Ekonomi
-
Të moshuarit në vend pritet të marrin një pension të 13-të. Synimi i qeverisë është shkruar në strategjinë për të moshuarit, ku thuhet se brenda vitit 2030 do të rritet pensioni mesatar, mosha e daljes në pension si dhe formula e indeksimit.
5 Qershor 2025, 12:57 -
Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale të 2024-s
5 Qershor 2025, 07:45Gjatë vitit të dypunësuarit i deklarojnë pagat më vete në secilën kompani ku punojnë. Në fillim të vitit të ardhshëm, kur bëhet deklarimi i DIVA, të dy pagat mblidhen bashkë dhe tatohen si një e vetme.
-
Kostot e banesave nuk po rriten, çmimet e apartamenteve po
5 Qershor 2025, 00:14Rritja e kostove të ndërtimit është ngadalësuar ndjeshëm muajt e fundit, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT në Indeksin e Kushtimit në Ndërtim për Banesa.
-
Të njëjtat produkte, në Shqipëri 100% më shtrenjtë se në Bashkimin Evropian! Kryesojnë ushqimet për bebe, 147% më 'të kripura'
4 Qershor 2025, 16:38Familjet shqiptare po paguajnë 2 herë më shumë se qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian për të njëjtat produkte konsumi, që në vendin tonë vijnë përmes importit nga të njëjtat kompani. Shkaqet kryesore, mungesa e konkurrencës dhe abuzimi i tregtarëve.
-
BE mbështetje Shqipërisë për të 'frenuar' emigrimin! 50 mln € për trajnim dhe punësim të të rinjve
3 Qershor 2025, 16:17Bashkimi Evropian do të financojë me 50 milionë euro programin për ‘Punësimin e të rinjve’ në Shqipëri. Ky projekt synon punësim për të papunët, trajnime për kualifikimin profesional si dhe bursa për grupet vulnerabël.
-
Ekonomia 'ok' rishikimit të buxhetit, 10 mln $ për biznesin inovativ të Mira Muratit! Shqipëria aksionere
3 Qershor 2025, 14:41Kompania e Mira Muratit, ku Qeveria shqiptare ka zgjedhur të hyjë aksionere, synon të ofrojë shërbime të reja në fushën e inteligjencës artificiale të cilat do të mund të përdorën në shëndetësi, ekonomi, arsim apo sektorë të tjerë të industrisë.
-
Drejtorët e Doganave të BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në 12 qershor në Tiranë
3 Qershor 2025, 12:18Në 12 qershor 2025 në Tiranë do të zhvillohet Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së “Partneriteti Doganor për një Europë të Lidhur - Thellimi i Bashkëpunimit Doganor CEFTA-BE për lidhje të Pandërprerë”.
-
Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet 'kushtoi' 10 milionë USD
3 Qershor 2025, 08:40Buletini i fundit vlerëson se gjatë periudhës Janar-Prill 2025, janë dhënë 14 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 1.04 miliardë lekë apo mbi 10 milionë euro.
-
Turizmi rrit besimin në ekonomi, në rënie ndërtimi e tregtia! Më pak kërkesa për apartamente të reja, ndërtuesit pesimistë
2 Qershor 2025, 19:00Vrulli i ndërtimeve në vend po ngadalësohet. Instituti i Statistikave evidenton rënien e kërkesave për apartamente. Nga ana tjetër, në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë, industria dhe turizmi janë dy sektorët që udhëheqin rritjen e besimit në ekonomi për muajin maj.
-
BE grant 50 mln € për energjinë e rinovueshme, do ngrihen 130 stacione për karikimin e makinave elektrike! ‘Veprimtaria’ ok kredisë 45.7 mln € për OSHEE
2 Qershor 2025, 15:55Bashkimi Evropian do të japë 50 milionë euro për Shqipërinë me fokus tek energjia e rinovueshme. Zëvendësministri i Infrastrukturës Emi Kozeli sqaroi në komisionin e Veprimtarive prodhuese, se fondet do të përdoren për stacione karikimi për mjetet elektrike, panele diellore për familjet dhe rritje të efeciencës së energjisë për ndërtesat publike në 4 bashki.
-
Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë
2 Qershor 2025, 15:50Ka hyrë në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Tashmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, mund të bashkojnë vitet e sigurimeve në Shqipëri dhe Itali dhe të përftojnë pension në bazë të totalit të viteve të kontributeve. Të njëjtat të drejta do ti kenë edhe italianët që jetojnë në Shqipëri.
-
Tatimet apel bizneseve: Deri kur të futet në fuqi 'paqja fiskale' duhet të paguani detyrimet
2 Qershor 2025, 14:39Drejtoria e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve të paguajnë detyrimet pasi në të kundërt do të përballen me gjoba, të cilave ju shtohen kamatëvonesat dhe interesat, por edhe masa të tjera ndëshkuese siç parashikon ligji.
-
Drejtoresha e AMF në Forumin e NAIC në SHBA: Digjitalizimi dhe rritja e përfshirjes, kyçe për zhvillimin e tregjeve financiare! Rol strategjik kombëtar
30 Maj 2025, 18:01Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza Kaçi, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve 2025, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Komisionerëve të Sigurimeve (NAIC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
-
Sejko: Turizmi do të vazhdojë të jetë promotori i zhvillimit ekonomik të vendit
30 Maj 2025, 17:30Gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet kryesore makroekonomike të vendit, ku theksoi se ekonomia shqiptare ka pasur një trend pozitiv zhvillimi.
-
Rreth 100 mijë shqiptarë me portofol në monedha digjitale, të ‘fiksuar’ me Bitcoin! ‘Ferma’ ilegale po prodhojnë kriptovaluta
30 Maj 2025, 16:22Edhe pse Shqipëria është ende në hapa fillestare, ‘akulli’ është thyer pasi deri 100 mijë shqiptarë kanë investuar në një ‘kriptovalutë’. Për herë të parë Tirana mikpriti një samit për kriptomonedhat, që bëri bashkë prodhuesit më të mëdhenj të monedhave digjitale.
-
Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë
30 Maj 2025, 15:38Të premten në mesnatë skadon afati për aplikimin në Skemën Kombëtare të Subvencioneve në Bujqësi, një mbështetje financiare që shteti jep për fermerët. Deri në mesditë kanë aplikuar 68 mijë fermerë, ku 90 për qind e tyre kërkojnë të përfitojnë naftën pa akcizë.
-
Investitorët nga jashtë 'joshen' gjithnjë e më shumë nga borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare
30 Maj 2025, 12:19Investitorët nga jashtë po fitojnë gjithnjë e më shumë peshë në kërkesën për instrumentet e borxhit të qeverisë. Vitin e kaluar, ata hynë për herë të parë në tregun e titujve qeveritarë në Lekë të qeverisë shqiptare, duke investuar në total 14.4 miliardë lekë.
-
400 makina luksi, por pronarët s’justifikuan të ardhurat! Tatimet apel për deklarim: Përballeni me gjobë deri ndjekje penale!
29 Maj 2025, 17:36Gjobë dhe deri në ndjekje penale do të ketë për pronarët e automjeteve të luksit, të cilët nuk justifikojnë me të ardhura të deklaruara, blerjen e një mjeti mbi 50 mijë euro. Për qytetarët dhe bizneset që nuk paguajnë tatime e taksa, pas paralajmërimeve, shkohet deri ne bllokim të makinës.
-
Frenon goditjen nga zhvlerësimi i monedhave të huaja! Qeveria ‘kurs industrial’, fiksim lek-valutë për eksportuesit
29 Maj 2025, 14:54100 sipërmarrje në fushën e fasonerisë janë mbyllur brenda këtyre 5 viteve, fillimisht prej krizës së shkaktuar nga pandemia dhe më pas prej zhvlerësimit të valutave. Bizneset e këtij sektori pohojnë se kanë nisur diskutimet për të hartuar programin për ‘kursin industrial’ që mbron kontratat e tyre nga rënia e monedhave të huaja.
-
AMF: Kompanitë e sigurimeve paguan më pak dëme për katër muajt e parë të vitit
29 Maj 2025, 08:03Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 4-mujorin janar-prill 2025, vlera e dëmeve të paguara bruto nga industria e sigurimeve zbriti në 2.67 miliardë lekë, 4.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
