Kronikë
-
Prurjet në Vjosë janë në rënie dhe lumi ka nisur tërheqjen në Urën e Mifolit, ku ishte pika kulminante. Fshati Bishan në Vlorë, dhe ai Ferras nën anën e Fierit kanë ende banesa dhe qindra ha tokë nën pushtetin e ujit. Gazetarët e Report Tv shkuan pranë tyre për të përcjellë përjetimet e një nate të vështirë.
9 Janar, 14:55 -
Arrestimi i avokatit Barjami në Elbasan pas debatit në gjyq, Inspektori i Drejtësisë përfundon hetimin për rastin: Nuk ka pasur shkelje nga prokurori dhe gjykatësja
9 Janar, 15:08Avokati Barjami u arrestua pas një debati në sallën e gjyqit me prokurorin. Ky i fundit e përktheu si kërcënim një deklaratë të avokatit. ILD në hetimin e bërë thekson se nuk është konstatuar asnjë shkelje si nga prokurori ashtu dhe nga gjykatësja.
-
-
-
-
Trafik droge nga Kolumbia në Evropë! SPAK dërgon për gjykim dy anëtarët e grupit kriminal që vepronin në Itali (EMRAT)
9 Janar, 14:48SPAK ka dërguar për gjykim dy anëtarë të një grupi kriminal, Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku. Ata dhe disa shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë kishin organizuar një strukturë kriminale duke marrë ngarkesa të konsiderueshme kokaine në portin e Livornos, të cilat vinin nga porti i Guayaquilit në Ekuador.
-
'Rruga Bogë-Theth e kalueshme', Rama: Garantojmë lëvizje të sigurtë për banorët dhe vizitorët!
9 Janar, 14:43Në përditësimin e radhës për situatën e motit dhe gjendjes së rrugëve në vend, kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se rruga Bogë-Theth është e kalueshme pavarësisht reshjeve të dëborës në këtë zonë malore.
-
-
Tiranë/ Grabiti nën kërcënimin e thikës 90 mijë lekë në marketin në Yzberisht, arrestohet autori (EMRI)
9 Janar, 14:13Elkjer Tafçiu, 40-vjeçari i cili një ditë më parë grabiti një shumë parash në një market në zonën e Yzberishtit në kryeqytet është vendosur në pranga.
-
Dëbora zbardh vendin, por 'prek' dhe rrugët! Qukës-Qafë Plloçë e bllokuar! Gjirokastër-Tepelenë nën 'pushtetin' e gurëve
9 Janar, 14:07Ndërsa një pjesë e vendit po vuan pasojat nga përmbytjet prej reshjeve intensive të shirave të nisura 4 ditë më parë, thuajse i gjithë vendi, përfshirë qarqet që përjetuan ditë në ujë, janë mbuluar nga dëbora. Reshjet e dendura të saj dhe ngricat, kanë shkaktuar bllokime të disa akseve rrugore. Më problematike paraqitet situata në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
-
'Është ndërtuar gabim në 35 vite', Kumaraku në Report TV për përmbytjet: Duhet planifikim urban, të merren parasysh rreziqet natyrore
9 Janar, 14:09Urbanisti Llazar Kumaraku tha në Report TV se është ndërtuar gabim në 35 vite. Kumaraku u shpreh se duhet të ketë planifikim urban, ku të merren parasysh edhe rreziqet natyrore.
-
Moti i keq në Vlorë, përmbyten varrezat në fshatin Bishan
9 Janar, 14:03Pamjet më të fundit që vijnë nga terreni tregojnë për Report TV panoramën e trishtë të përmbytjes së varrezave në fshatin Bishan.
-
Donte t'i vinte flakën bashkëshortes në Venezia, 43 vjeçari shqiptar del para gjykatës: 'Ishte një shaka, isha i dehur'
9 Janar, 13:44Një 43 vjeçar ka dalë para gjykatës në Venezia, ku është përballur me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ndodhi një ditë më parë teksa burri, prind i dy fëmijëve, leu gruan e tij me benzinë dhe planifikonte t'i vinte flakën.
-
-
-
-
Referendum për shfuqizimin e ligjit 'Për barazinë gjinore', 16 aktivistë kërkesë në KQZ
9 Janar, 12:58KQZ do të mblidhet këtë të hënë për të shqyrtuar vlefshmërinë formale të kërkesës. Ky është hapi i parë që hap rrugën për mbledhjen e 50 mijë firmave të nevojshme nga zgjedhësit në të gjithë vendin.
-
Leshterikët 'pushtojnë' bregdetin në Vlorë, Plazhi i Vjetër merr ngjyrë kafe! (VIDEO)
9 Janar, 12:38Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë përshkallëzuar furinë e detit Adriatik. Në Vlorë, bregdeti ka marrë ngjyrë kafe si pasojë e grumbullimit masiv të leshterikëve
-
-
Situatë problematike në fshatin Bashaj të Vlorës, rrëshqitjet e dheut izolojnë 100 banorë!
9 Janar, 12:18Moti i keq ka shkaktuar një rrëshqitje të madhe dheu në fshatin Bashaj në Vlorë, duke dëmtuar rrugën kryesore të zonës. Si pasojë, mbi 100 banorë kanë mbetur të izoluar.