Ministri i Jashtëm, Igli Hasani si dhe ai i Brendhsëm, Taulant Balla kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të qenë pjesë e homazheve në nder të dëshmorit, Afrim Bunjakut në Kosovë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndarë disa foto ndërsa shkruan për përuljet dhe nderimet e efektivit të rënë në detyrë, Afrim Bunjakut.
“Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës!”- shkruan Balla.
I pranishëm ka qenë edhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili shkruan shkruan se efektivi sakrifikoi jetën për sovranitetin e Kosovës.
“Krah familjarëve, zyrtarëve të lartë e përfaqësuesve të trupit diplomatik në Kosovë i dhamë sot lamtumirën e fundit, Rreshter Afrim Bunjaku. Përulemi me nderim dhe respekt punës dhe kujtimit të heroit të Republikës, i cili sakrifikoi jetën e tij për sovranitetin e Kosovës”, shkruan Hasani.
Atij iu dha lamtumira me ceremoni shtetërore në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë. Flamujt e të gjithë institucioneve u ulën sot në gjysmë shtizë.
Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
Policia e Kosovës u sulmua dje nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës ku u vranë 4 serbë ndërsa u arrestuan 6.
Krah familjarëve, zyrtarëve të lartë e përfaqësuesve të trupit diplomatik në #Kosovë i dhamë sot lamtumirën e fundit, Rreshter Afrim Bunjaku.
— Igli Hasani (@IgliHasani) September 25, 2023
Përulemi me nderim dhe respekt punës dhe kujtimit të heroit të Republikës, i cili sakrifikoi jetën e tij për sovranitetin e Kosovës! ???????????????? pic.twitter.com/BO8J4xJgBE
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka qenë i pranishëm në homazhet që janë bërë në nder të heroit Agrim Bunjaku në Kosovë, i cili humbi jetën në krye të detyrës, pasi u qëllua nga bandat serbe. Hasani shkruan se efektivi sakrifikoijetën për sovranitetin e Kosovës.
“Krah familjarëve, zyrtarëve të lartë e përfaqësuesve të trupit diplomatik në Kosovë i dhamë sot lamtumirën e fundit, Rreshter Afrim Bunjaku. Përulemi me nderim dhe respekt punës dhe kujtimit të heroit të Republikës, i cili sakrifikoi jetën e tij për sovranitetin e Kosovës”, shkruan Hasani.
Taulant Balla ishte sot pjesë e varrimit të efektivit të rënë në detyrë, Afrim Bunjakut.
“Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës!”- shkruan Balla.