Kronikë
-
14 Janar 2021, 16:45
-
Korçë/ Muzeu arkeologjik rrezikon shembjen! Drejtori Koki: Kemi gati projektin por jo fondet
14 Janar 2021, 16:32Muzeu i arkeologjisë në Korçë, ku janë ekspozuar mbi 1000 objekte rrezikon shembjen, pasi dëmet më të mëdha i pësoi nga tërmeti i qershorit 2019-të. Drejtori i Trashëgimisë, Gjergji Koki tha se është gati projekti i restaurimit por ende nuk janë akorduar fondet nga Ministria e Kulturës.
-
Në 2020 INTERPOL konstatoi 305 mjete të vjedhura që qarkullonin në Shqipëri! DPSHTRR: Mjeteve ju manipulohet numri i shasisë
14 Janar 2021, 16:24305 mjete të importuara kanë rezultuar të vjedhura gjatë vitit 2020. Kjo është zbuluar nga INTERPOLI, por ekspertët shqiptarë thonë se jo të gjitha makinat janë të vjedhura nga blerësit shqiptarë, por ata kanë rënë pre e skemave të sofistikuara të vjedhjeve nga shitësit që manipulojnë numrin e shasisë.
-
Shkelën masat COVID, gjobiten 923 persona në 48 orët e fundit! 913 qytetarë u kapën pa maska në rrugë
14 Janar 2021, 15:58Në 48 orët e fundit policia ka gjobitur 923 persona të cilët kanë thyer masat anti-COVID. 913 qytetarë u kapën duke lëvizur në rrugë pa maska. Ata u ndëshkuan me 3000 lekë. Gjatë kësaj periudhe kohore u gjobitën dhe 9 qytetarë të cilët lëviznin pas orës së izolimit, 22:00 pa një arsye të domosdoshme. Ata u ndëshkuan me 10.000 lekë.
-
Mbante drogë gati për shitje në shtëpi pa dijeninë e të atit, arrestohet i mituri në Kurbin
14 Janar 2021, 15:55Arrestohet një 17-vjeçar në Kurbin, të cilit në shtëpinë e tij i janë gjetur lëndë narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.
-
Rregulli i ri, kush ka tatuazh nuk do pranohet kurrë në Policinë e Shtetit, kushtet e reja nga mosha tek dokumentacioni
14 Janar 2021, 15:32Rregulloja e re shton kriteret që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë për t’u bërë pjesë të Policisë së Shtetit, dokumentacioni i kandidatëve do të të sigurohet nga vetë policia për të evituar çdo mundësi abuzimi.
-
Në pranga oksigjenisti 26-vjeçar në spitalin e Kavajës! Mori pa autorizim 30 bombola oksigjeni e i dërgonte në banesa! (EMRI)
14 Janar 2021, 15:27Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë pasi akuzohet se ka marrë 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e mjekëve. 30 bombolat ai ua kishte shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.
-
Aksident para ambasadës italiane në Tiranë, makinat bëhen copash! Report Tv siguron pamjet
14 Janar 2021, 15:20Një aksident ka ndodhur para ambasadës italiane në Tiranë, ku ka mbetur i lënduar lehtë një person. Makina tip 'BMË' po ecte me shpejtësi të lartë dhe në kryqëzim është përplasur me makinën tip 'Skoda'.
-
-
Tiranë/ I premtoi se do e bënte ortake të agjencisë turistike dhe i mori 270 mijë euro, ndalohet 51-vjeçari! Report Tv zbardh skemën e mashtrimit
14 Janar 2021, 14:31Një 51-vjeçar është ndaluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik pasi me anë të mashtrimit ka marrë 270 mijë euro.
-
Konfrontimi me policinë, dalin para Gjykatës 6 të arrestuarit të afërm të Abedin Oruçit! I vëllai: Kjo bëhet për punë partish! Safet Gjici s'do që ai të marrë pjesë në zgjedhje
14 Janar 2021, 14:23Dalin para Gjykatës 6 të arrestuarit e ngjarjes së ndodhur para dy ditësh në Kukës ku ish-kreu i këtij qarku, Abedin Oruçi, i shpallur në kërkim, u konfrontua me efektivë të policisë.
-
Skandali te COVID-2/ Pipero për Report Tv: S’na nderon, por as s’i njollos bluzat e bardha! Çfarë më ka lodhur më shumë në këto 10 muaj pandemi (VIDEO)
14 Janar 2021, 14:17Skandali me sanitaren që u hoq si infermiere, për mjekun Pëllumb Pipero nuk nderon bluzat e bardha, por kurrsesi nuk e njollos këtë uniformë. “I shëmtuar dhe i neveritshëm”, janë këto fjalët që Pipero e përkufizon si rast në intervistën për Report Tv, për gazetaren Doris Sallaku, teksa thotë se drejtësia duhet të bëjë punën.
-
Publikohen pamje të makinës së djegur të oficerit në Librazhd
14 Janar 2021, 14:04 -
Organizim i lotarive të paligjshme, arrestohet pronari i një lokali në Maliq
14 Janar 2021, 13:42Një person është arrëstuar këtë të enjte për organizim të lotarive të paligjshme në Maliq. Sipas burimeve i arrestuari është Andi Gjona, pronar i një lokali në fshatin Vreshtas
-
Vodhën 4 mln lekë të reja/ Lihet në burg një prej autorëve që grabiti kambistin në Korçë
14 Janar 2021, 13:20Lihet në burg, Agim Caci njëri prej autorëve që grabitën mëngjesin e së martës kambistin nga Korça. Është dhënë sot masa e sigurisë për Cacin, i cili në bashkëpunim me 2 të tjerë grabitën mëngjesin e së martës, kambistin nga Korça
-
Deputeti i PS hodhi foto duke shpërndarë leje legalizimi, habit KQZ, gjobit kreun e Kadastrës Lushnje me vetëm 1 500 lekë
14 Janar 2021, 13:20KQZ ka gjobitur kreun e Kadastrës Lushnje Arben Qalliu, me 1 500 lekë gjobë pasi deputeti i Fierit Bujar Cela ka shpërndarë leje legalizimi në funksion të fushatës zgjedhore, ndonëse kjo ishte ndaluar.
-
I dogjën makinën në Librazhd, disa muaj më parë oficerit i kanë vjedhur marketin
14 Janar 2021, 13:05 -
Skandali te ‘Shefqet Ndroqi’/ Shoqata e Infermierëve: Dënojmë rastin, por të hetohet i gjithë personeli te spitalet COVID! Asgjë s’bëhet pa dijeninë e shefave
14 Janar 2021, 12:47Duke marrë shkak nga rasti i ‘Tires’, Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë ka kërkuar një hetim të të gjithë personelit mjekësor në spitalet COVID, veçanërisht të infermierë. E ashpër është treguar kjo Shoqatë në reagimin e saj, duke thënë se “heronjtë janë shndërruar në vrasës të pacientëve”, referuar këtu rastit të Tires Alldervishaj, që duke u hequr si infermierë i mori vajzës së një pacienteje 8 mln lekë të vjetra.
-
-
Ndryshime në kupolën e Policisë së Shkodrës, ikën zv.drejtori, ja kush e zëvendëson
14 Janar 2021, 12:39Policia Vendore e Shkodrës ka pësuar disa ndryshime në rang drejtuesish.