Kosova & Rajoni
-
24 Gusht 2021, 15:27
-
-
Rëndohet situata me pandeminë në Kosovë, fluksi i pacientëve me COVID ndërpret shërbimet jourgjente në spitale
24 Gusht 2021, 14:40Në Kosovë vetëm brenda një jave u regjistruan 42 të vdekur dhe mbi 13 mijë të infektuar me virusin Corona. Për shkak të numrit të madh të pacientëve, ShSKUK ka ndërprerë disa shërbime spitalore jourgjente.
-
-
-
E bija iu dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi e shoku i tij, babi i viktimës flet për 'Report Tv': Lajmin e mora nga rrjete sociale! Uroj që rasti i vajzës sime, të jetë i fundit i dhunës ndaj grave
24 Gusht 2021, 12:3818-vjeçarja Marigona Osmani përcillet sot për në banesë ne fundit, pasi u dhuna për vdekje nga bashkëjetuesi i saj dhe shoku i tij, ndërsa babai i saj, me dhimbje thotë për "Report Tv" se ata nuk kishin dijeni se bija jetonte me një njeri me të shkuar kriminale. Ai u shpreh se lajmin për ndarjen nga jeta të së bijës e kishin marrë nga rrjetet sociale, ndërsa me zërin që i dridhej nga dhimbja, ai bëri një apel për të gjithë prindërit që të kenë kujdes se me kë i shoqërohen vajzat.
-
-
Në kërkim për vrasjen e 18-vjeçares, arrestohet autori i vrasjes Dardan Krivaqa
24 Gusht 2021, 12:25 -
Reperi i njohur i revoltuar për vrasjen e 18-vjeçares: Del një i prishur në tru e këput si lule pa çelur mirë
24 Gusht 2021, 11:43Gold AG, reperi i njohur ka reaguar pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se del një i prishur në tru dhe e këput si lule akoma pa u çelur, duke iu referuar kështu vrasjes së Marigona Osmanit.
-
Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, video ku dyshohet se autori i vrasjes tenton të arratiset
24 Gusht 2021, 11:30Në mediat kosovare po qarkullon video e një personi që po tenton të fshihet ndërsa policia e Kosovës dyshon se është Dardan Krivaqa. Ata janë shprehur se kanë marrë një denoncim nga qytetarët rreth orës 20:30, të cilët kanë thënë se kanë parë Dardan Krivaqën të ulur në shkallët e oborrit të një lagjeje. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë ushtruar kontrolle në atë zonë, por personi i dyshuar ka arritur të largohet.
-
-
-
Kosovë/ E la të vdekur në derën e spitalit, arrestohet bashkëjetuesi i 18-vjeçares! Familjarët e shokut: Parandaloi një vrasje të dytë, autori bashkëpunoi me policinë! I ati i viktimës: S'e dinim të shkuarën e tij!
24 Gusht 2021, 07:56Pas një kërkimi dy ditor nga forcat e policisë ka përfunduar në pranga bashkëjetuesi i Marigona Osmanit, vajzës së re e cila u dhuna për vdekje. Ndërkohë në një rrëfim për Report Televizion, pak orë para se të përcillte të bijën për në banesën e fundit i ati Muhabi Osmani u shpreh se ata nuk kishin dijeni për të shkuarën kriminale të vrasësit të vajzës.
-
-
-
-
Maqedonia e Veriut rekord të infektuarish me COVID, zv.ministri i Shëndetësisë për Report Tv: Qytetarët nuk po vaksinohen, spitalet po mbushen me ritme të shpejta
23 Gusht 2021, 18:22Maqedonia e Veriut prej ditësh po përballet me një rekord të infektuarish me COVID-19. Në një lidhje për Report Tv, zv.ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani tha se kjo rritje ka ardhur për shkak se qytetarët nuk kanë zbatuar masat anti-COVID. Por një problem i madh, sipas tij mbetet fakti që qytetarët nuk po vaksinohen. Teksa shtoi se kapacitetet spitalore po mbushen me ritme të shpejta, ku situata më kritike mbetet në Tetovë dhe Gostivar.
-
-
Kosovë, 16-vjeçarja në Pejë bëhet nënë! E reja deklaron se është martuar para një viti
23 Gusht 2021, 15:33Një adoleshente kosovare në moshën 16 vjeçare ka lindur një fëmijë në Spitalin Rajonal të Pejës , duke vënë në lëvizje policinë në Kosovë. Policia ka marrë në pyetje babanë e foshnjës, ndërkohë që vetë vajza ka shprehur se para një viti është martuar.
-
Kosova ‘nën pushtetin' e variantit delta, 17 persona humbin betejën me COVID-19, mes tyre një 20-vjeçare, rastet pozitive vetëm rriten
23 Gusht 2021, 15:24Raste dhe viktimat nga COVID-19 në Kosovë nuk dinë të ndalet! Teksa rajoni është “pushtuar” nga varianti delta, Kosova është një ndër vendet më të prekura.
