Ish-deputeti Lefter Maliqi dhe avokati Spartak Ngjela, u përplasën në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report TV, mbi qëndrimet e tyre të kundërta politike.
Menjëherë sapo hyri në lidhje live dhe pa Maliqin në studio, Ngjela u revoltua dhe kërkoi që të kishte një intervistë pa debat.
Por pasi Ngjela deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është ‘i mbaruar’ politikisht, Maliqi u kundërpërgjigj duke i thënë avokatit se e kishte çështje personale me kreun e PD-së.
Më pas debati agravoi, ku të dy protagonistët përdorën fyerje kundrejt njëri-tjetrit dhe u desh ndërhyrja e moderatorit Qori, që debati të përfundonte.
“Kush është ky ore? Kush është ky?”, pyeti Ngjela.
“Zoti Maliqi është ish-deputet i opozitës”, tha gazetari Qori.
“Jo s’ka me deputetë të tjerë, unë jam vetëm bilateral me ju, nëse nuk do, ika”, tha Ngjela.
“PD është në krizë zotëri, nuk fiton dot gjë. Kush është kriza e PD-së? Saliu. Si mund të fitojë një njeri që është non grata në Amerikë? Po ne pa Amerikën vdesim ore. Si më bëni këto pyetje, bashkë e kemi mbyllur diskutimin. Kush është ky ore ejj? Ika unë”, tha Ngjela.
“O Ngjela ik fli gjumë se me ditë je. Meqënëse the katund, por ta jap përgjigjen. Përse SPAK nuk e dëgjoi Rilindja, kur SPAK bëri kërkesë për heqjen e imunitetit të Berishës. Kthe përgjigje. Meqë po merresh me Metën dhe me të tjerët. Kurse përsa i përket Berishës, ti e ke personale me Berishën. Mos m’u hidh mua ande-këtej. Ti pensionist, merr ato tespiet atje dhe nuërmoi mirë. Mos më thuaj mua kush je ti dhe kush jam unë”, tha Maliqi.
“Ti je i pashkollë”, ia ktheu Ngjela.
“Ti avokat i dështuar je, më thuaj mua një proces gjyqësor që ke fituar. Hajde në studio dhe debatojmë. Mos më trego mua përralla me mbret”, tha Maliqi.
“Zotëri do flasim bashkë ne apo të iki unë?”, tha Ngjela.
“Boll ore ik fli gjumë atje. Merr një arkivol atje dhe ik se për atë punë je. Je në arkivol politik. Nuk gjykon dot as Metën dhe as Berishën. Ti je një plak i rrudhur dhe avokat i dështuar. Unë jam Lefter Maliqi, kryetar komune që kam dalë kundër të majtës dhe të djathtës. Kush je ti?”, tha Maliqi.
“Ministër Drejtësia kam qenë”, ia ktheu Ngjela.
“Nëse ti je me Ramën, merr edhe një fotografi të Ramës dhe hajde këtu”, tha Ngjela.
“Ore ti i stacionit, dëgjo këtu. Nëse ju ka dhënë Saliu këta që t’i merrni, unë nuk ju vij më në emision. Nxirre jashtë atë se iki unë”, tha Ngjela.
“Ik bëj vizitë nga sytë se nuk shikon mirë. Ngele nëpër media llak llak, Ilir Meta, Sali Berisha”, tha Maliqi.
“Prandaj e keni marrë këtë ju ore? Prishim marrëdhëniet bashkë për këta injorant. Mos t’ua shoh fytyrën më”, tha Ngjela.
Komente












Maliqi nuk ka nevojë për shkollë për sa kohë u rri nëpër këmbëSaliut e Ilirit! Iku koha e shkollës, jeta bëhet me metoda të reja sot. Ka shumë si Maliqi
Përgjigju