Kosova & Rajoni
-
Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me fabrikën për mbetje shtazore.
27 Maj, 13:14 -
Greqi/ Vranë me thikë noteren me qëllim për ta grabitur! Arrestohen tre shqiptarët
27 Maj, 10:43Tre shqiptarë - baba, bir dhe xhaxha - janë arrestuar nga autoritetet greke si autorë të dyshuar të vrasjes së noterës 69-vjeçare Mariza Tertseti Papadata, e cila u gjet e pajetë pranë shtëpisë së saj në Zakynthos në muajin shkurt.
-
Kosovë/ Dështon seanca e 22-të për konstituimin e Kuvendit! Shoqëria civile protestë për ngërçin politik
27 Maj, 08:09Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.
-
Qeveria në detyrë e Kosovës, e gatshme të diskutojë me Mbretërinë e Bashkuar për qendrat e kthimit për emigrantët
26 Maj, 17:24Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se Mbretëria e Bashkuar po e konsideron Kosovën si një nga vendet e mundshme për strehimin e migrantëve që kanë përfunduar procesin e apelimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar
-
Ish-deputeti i Kosovës Gramos Agusholli ndalohet nga Serbia në Merdarë, reagon Ministria e Jashtme e Kosovës
26 Maj, 16:53Sipas MPJ-së, Agusholli po udhëtonte drejt Sllovenisë në tranzit kur u ndalua në kufi. Në një reagim zyrtar, Ministria tha se menjëherë ka informuar misionet diplomatike të vendeve anëtare të KUINT-it, si dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar informacion të plotë dhe të saktë rreth këtij rasti.
-
Qindra miliona euro të pezulluara dhe disa të humbura! Çfarë pësoi Kosova nga masat e BE-së që po hiqen pas dy vitesh
26 Maj, 14:34Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Tani, gati dy vjet më vonë, ato më në fund po largohen dalëngadalë - me shumë paqartësi. Por, dëmi i shkaktuar deri më tani arrin qindra miliona euro.
-
Ngërçi politik në Kosovë, analistja për Report Tv: 'Fatura' i shkon Lëvizjes Vetëvendosje! Nuk duhet të tregohen kokëfortë
26 Maj, 12:51Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të dielën për herë të 21-të radhazi ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
-
Kosovë/ Sejdiu: Bllokimi i Kuvendit po paralizon shtetin, rrezikohet stabiliteti politik! E nevojshme që pozita dhe opozita të tregojnë fleksibilitet
26 Maj, 12:04Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar ndaj ngërçit të krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar bllokimin e zgjedhjes së kryetarit si një krizë serioze institucionale dhe politike.
-
Pamjet tronditëse të rrëmbimit të 24-vjeçarit në Greqi! I plagosur me thikë dhe kaçavidë, momenti kur djali i biznesmenit të njohur shpëton nga rrëmbyesit (VIDEO)
25 Maj, 19:13Një 24-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur në Athinë, u rrëmbye në mënyrë brutale në zonën e Hymettus, ku u sulmua me thikë dhe kaçavidë. Pas orësh të torturave, ai arriti të hapë derën e makinës dhe të shpëtojë nga rrëmbyesit, duke lajmëruar një mik për ndihmë. Katër persona, përfshirë këngëtarin Ivan Greko, dyshohen për rrëmbimin e orkestruar me qëllim përfitimin e parave.
-
Policia e Kosovës nis hetim ndaj zyrtarit të vet, por e mohon se u ushtrua dhunë kundër maturantit serb
25 Maj, 18:58Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha në një konferencë për media të dielën se zyrtari policor do të hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe se ai është transferuar në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut nga Mitrovica e Veriut pas incidentit.
-
Greqi/ Zbardhen detaje të reja nga rrëmbimi i djalit të biznesmenit! Si u kapën Ivan Greko dhe tre autorët e përfshirë?
25 Maj, 12:03Një ngjarje e rëndë trondit Athinën mëngjesin e 6 majit, ku një 24-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur, u bë viktimë e një rrëmbimi.
-
Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon edhe seanca e 21 për konstituimin e Kuvendit
25 Maj, 08:30Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve. Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të lëvizur përpara me krijimin e institucioneve.
-
Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës! Spajiç: Të përmirësojmë cilësinë e jetesës dhe të ofrojmë më shumë kohë për familjen
25 Maj, 08:05Qëllimi, sipas Spajiç, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.
-
Rrëmbehet 24-vjeçari në Athinë/ Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë
24 Maj, 22:40Katër autorët e krimit, të cilët e rrëmbyen dhe e torturuan 24-vjeçarin duke i zhvatur një shumë të madhe parash, u arrestuan nga oficerët e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, pas një operacioni të realizuar në tri lokacione të ndryshme të Athinës
-
Shqiptari në Greqi u vra pas sherrit për pronën, avokati i autorit: Klienti im ndërhyri ta çarmatoste, por ajo u shkrep!
24 Maj, 20:43Lidhur me akuzat e 46-vjeçarit Mikel Selimaj, të akuzuar për vrasjen në Rafina të Altin Arapajt, avokati i tij foli për mediat helene, duke thënë se ajo që pretendon klienti i tij është se ndërsa shkoi ta çarmatoste, arma u shkrep. Madje sipas tij, pistoleta ishte e viktimës Arapi dhe ata po qëndronin së bashku në një banesë, në “Glyka Nera”
-
Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet
24 Maj, 19:30Përveç ofertës, çdo pjesëmarrës në tender duhet të paraqesë edhe një garanci bankare në vlerën e çmimit fillestar të secilit lokacion veçmas. Nëse ofertuesi i parë tërhiqet, ndërmarrja publike Morsko Dobro aktivizon këto garanci.
-
Tubimi i maturantëve serbë me tre gishta dhe thirrje, ministri kosovar Sveçla: Asgjë e re prej tyre! Shfaqjen e shovinizmit dhe ekstremizmit e quajnë festë
24 Maj, 17:35Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ku nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook vë në dukje edhe dy standardet që përdor Serbia
-
Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
24 Maj, 17:17Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.
-
Greqi/ Zbulohen 4 laboratorë falsifikimi të pasaportave, sekuestrohen 50 mijë euro, dokumente identifikimi dhe vula, 23 të arrestuar
24 Maj, 13:28Policia greke ka përfunduar një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3.700 pasaporta të falsifikuara.
-
Presidentja Vjosa Osmani u kërcënua me jetë, Presidenca e Kosovës: Asnjë reagim nga Prokuroria Speciale
24 Maj, 07:28Presidentja Vjosa Osmani u kërcënua me jetë përmes një mesazhi në adresën elektronike zyrtare të Presidencës, rreth një javë më parë, por deri tani Prokuroria Speciale nuk është marrë me këtë çështje, sipas Institucionit të Presidencës në Prishtinë.
