dhe parashikohet të ulet më tej varfëria.
-
FMN e Banka Botërore vlerësojnë ekonominë, Sejko: Rritja pritet të vijojë në nivelin 3.5 - 4 për qind
27 Prill 2025, 13:30Në datat 21 - 26 prill 2025, në Uashington, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore. Banka e Shqipërisë u përfaqësua në këto takime me një delegacion të nivelit të lartë, të kryesuar nga Guvernatori, Gent Sejko.
-
‘Lufta e tarifave doganore’ mund të rrisë çmimet dhe interesat, BSH: Pasiguria ul investimet dhe ekonominë
25 Prill 2025, 17:11Lufta tregtare e tarifave doganore të Trump po rrezikon një valë tjetër inflacioni të shoqëruar me ulje të investimeve në ekonomitë globale përfshirë edhe vendin tonë. Këtë paralajmëron Banka e Shqipërisë që thotë se kjo situatë po rrit pasigurinë nëpër tregje.
-
“Çmenden” çmimet e apartamenteve, mbi 56% më shtrenjtë në Tiranë për 6 muaj në 2024-n! BSH: 50% e shitjeve me kredi, ‘largohen’ të huaj
25 Prill 2025, 16:15Viti 2024 është mbyllur me shtrenjtim të çmimit të apartamenteve si për blerje ashtu edhe për qira. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, çmimet e banesave në gjithë vendin nga qershori deri në dhjetor 2024 u rritën me 44%, ku shtrenjtimi më i madh është regjistruar në Tiranë.
-
Qeveria jep 422 milionë lek të tjera për Gjanicën, nisin punimet e fazës së tretë
24 Prill 2025, 12:22Në Fier ka nisur puna për fazën e tretë të rehabilimit të lumit Gjanica. Në gjatësinë prej 2 kilometra do të ndërtohen rrugë, trotuare dhe parqe. Investimi kap vlerën e 422 milionë lekëve.
-
Ibrahimaj shpjegon si do të funksionojë ‘Paqja Fiskale': Bazohet në tre komponentë
24 Prill 2025, 12:21Delina Brahimaj, në takimin me bizneset në Elbasan, shpjegoi se si do të funksionojë iniciativa ‘Paqja Fiskale. Ajo shpjegoi tre elementët në të cilën bazohet iniciativa.
-
Dollari në pikiatë, ekspertët: Lufta tarifore e SHBA po e zhvlerëson! Tashmë duhet të kishin rënë çmimet e importit
23 Prill 2025, 17:43Lufta tarifore e administratës së Donald Trump dhe qasja e bankave qendrore ndërkombëtare që kursimet po i mbajnë në ‘ar’ po zhvlerëson dollarin. Kështu e argumentojnë ekspertët në Shqipëri dobësimin e monedhës amerikane që sot këmbehet deri në 86 lekë.
