Kosova & Rajoni
-
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviç, në veri të vendit. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit
1 Prill 2023, 18:26 -
Thaçi të hënën para gjykatës, historiania: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së s’duhet të zgjasë mbi dy-tre vjet
1 Prill 2023, 14:25Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiq, beson se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të zgjasë mbi dy apo tre vjet, pasi thotë se rasti i tyre nuk është aq i madh, në krahasim me raste të tjera që janë hetuar në Hagë në të kaluarën.
-
Heshtje zgjedhore në Mal të Zi, Gjukanoviç përballë Milatoviçit në raundin e dytë për zgjedhjet për president
1 Prill 2023, 08:02Në Mal të Zi, sot është heshtje në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen ditën e nesërme. Heshtja zgjedhore është në fuqi deri në mbylljen e qendrave të votimit, të dielën në orën 20:00.
-
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
31 Mars 2023, 21:22Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të dielën, më 2 prill.
-
U kapën në pikat kufitare, Kroacia deporton 93 emigrantë në Bosnje Hercegovinë
31 Mars 2023, 20:05Një grup prej 93 migrantësh, të cilët u deportuan nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë , mëngjesin e 31 marsit, ndodhen në Qendrën e pranimit të përkohshëm në Lipa.
-
BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore
31 Mars 2023, 18:47Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.
-
Franca dhe Gjermania, thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
31 Mars 2023, 16:15Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
-
Kryeministri maqedonas: Kufijtë e shteteve në Ballkan, janë një marrëzi e madhe! Vetëm shtojnë korrupsionin
31 Mars 2023, 15:26“Kemi qenë shtetet e vetme që nuk kishim kufij, tani jemi të vetmit që kemi kufij”. Kështu u kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij serbe në Beograd teksa foli për kufijtë e rajonit të Ballkanit.
-
-
-
Vijojnë tensionet, digjen edhe tre makina të tjera me targa ‘RKS’ në veri të Kosovës! Edhe dje i vunë flakën dy mjeteve në Zveçan e në Mitrovicën e Veriut
31 Mars 2023, 11:55Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së premtes janë djegur tri makina me targa RKS – Republika e Kosovës – të cilat u përkasin banorëve të nacionalitetit serb në veri
-
Raporte të 'ngrira'? Kurti 'shuan' zërat për marrëdhënien me Ramën: Kemi disa mospajtime, por s'e kemi luksin të zihemi! Qëndrim 'besnik' për Ballkanin e Hapur
31 Mars 2023, 09:34Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripohuar marrëdhëniet e ‘qeta’ me homologun e tij Ramën. Edhe pse prej kohësh spekulohet një ftohje e marrëdhënieve mes tyre, Kurti sqaroi se pavarësisht disa mospajtimeve, Kosova dhe Shqipëria do duhet të bashkëpunojnë, e si rrjedhojë nuk është në interes të asnjë pale të ketë një raport të ngrirë
-
Gjukanoviç: Mali i Zi po përballet me nacionalistët serbë për të zbatuar 'Serbinë e Madhe'! Ballkani kërcënohet nga lufta hibride ruse
30 Mars 2023, 16:42Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç në një deklaratë për mediat e huaja ka thënë se Mali i Zi po përballet aktualisht me problemet e nacionalistëve serbë të cilët kërkojnë të zbatojnë projektin e Serbisë së Madhe.
-
Djathtistët në Serbi me fushatë kundër paktit të Ohrit
30 Mars 2023, 16:12Që nga fillimi i vitit, partitë e djathta dhe politikanët në Serbi kanë investuar të paktën 7.000 euro në reklama në Facebook kundër planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
-
Sërish tensione? Digjen dy makina me targa të Kosovës në veri
30 Mars 2023, 14:58Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës (RKS) rreth një javë më parë, janë djegur në Zubin Potok, bëri të ditur Policia e Kosovës.
-
Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
30 Mars 2023, 14:13Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka financiuar me mijëra euro një film-dokumentar i cili është publikuar në Radiotelevizionin e Serbisë. Aty flitet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
-
Nuk sanksionon Rusinë, Serbia ‘lëmoshë’ për Ukrainën dërgon ndihmë për riparimin e sistemit elektrik: Do të jetë më ngrohtë falë nesh
30 Mars 2023, 09:55Edhe pse nuk i është bashkëngjitur shteteve të tjera të Evropës për të dënuarkrimet ruse në Ukrainë, Serbia ka gjetur një metodë për të bërë show.
-
Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Ohrit do shënohet në histori! Ballkani Prëndimor duhet të bëjë përpjekje për t'u afruar me BE
30 Mars 2023, 08:42Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka besim se Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë pozitivisht në të gjithë rajonin e Ballkanit. Sipas tij, marrëveshja duhet të shënohet në histori pasi sjell normalizimin e raporteve mes 2 vendeve.
-
Blinken godet rëndë presidentin e republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë: Është në rrugën e autoritarizmit, si Vladimir Putin
29 Mars 2023, 21:51Një tjetër goditje ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundrejt presidentit të republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik i cili është edhe në listën e personave të sanksionuar nga SHBA.
-
Kurti: Nuk lejova që Asociacioni të vihej si parakusht për negociatat me Serbinë, Vuçiç hoqi dorë nga ajo kërkesë
29 Mars 2023, 20:49Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti ka deklaruar se pavarësisht deklaratave të Serbisë që këmbëngulte për zbatimin e Asociacionit si kusht i panegociueshëm, nuk ka lejuar se ky parakusht të jetë pengesë për zbatimin e marrëveshjes së përgjithshme.