Kosova & Rajoni
-
17 Mars 2023, 12:02
-
-
Paga minimale shkon në 780 euro në Greqi, kryeministri Mitsotakis: Rritje e guximshme, hyn në fuqi në nga 1 prilli
17 Mars 2023, 10:29Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli në 780 euro. Kreu i qeverisë shpjegoi se kjo është një rritje prej 9.4% e treta radhazi gjatë qeverisës së partisë së tij, “Demokracia e Re”. Ai ka kujtuar se në vitin 2019 paga minimale ishte 650 euro “që do të thotë se që atëherë janë shtuar edhe tre paga shtesë për 600 mijë punëtorë”
-
Escobar vizitë në Kosovë, takim me Osmanin: Presim rezultate pozitive në Ohër! Vuçiç: Serbia nuk firmos
17 Mars 2023, 09:33I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, zhvilloi takime me liderët shtetërorë të vendit. Ai do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, dhe më pas nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
-
Eksperti i Evropës Juglindore: Serbia po e shfrytëzon krizën për të fituar kohë! Gjendja në Kosovë është e tensionuar
17 Mars 2023, 07:20Tërheqja e serbëve nga institucionet në Veri të Kosovës ka krijuar një situatë shumë serioze prapakthyese, thotë eksperti i Evropës Juglindore, Milan Nic në intervistë për DW
-
Gjukanoviç shpërndan Parlamentin e Malit të Zi, nesër pritet të shpallë datën për zgjedhjet e parakohshme
16 Mars 2023, 19:23Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka shpërndarë Parlamentin më 16 mars dhe sipas Kushtetutës, ai tani duhet që deri më 17 mars të njoftojë për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
-
Vuçiç rrëzon pritshmëritë për takimin me Kurtin: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë! Nuk ekziston asnjë draft i BE-së për marrëveshje
16 Mars 2023, 18:56Presienti serb, Aleksandër Vuçiç ka hedhur posthë të gjitha pritshmëritë e krijuara nga ndërkombëtarët deri më tani sa i përket takimit që pritet të ketë me Kurtin në datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë.
-
Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Escobar merr pjesë si vëzhgues
16 Mars 2023, 18:53I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut
-
Mali i Zi në prag të zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviç: Rizgjedhja ime si president garanton se vendi nuk do hyjë në errësirën e botës Serbe
16 Mars 2023, 17:08Mali i Zi voton të dielën për presidentin e vendit me shpresën se zgjedhjet do të hapin rrugën për të dalë nga kriza njëvjeçare gjatë së cilës dy qeveri të ndryshme humbën votëbesime në parlament.
-
Escobar: Pres që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare këtë vit
16 Mars 2023, 12:31I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit.
-
Takimi në Ohër me Vuçiç dhe Kurtin, mesazhi i Borrell: Është koha që të arrijmë marrëveshje
16 Mars 2023, 10:27“Është koha që të arrijmë marrëveshje”. Ky ishte mesazhi i përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrell për Serbinë dhe Kosovën vetëm 2 ditë para takimit që do të mbajnë në Ohër.
-
Përplasja e trenave në Greqi, vijon revolta e qytetarëve! Grevë 24-orëshe, ‘paralizohet’ transporti
16 Mars 2023, 09:36Revolta pas përplasjes fatale të dy trenave vijon të jetë prezente në Greqi. Për 24 orë, në shtetin helen do të bllokohen fluturimet me avionë dhe do të bëjë që anijet të mbeten të ankoruara në port, ndërsa punëtorët grekë do të lënë punën për të protestuar për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor të regjistruar në vend
-
Maqedonia e Veriut/ Rrahje, përdhunime, rrëmbime, rreth 1 mijë gra viktima të dhunës në familje në vitin 2022
16 Mars 2023, 09:04Nëntë vrasje, 26 plagosje të rënda, 675 lëndime trupore, 389 raste të rrezikimit të sigurisë, 15 detyrime me forcë si dhe tre rrëmbime, ose gjithsej 1 mijë e 117 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, kanë ndodhur brenda territorit të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2022.
-
U zgjodh kryetar në komunën e Tuzit, Gjeloshaj për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi: Shqiptarët do të votojnë vetëm për partitë kombëtare
15 Mars 2023, 22:50Kryetari i zgjedhur i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj tha se shqiptarët e dinë mirë sesi të votojnë, duke e patur të qartë se përfaqësohen vetëm nga partitë kombëtare.
-
Escobar takohet me Vuçiçin në Beograd, presidenti serb: Nuk ndryshojmë qëndrim, marrëveshjet e nënshkruara duhen respektuar
15 Mars 2023, 18:06I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vizituar sot Beogradin ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
-
SHBA-të shpallin 'non-grata' tre persona në Bosnjë-Hercegovinë, mes tyre edhe ish-shefi i shërbimeve sekrete
15 Mars 2023, 17:11Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka futur në ‘listën e zezë’ tre persona nga Bosnjë Hercegovina. Mes tyre është edhe ish drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Osman Mehmedagiç.
-
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë komenton planin e BE-së për dialogun: Nuk ka marrëveshje më të mirë
15 Mars 2023, 11:38Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi sjell përfitime reale, praktike, politike dhe ekonomike.
-
Kurti vizitë në Strasburg, kërkon mbështetjen e PE-së për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE
15 Mars 2023, 10:36Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë sot në një takim me eurodeputetë. Kurti ka kërkuar nga Parlamenti Evropian anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE.
-
Dhunuan brutalisht shqiptarin në burgun e Greqisë, lirohen 4 efektivët grekë
15 Mars 2023, 10:22Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët që torturuan në mënyrë mizore shqiptarin e dënuar në Selanik. 4 efektivët janë liruar ditën e djeshme pasi kanë kërkuar falje përpara hetuesve. Shqiptari nga Puka, Saimir Zefi publikoi një videomesazh ku tregoi dhunën mizore të bërë nga 4 policët grekë, të cilët pas ankesës së të riut shqiptar u justifikuan se i dënuari e kishte bërë vetë të gjithë ngjarjen.
-
Lajçak: Pa Asociacion nuk mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi
15 Mars 2023, 10:04I ngarkuari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë 15 modele të ndryshme evropiane që mund të përdoren gjatë hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
