Kosova & Rajoni
-
Kryeministri në detyrë në Malin e Zi, Dritan Abazoviç zhvilloi një takim në Uashington me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
22 Mars 2023, 22:40 -
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars 2023, 22:05Është vënë në pranga zëvendës drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi si i përfshirë në organizatë kriminale.
-
-
Pas kompromisit të Ohrit, Kurti e konfirmon: Po, ka Asociacion në marrëveshjen evropiane
22 Mars 2023, 21:07Në propozimin evropian përshihet edhe asociacioni. Ky nuk është aludim, as interpretim, por pohim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Edhe pse deri më tani nuk ishte përmendur dhe madje është një ndër ‘kartat’ që po përdor Serbia, Kurti ka pohuar sot në një intervistë për RTK se në nenin 10 të planit evropian përfshihet asociacioni i komunave serbe.
-
Zyrtare/ Lista Serbe nuk aplikon për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës
22 Mars 2023, 16:31Tashmë ka kaluar afati që Lista Serbe e drejtuar nga Goran Rakiq të aplikonte për të kandiduar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe.
-
Osmani: Serbia të penalizohet për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit
22 Mars 2023, 14:31Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pa kaluar 24 orë nga pajtimi për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, Beogradi deklaroi se nuk do ta zbatojë atë
-
Kryeministri grek afron zgjedhjet parlamentare në maj! Analistët: Vendimi i Mitsotakis, nga aksidenti në Larisa
22 Mars 2023, 14:12Në muajin maj Greqia do të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare. Lajmi u dha nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis mandati i të cilit përfundonte në muajin korrik, i cili do të kërkojë një tjetër besim nga qytetarët për të drejtuar vendin dhe për 4 vite
-
Maqedoni e Veriut/ Të burgosurit hapin tunel prej 50 metrash për t’u arratisur, gërmonin prej muajsh me turne
22 Mars 2023, 13:07Një pjesë e të burgosurve në “Idrizovë” të Maqedonisë së veriut, kanë gërmuar një tunel për arratisje.
-
Kosova zbaton sanksionet e SHBA-së ndaj grupit rus 'Wanger'
22 Mars 2023, 12:16Kosova ka përditësuar vendimin e saj për sanksione ndaj grupit rus të mercenarëve Wagner, duke i përshtatur ato me vendimin e Shteteve të Bashkuara, që në janar e shpallën Wagner-in “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale”.
-
Zgjedhjet në veri të Kosovës sërish në pikëpyetje
22 Mars 2023, 11:32A ka zgjedhje pa favorit zgjedhor? Kjo pyetje është gjithnjë e më e zëshme në veri të Kosovës, pasi Lista Serbe - partia kryesore e serbëve të Kosovës - ka thënë sërish se do ta bojkotojë procesin zgjedhor.
-
Kosovë/ Një person në Jarinjë sulmon policin dhe ikën
22 Mars 2023, 11:05Një person ka sulmuar fizikisht një polic në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë, të martën dhe ka ikur në drejtim të panjohur të kufirit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën
-
Studentët serbë marrin pjesë në bllokadën e institucioneve, kërkohet dorëheqja e Vuçiç pasi pranoi planin e BE-së për Kosovën
22 Mars 2023, 10:22Mbrëmjen e djeshme, studentët e disa universiteteve të Beogradit, kanë protestuar në qendër të kryeqytetit serb duke paralajmëruar bllokadë të institucioneve për shkak të planit evropian për Kosovën.
-
BE-SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
22 Mars 2023, 09:57Ajo është ligjërisht e obligueshme. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 18 mars
-
Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet
21 Mars 2023, 22:50Në Tiranë, polarizimi politik vlerësohet nga studiuesit si një dukuri, që frenon fuqizimin e demokracisë. Akademikë perëndimorë dhe vendas theksuan gjatë një konference të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, që shembuj si Rusia tregojnë shumë mbi rrezikun rrëshqitjes në autokraci.
-
Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për asocacionin
21 Mars 2023, 18:53Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka refuzuar një ofertë të tij për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion” që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për këtë ofertë
-
Kurti tha se ka ‘njohje de facto’, Vuçiç ‘ndërron mendje': S’ka njohje të Kosovës, as anëtarësim në OKB! Kërkojmë asociacionin
21 Mars 2023, 17:06Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka ripërsëritur qëndrimin e tij për Kosovën pas dy ditë pas marrëveshjes së Ohrit me Kosovën. Edhe pse nuk pati siglim nga të dyja palët, marrëveshja gjithsesi u cilësua si një hap interesant në procesin e dialogut të dy vendeve. Në përgjigje direkete të Kurtit, Vuçiç është shprehur se nuk ka njohje të Kosovës, as anëtarësim në OKB, duke shkelur qartazi pikën e dytë të propozimit evropian.
-
-
Pajtimi Kosovë-Serbi, Lajçak: Kemi qenë më ambiciozë, por Marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme! Borrell: Ujdia hyn në fuqi me deklaratën time
21 Mars 2023, 16:24Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e cilëosi si një pikëkthese marrëveshjen “interesante” në negocimin e dy shteteve. Ai u shpreh se BE ka qenë edhe më ambicioze në këtë proces por kjo pikë e negociatave është e detyrueshme.
-
Marrëveshja e Ohrit, në rend dite edhe në samitin e BE-së
21 Mars 2023, 16:08Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë në rend dite në takimin e Këshillit Evropian, që zhvillohet të enjten dhe premten në Bruksel
-
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Raporti i DASH-it godet ashpër Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
21 Mars 2023, 15:07Përfaqësuesi Shqiptar ne Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit goditet ashpër Serbia për diskriminimin sistematik shtetëror e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
