Ekonomi
-
Zhvlerësimi i valutave nuk ka të ndalur pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka shtuar blerjet e euros në treg për të stabilizuar kursin. Prej shtimit të blerjeve, rezerva valutore po regjistron shifra rekord, pasi në korrik kapërceu shifrën e 6.8 miliardë euro ose 1.1 miliardë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
30 Gusht 2025, 18:23 -
Shqiptarët e vitit 2024 punuan më pak se një vit më parë/ Por, diferenca me Bashkimin Europian prej 5 orësh mbetet e fortë
29 Gusht 2025, 21:13Të dhënat e fundit tregojnë se orët mesatare javore të punës në Shqipëri kanë rënë nga 41.6 në vitin 2023 në 41.3 në vitin 2024. Një ndryshim i vogël, pothuaj i padukshëm, por mjaftueshëm për të thënë se shqiptarët kanë ulur shpejtësinë.
-
15.2% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat mjekësore, kryeson kosto e lartë, rekord në Europë
29 Gusht 2025, 21:06Shqipëria kryesoi Europën për numrin e lartë të popullsisë mbi 16 vjeç që kishin nevoja mjekësore të paplotësuara në vitin 2024 raportoi sot EUROSTAT.
-
Raporti/ Bie me 37% kredia për blerje banese në korrik, bankat tregohen ‘dorështrënguara’ pas kufizimeve të BSH-së
29 Gusht 2025, 18:24Ky kufizim u bë sipas bankave për të kthyer në normalitet çmimet e pronave pasi gjykohet se shtrenjtimi i tyre është mbështetur edhe nga rritja e shpejtë e kredisë për blerjen e tyre.
-
Ulet numri i lejeve të ndërtimit nga bashkitë, bie me 67% sipërfaqja! INSTAT: Institucionet e tjera s’raportojnë, s’kemi shifra
29 Gusht 2025, 15:36Bashkitë miratuan më pak leje në tremujorin e dytë të këtij viti sesa vjet. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë kësaj periudhe u miratuan 352 leje ndërtimi me vlerë 184 milionë euro. Ndërsa institucionet shtetërore thotë INSTAT nuk kanë raportuar për numrin e lejeve që kanë miratuar në këtë periudhë.
-
Kreditimi i ekonomisë u frenua në muajin korrik
28 Gusht 2025, 22:00Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për korrikun kishte vlerën e 28.9 miliardë lekëve, 1.3% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, ecuria e deritanishme progresive tregun qe kredia për ekonominë gjatë 2025 ka vijuar rritjen dhe është në vlerat më të larta historike të regjistruara në këtë periudhë të vitit.
-
Thatësira uli prodhimin e energjisë, KESH shpenzoi 156 milionë euro për importe
27 Gusht 2025, 17:45Brenda këtyre gjashtë muajve janë blerë gati 1.5 mijë gigavat orë energji elektrike. Importi i energjisë është rritur me 3.2 herë në raport me vitin e kaluar.
-
Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, biznesi amerikan ngre 6 shqetësime! Problem bllokimi i shërbimeve për qytetarët
27 Gusht 2025, 16:20Evidentohet si problem edhe kompetencat e shumta që do të ketë Ministria e Financave, që sipas Dhomës Amerikane mund të ngrenë dyshime mbi pavarësinë e Fondit Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet'.
-
Siguria ushqimore, qeveria ‘revolucion’ në kontrolle! Tre institucione ‘shkrihen’, 3 të tjera krijohen! Inspektim vetëm me ‘bazë risku’, edhe në dorë të privatit
27 Gusht 2025, 15:03Kontrollet për të garantuar sigurinë ushqimore prej 2027-ës do të kryhen nga 3 institucione të reja që do të ngrihen. Në projektligjin për ‘Kontrollet Zyrtare’ në konsultim publik, të hartuar nga Ministria e Bujqësisë thuhet se inspektimet pranë subjekteve si për produktet bimore ashtu edhe ato shtazore do të mund t'i delegohen edhe bizneseve private.
-
Shtëpi me ‘borxhe’! Kapet niveli më i lartë i kredive për banesa në 3 vitet e fundit, 362 mln € në 6 muaj
27 Gusht 2025, 14:48Vetëm në gjysmën e parë të vitit shqiptarët morën 362 milionë euro kredi për blerje banese ose 24% më shumë se vjet. Banka e Shqipërisë ka evidentuar 2 arsye kryesore, çmimet e larta të pronave dhe kufizimi i kredisë për blerje shtëpie që ndërmori banka dhe që nisi zbatimin nga 1 korriku.
-
Grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
27 Gusht 2025, 07:20Sipas të dhënave nga INSTAT, për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj.
-
“Punëtorët e huaj s'janë shpëtim”, eksperti: Biznesi të reflektojë, vetëm punonjësit vendas garantojnë qëndrueshmëri
26 Gusht 2025, 16:05Bizneset shqiptare duhet të hedhin sytë nga punëtorët vendas pasi 12 mijë të huaj që punojnë aktualisht në vend janë një zgjidhje e sforcuar, e kushtueshme dhe e përkohshme për ekonominë e vendit.
-
Dëmshpërblimi i ish- të dënuarve politikë, publikohet lista e parë e dosjeve të përfituesve të këstit të pestë
26 Gusht 2025, 15:18Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën e pagesës së këtij kësti.
-
Konkurrenca hetim bankave si përzgjedhin kompanitë e sigurimit të jetës për kreditë, kërkon dhe ndihmën e qytetarëve
26 Gusht 2025, 14:58Hetimi mbulon një periudhë 3-vjeçare dhe ka si objekt verifikimin e rrethanave në të cilat kredimarrësit kanë realizuar sigurimin e jetës për kreditë e tyre gjatë kësaj periudhe.
-
Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM, rritje me 42% krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar
26 Gusht 2025, 07:22Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në 6 muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
-
Raporti/ Rreth 22 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri! Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë
25 Gusht 2025, 18:11Nga zanatet e vjetra e deri tek profesionet e reja, kryesisht në teknologji, aktualisht janë 5415 vende të lira pune, për punëtor krahu, magazinier, ekonomist, bojaxhi, mjekë, punonjës në hotele e deri tek profesionistët të teknologjisë së informacionit.
-
Zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe Bypass-i i Sarandës, ARRSH kërkon mbikëqyrësit e projekteve 45 mln euro
25 Gusht 2025, 14:37Në sistemin e prokurimeve u çelën këtë të hënë procedurat që parashikojnë këtë shërbim.
-
Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet gjobisin subjektin në Tiranë, fshehu 810 mijë euro të ardhura në mbi 3 vjet
25 Gusht 2025, 08:23Një subjekt me produkte mishi është gjobitur nga Tatimet pasi gjatë kontrolleve është konstatuar se ka fshehur 810 mijë euro të ardhura në mbi 3 vjet si dhe jepte mallra pa faturë.
-
Francezët e gjermanët 'pushtojnë' Shqipërinë, INSTAT: Në janar-korrik, 48% më shumë turistë nga Franca se një vit më parë, nga Gjermania 28%
25 Gusht 2025, 07:38Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që këtë vit kanë “pushtuar” Shqipërinë, duke ia marrë stafetën Italisë, që deri një vit më parë e kishin të dukshme preferencën për vendin e shqiponjave.
-
Biznesi i 'urisë', shqiptarët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina
24 Gusht 2025, 07:35Moda e re ushqimore është e qartë: konsumatorët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina. Nga qiqrat e pjekura te kefiri dhe proteina shtazore, tregu ushqimor global dhe ai shqiptar, po përshtatet me një “uri” të re që vjen nga palestrat, mediat sociale dhe dëshira për një trup më të fortë.