Kosova & Rajoni
-
Edison Xhaka, 27 vjeç nga Elbasani dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi, po udhëtonin me motor kur në rrethana të paqarta ende, janë përplasur me barrierat anësore dhe kanë humbur jetën në vend.
31 Korrik, 08:10 -
Luftë me flakët në Kretë, evakuohen fshatra të tërë! 3 zjarrfikës humbin jetën
30 Korrik, 22:56Erërat thuajse të stuhishme përhapën flakët dhe penguan në disa raste operimin e avionëve zjarrfikës, ndërsa autoritetet paralajmëruan se kushtet e pafavorshme atmosferike do të vazhdonin edhe të premten, me pjesën më të madhe të vendit që përballet me rrezik të lartë për zjarre pyjore.
-
Mocioni për shkarkim, Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, siguron 170 vota! Reagon Vjosa Osmani: Ndër fitoret që bëhen frymëzim
30 Korrik, 22:23Delegatët votuan për pyetjen nëse dëshironin që të shkarkonin ose jo kreun e partisë. Mocioni u ngrit nga disa delegatë të LDK-së për shkak të pakënaqësive me rezultatin në zgjedhjet parlamentare të qershorit.
-
Konsullatë serbe në Shkodër? Reagon Pandeli Majko: Nuk është një shkëmbim i barabartë me atë në Luginën e Preshevës
30 Korrik, 15:31Ish-kryeministri, që drejtoi qeverinë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, thotë se dy përfaqësitë nuk mund të krahasohen, pasi sipas tij i shërbejnë interesave të ndryshme.
-
Zjarret godasin Kretën e Greqisë, mbi 220 zjarrfikës në luftë me flakët, mijëra banorë dhe turistë largohen nga ishulli
30 Korrik, 15:11Tre zjarrfikës kanë humbur jetën në Greqi, ndërsa era e fortë po e bën thuajse të pamundur vënien nën kontroll të zjarreve.
-
-
-
Serbia: Do kemi konsullatë në Shkodër! Hoxha: Ende pa vendim, interesi ynë përfaqësi në Luginën e Preshevës
30 Korrik, 12:29Shqipëria e Serbia kanë rënë dakord parimisht të shtojnë shërbimin diplomatik në të dy vendet me hapjen e zyrave konsullore në Bujanoc dhe në Shkodër. Lajmin e njoftoi ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Djuriç, por në Shqipëri ai ngjalli menjëherë reagime. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha thotë se çështja është ende në bisedim
-
Kosovë/ Varrezë masive në Zubin Potok, konfirmohen mbetje njerëzore! Dyshime se i përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës më prill 1999
29 Korrik, 09:22Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë ka konfirmuar se mbetjet janë njerëzore. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, theksoi se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës dhe për vënien para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve për këto krime.
-
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t'i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
29 Korrik, 07:53Wilson rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe e kritikoi Serbinë për kërcënime të vazhdueshme. Ai tha se Beogradi duhet përfundimisht t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por argumentoi se kjo do të kërkonte një shkëputje të qartë nga pushtetet autoritare.
-
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin! Si organizoi atentatin pas mosmarrëveshjeve
28 Korrik, 22:46Policia greke ka arrestuar mëngjesin e sotëm 32-vjeçarin shqiptar Adriano Bushi, pas një operacioni të koordinuar me forcat speciale EKAM dhe strukturat e tjera të policisë. Ai u kap në një banesë ku qëndronte përkohësisht, në zonën e Ovryas në Patra.
-
'2026 do të jetë një vit vendimtar', ministri i Jashtëm italian: Bashkimi i Ballkanit me Europën është prioritet strategjik
28 Korrik, 16:34"Gjatë presidencës sonë do të forcojmë angazhimin për rikthimin e Ballkanit në historinë evropiane, që është një prioritet absolut strategjik për qeverinë dhe për mua personalisht" tha Tajani.
-
Kroacia bllokon rrugën e Malit të Zi drejt BE-së, Zagrebi vendos gjashtë kushte për vijimin e negociatave
28 Korrik, 16:17Zagrebi ka bllokuar hapjen e negociatave për Kapitullin 31, që lidhet me politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen, duke kërkuar që Podgorica të zgjidhë gjashtë çështje dypalëshe të pazgjidhura.
-
Mbi 5 mijë të helmuar nga uji i ndotur në Gostivar, mediat: Një pagesë prej 270 eurosh bllokoi projektin e ujësjellësit
28 Korrik, 15:57Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se mospagesa e kësaj shume la të bllokuar për gati dy vite procedurën për funksionalizimin e plotë të sistemit të ri të ujësjellësit, ndërsa pasojat u panë këtë muaj, kur mbi 5 mijë persona u helmuan nga uji i ndotur.
-
Kosovë: Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Rahovec, Prizren dhe zonat përreth, vështirësi në qarkullim dhe dëme në bujqësi (VIDEO)
27 Korrik, 14:43Banorët raportojnë humbje të konsiderueshme në prodhimet bujqësore, ndërsa pritet vlerësimi zyrtar i dëmeve nga institucionet përgjegjëse.
-
Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës
27 Korrik, 13:05Marrëveshjet synojnë të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe të krijojnë një bazë të re për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
-
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pjesë e sistemit të pagesave të shpejta në nëntor! ‘Përjashtohet’ Serbia
26 Korrik, 22:35Me këtë sistem, transfertat e parave do të kryhen në kohë reale brenda pak sekondash, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Përfitimet pritet të jenë të shumta, nga ulja e përdorimit të parasë fizike dhe kostove të transaksioneve, deri te rritja e përfshirjes financiare.
-
Mali Olimp dhe plazhet historike të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore hyjnë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
26 Korrik, 18:19Përcaktimi për Francën përfshin pesë plazhet e zbarkimit në Normandi: Omaha, Utah, Sword, Gold dhe Juno, ku më shumë se 150,000 trupa aleate zbarkuan më 6 qershor 1944. Të gjitha këto ishin thelbësore për çlirimin e Evropës Perëndimore nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
-
Rreth 4 mijë banorë të Gostivarit u helmuan nga uji i ndotur, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt për përdorim
26 Korrik, 16:08Me 21 korrik Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendjen e krizës 30-ditore, pasi mijëra banorë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të problemeve gastrointestinale.
-
Gjykata Speciale shpall vendimin më 16 shtator, Jakup Krasniqi optimist: Do të dëshmohet pastërtia e luftës së UÇK-së
26 Korrik, 15:24Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës deklaroi se beson se procesi gjyqësor do të konfirmojë pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.