Lajme nga emisionet
-
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se Izraeli nuk është i vetëm në këtë luftë, pasi edhe liderë botërorë që më parë e kanë kritikuar për veprimet në Gaza, tashmë janë rreshtuar pro tij. Ai theksoi se nëse SHBA futet në Iran mund të plas anarkia nga 30 milion grupe etnike kundër Ajatollahve.
19 Qershor 2025, 22:11 -
Sulmet Izrael-Iran/ Prenga në ‘Frontline’: SHBA do ndërhyjë! Prençi: Mund të ketë përshkallëzim! Poli Hoxha: Teherani financion grupe terroriste
19 Qershor 2025, 22:03Ish zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm, Ded Prenga tha se sulmi i Izraelit ndaj Iranit ishte një sulm që pritej. Ai tha se SHBA do të ndërhyjë shumë shpejt. Ekspert i Çështjeve të Sigurisë, Shemsi Prençi tha se ekziston një rrezik që sulmet Izrael- Iran të përshkallëzohen më tej
-
Sëmundjet e zemrës, mjekja për Report Tv: Është ulur mosha, të prekur edhe 30- vjeçarët, shkaktarë janë ushqimet e përpunuara dhe mungesa e aktivitetit fizik
19 Qershor 2025, 19:06Mjekja Aurora Dollenberg tha se mosha e pacientëve që preken nga sëmundjet kardiovaksulare ka rënë në Shqipëri, ku ka edhe 30- vjeçar që paraqiten në urgjencë. Mjekja tha se shkaktarët kryesor të rritjes së sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë janë ushqimet e përpunuara dhe mungesa e aktivitetit fizik
-
Azo për Report Tv: Shqipëria me çmimet më të larta edhe se vendet e BE, u rritën ato të shportës! Duhet ndërhyrje e qeverisë, ja faktorët që ndikojnë
19 Qershor 2025, 17:58Gazetarja Dorina Azo foli në "Studio Live" për të dhënat më të fundit në sektorin e çmimeve të produkteve të shportës dhe trendin rritës të tyre. Shqipëria me çmime si Portugalia dhe Italia, kurse Kosova dhe Maqedonia kanë çmimet më të ulëta. Qumështi, veza, djathi dhe pijet alkoolike pësuan rritje, vetëm duhani me ulje. Domonojnë produktet e importit, as zhvlerësimi i euros nuk ndihmoi
-
Rinumërimi/ Kume për Report Tv: S’do ketë ndryshim rezultati, PS-PD kanë përfituar më shumë! Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për devijimin
19 Qershor 2025, 15:26Eksperti i zgjedhjeve Andon Kume, flet për “Sot, Live në Shqipëri”. Ndan mendimin se nuk do ketë ndryshime mandatesh për Tiranën, por mund të ketë tek preferencialet e kandidatëve. Deri tani gabime njerëzore, sugjeron që partitë politike të mos e menaxhojnë më procesin me komisionertë e tyre. Zgjedhjet e pjesshme lokale pas muajit shtator
-
Historia e xha Thanasit në 'Një nga ne', agronomi nga Vlora që nuk i ndahet luleve as në pleqëri: Më shtojnë jetën!
18 Qershor 2025, 21:29Xha Thanasi, agronomi me 62 vjet përvojë në Vlorë, gjen qetësi dhe kënaqësi të madhe në punën me bimët, pavarësisht pensionit të ulët dhe sfidave të moshës. Ai nuk do të ndalet kurrë së kujdesuri për natyrën, duke e konsideruar këtë si burimin e energjisë dhe jetës së tij.
-
Meçe për Report Tv: Treni bullgar mediokër, s’ekziston! PD po hakmeret ndaj komisionerëve! Sefa: Berisha bëri autogol, numëruesit do shkojnë në burg për 90 mijë lekë
18 Qershor 2025, 18:06‘Studio Live” të Report Tv, me të ftuarit Arben Meçe dhe Indrit Sefa, analizoi procesin e deritanishëm të rinumërimit në Tiranë, vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi PD-në në 4 qarqe dhe pse selia blu pretendon trenin bullgar, edhe pse verifikimet e deritanishme tregojnë se nuk ekziston. Ndajnë mendimin se Berisha bëri autogol me rinumërimin dhe farsën elektorale dhe se po merr më qafë numëruesit, pjesën më të devotshme të partisë
-
Nutricionisti Altin Joka: Ja mënyrat sesi të kaloni vapën, çfarë rekomandohet të konsumoni
18 Qershor 2025, 16:13Si ndikon nxehtësia e verës në funksionimin e trupit dhe të sistemit nervor? / Ushqimet dhe lëngjet që na mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta
-
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, avokati Lumaj për Report TV: ‘Preken’ edhe shqiptarë, ka të arrestuar me shkelje ligjore
18 Qershor 2025, 14:37Duke folur për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm në SHBA, avokati theksoi se preken edhe shqiptarë. Sipas tij, ka edhe të arrestuar, por të cilët kanë rekorde kriminale.
-
Shqiptarja rrëfen nga Izraeli për Report Tv: Kam dhomë sigurie në banesë, na njoftojnë në celular për raketat! Irani s’duhet neglizhuar
18 Qershor 2025, 13:53Jeta Gani rrëfen për “Sot, Live në Shqipëri”, situatën e luftës që po hyn në javën e parë. Si vepron kur bien sirenat e alarmit, sa qëndron me familjen në strehimoren e ndërtuar në banesë dhe frika e përhershme. Punohet vetëm online, asnjë lëvizje në rrugë apo lokal i hapur dhe shëtitje. Bie intensiteti i sulmeve nga Teherani, Gani: Ata e nisën luftën, godasin Izraelin prej shumë vitesh, koha t’i jepet fund
-
Kara për Report Tv: Rinumërimi një shashkë e PD-së për të justifikuar humbjen, tani nisin problemet e brendshme! Noka dhe Vokshi sherr mes njëri-tjetrit
17 Qershor 2025, 19:07Juristi Romeo Kara deklaroi se rinumërimi i votave është një shashkë e PD-së për të justifikuar humbjen, pasi diferencat janë të vogla dhe pa ndikim në rezultat. Ai parashikon nisjen e përplasjeve të brendshme në PD, duke përmendur edhe debatin mes Nokës dhe Vokshit si shenjë të humbjes së kontrollit nga Berisha.
-
Kuçana për Report Tv: Votat brenda PD u trafikuan, të rinumërohen të gjitha kutitë në Durrës! Do shkoj deri në Strasburg, analizë dhe reformim në parti
17 Qershor 2025, 18:13Kandidatja demokrate në qarkun Durrës, Ilirjana Kuçana, tha gjatë intervistës sot në “Studio Live” se beteja e saj për transparencën e votës do shkojë deri në fund, me ankimime deri në Kushtetuese dhe Strasburg. E bindur se pati devijim te kandidatë të tjerë. Kërkon edhe analizën e thellë dhe reflektimin në parti, me përgjegjësi për gjithsecilin, përveç kryetarit Berisha
-
Shqipëria po shkon drejt 2 mln banorë? Ekspertët shpjegojnë arsyet për rënien e lindjeve dhe shkaqet e emigrimit
17 Qershor 2025, 16:09Ekspertët ngrenë alarmin për rënien e popullsisë që sipas tyre mund të jetë edhe më e fortë nëse nuk merren masa, ndërsa aktualisht jetojnë në vend 2.3 milionë banorë, nga 2.4 milionë që ishte rezultati në CENSIN e 2023-shit.
-
Gjuraj për Report TV: Tre faktorët që ‘shtynë’ Izraelin të godiste Iranin, ky sulm kaq i përpiktë mund të jetë përgatitur për një dekadë
17 Qershor 2025, 15:12Gjuraj, në një intervistë për Report TV, përmendi tre faktorë që e çuan Izraelin të sulmonte Iranin. Sipas tij, për të kryer këtë sulm kaq preciz, Izraeli mund të jetë përgatitur për një dekadë.
-
-
Shqiptarja Jeta Gani nga Izraeli: Kemi 20 vite që vuajmë nga Irani, situata është e vështirë, çdo gjë është mbyllur këto ditë
16 Qershor 2025, 22:20Shqiptarja që jeton në Izrael Jeta Gani, tha se situata në Izrael është vërë e vështirë pas sulmeve të fundit nga Irani.
-
Sulmet Izrael-Iran/ Krisafi: Do mbyllen në pak ditë, Teherani të vetmen fuqi ka raketat balistike! Nesho: Sponsorizues i terrorizmit! Laçi: Lufta sapo ka nisur
16 Qershor 2025, 22:05Ledion Krisafi teksa komentoi sulmet Izrael-Iran u shpreh se Izraeli ka një flotë shumë të fuqishme në krahasim me Iranin. Ai tha se beson se lufta do të përfundojë brenda disa ditësh. Zana Guxholli, ekspertja e ekonomisë tregoi edhe efektet e mëdha që mund të ketë në ekonomi nëse konflikti përshkallzohet dhe përfshihen edhe vende të tjera.
-
Rinumërimi i kutive/ Avokat Ngjela për Report Tv: Berisha po merr kohë të ndërtojë gënjeshtrën e radhës! Ka një jetë që thotë më vodhën zgjedhjet
16 Qershor 2025, 20:51Avokati Spartak Ngjela tha se rinumërimi po përdoret nga Berisha për të fituar kohë dhe për të ndërtuar një tjetër gënjeshtër. Sipas tij, Berisha prej vitesh përsërit pretendimin se i janë vjedhur zgjedhjet.
-
-
