Sot Fitër Bajrami, me mijëra besimtarë myslimanë falen në Sheshin Skënderbej! E para ceremoni në shesh që prej nisjes së pandemisë COVID (VIDEO)

Sot kremtohet nga të gjithë myslimanët në të gjithë botën Fitër Bajrami. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. Kremtimi ka nisur rreth orës orën 05:40 ndërkohë që zgjati pak më shumë se 40 minuta.

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Redaksia e Shqiptarja.com dhe e Report Tv urojnë të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë në të gjithë botën për Fitër Bajramin. Qoftë ky një vit sa më i mbarë. 

Ndryshe nga vitin e kaluar, sivjet është ndryshe. Më në fund pas kufizimeve nga pandemia e COVID në Tiranë, ata kanë dalë në Sheshin  "Skënderbej" ku kanë marrë pjesë në ceremoninë e rastit. Ajo filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjerata, faljen e namazit dhe hytbe.

VIDEO/Ceremonia e plotë e fajles në sheshin 'Skënderbej'

Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Përgjatë 30 ditëve besimtarët myslimanë kanë sakrifikuar duke agjëruar dhe duke kryer ritualet e tyre shpirtërore duke adhuruar krijuesin. Fitër Bajrami është një festë e madhe për ta, e cila finalizohet me drekën tradicionale si dhe me vizitat dhe takimet me familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Ditën e djeshme Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, teksa ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit. 

Krerët e politikës shqiptare kanë uruar festën e Fitër Bajramit. Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë uruar besimtarët myslimanë. 

Speciale- Festa e Fiter Bajramit në rrethet e vendit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Besimtarët myslimanë në Gjirokastër festojnë Fitër Bajramin: Është dita e sakrificës për njerëzit (VIDEO)

Dita e Fitër Bajramit është festuar nga qindra besimtare myslimanë në Gjirokastër ku që në orët e para të mëngjesit, janë mbledhur në Bashtene e Teqesë për të marrë pjesë në ceremoninë e lutjes në përfundim të agjërimit.

Në xhaminë e qytetit gjatë mesditës e sotme kanë marrë pjesë në ceremoninë pritëse nga komuniteti mysliman gjirokastrit, drejtues te institucioneve vendore si kryebashkiaku Flamur Golemi, prefekti Odise Kote apo dhe kreu i Këshillit te Qarkut Lindita Rova. Nga ana e tyre këta të fundit kanë uruar besimtaret myslimane gjirokastrite me rastin e ditës se madhe të Fitër Bajramit që është dita e sakrificës për njerëzit.

Myftyu i Gjirokastrës Avni Goma, ka përshëndetur përmes një urimi të gjithë besimtaret gjirokastrite në këtë ditë të shënuar.

VIDEO-Kronika e festimeve ne rrethe
 
Ora 12:07
Festa e Fitër Bajramit, besimtarët në Korçë urojnë njëri-tjetrin për më shumë begati (VIDEO)

Në qytetin e Korçës, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra besimtare myslimanë mëngjesin e sotëm, u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit.

Në xhaminë e Iljaz Bej Mirahori në Korçë, besimtarët ishin të shumtë në numër brenda dhe jashtë ambienteve të kësaj xhamie ku u fal namazi, duke bërë të pamundur ruajtjen e distancës.

Riti i faljes së Fiter Bajramit u drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi i cili në këtë ditë të shenjtë uroi të gjithë besimtarët.

Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.

Ora 11:20
Fitër Bajrami rikthen faljen e namazit në sheshin 'Genscher' në Elbasan (VIDEO)

Këtë mëngjes, edhe në Elbasan mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur sheshin “Gensher” për ceremoninë e faljes së namazit. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar pandemik me kufizime të forta, besimtarët u lejuan të grumbullohen në shesh, aty ku u vërejt një pjesëmarrje e lartë e tyre. Ligjerata për të gjithe besimtarët u mbajt nga myftiu Agim Duka i cili foli për simbolikën e Fiter Bajramit .

Entuziastë janë shprehur edhe besimtarët të cilët këtë vit kanë mundur ta falin në ambient të hapur bashkë Fiter Bajramin. Ata janë shpresëplotë se këtë vit do ti kthehemi normalitetit , duke iu referuar pandemisë e cila prej më shumë se një viti kërcënon mbarë globin.

Ora 11:17
Besimtarët në Shkodër falin Bajramin, myftiu e nis lutjen për myslimanët në Palestinë (VIDEO)

Besimtaret myslimane në Shkodër ashtu si në të gjithë vendin kanë kremtuar festën e Fitër Bajramit në xhamitë e qytetit te Shkodrës. Myftiu i Shkodrës, ka marrë pjesë në ceremoninë e faljes së Fitër Bajramit në Xhaminë Ebu Beker në qendër të qytetit të Shkodrës.

Në fjalën e tij para besimtareve, Myftiu i Shkodrës e ka nisur lutjen e tij për myslimanet në Palestinë të cilët po kalojnë kohë trazirash mes luftrash, të cilën e cilësoi si nje çështje fetare.

Myftiu i Shkodrës në diten e Bajramit, u ndal tek angazhimi që duhet nga të gjithë ndaj brezit të ri, drejt punës, dhe të mos e leje vendin për shkak të politikave të gabuara e kane varfruar sidomos Shkodren.

Festa e Fiter Bajramit, për mbarë besimtarët myslimane vjen pas një muaji agjerimi, lutje para zotit, një muaj sakrificë dhe devocioni për mbarë besimtarët.

Ora 11:10
'Muaji i sakrificës është lumturi dhe devotshmëri ndaj Zotit', besimtarët myslimanë në Lushnje falin Bajramin (VIDEO)

Besimtarët myslimanë në Lushnje kanë falur mëngjesin e sotme namazin e Fitër Bajramit. Në ambientet e brendshme dhe të jashtme të xhamisë së Lushnjes kanë marrë pjesë shumë besimtarë.

Faljen e mëngjesit e ka drejtuar imami i Lushnjes, Edmond Kasa, ndërsa fjalën e rastit para besimtarëve e ka mbajtur myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku i cili theksoi se muaji i sakrificës është lumturi dhe devotshmëri ndaj Allahut të Madhërishëm.

Ora 10:58
Prani e madhe e besimtarëve në shesh, falet namazi i Fitër Bajramit në Durrës (FOTO-VIDEO)

Në qytetin e Durrësit është falur namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe.

Imami i xhamisë, Ervin Qylafku bëri thirrje për më tepër dashuri e mirëkuptim midis njerëzve. Për ndershmëri në marrëdhëniet mes shokëve e miqve për kujdes ndaj të moshuarëve, prindërve e të njohurve.

Ndryshe nga viti i shkuar pati prani të madhe të besimtarëve në shesh e kjo për shkak të përmirësimit të situatës së pandemisë.

Ora 10:09
‘Festat fetare kanë si qëllim unitetin dhe ndihmën ndaj të tjerëve’ besimtarët në Lezhë falin namazin e Fitër Bajramit (VIDEO)

Pasi kanë përmbyllur 30 dite argjerim të muajit të ramazanit, besimtaret mysliman në Lezhë kanë kremtuar festen e Fiter Bajramit. Falja e namazit është kryer në orët e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit, ndërsa ritualit ju bashkuan dhjetëra besimtar.

Teksa përcolli urimin e tij për Fiter Bajramin, Myftiu i Lezhës Emirjon Vathaj, u shpreh se festat fetare kanë si qëllim unitetin dhe ndihmën ndaj të tjerëve.

Pas faljes së namazit, myftinia e Lezhës hapi dyert për vizita për Festen e Bajramit, ku të pranishëm ishin përfaqësues lokal e të partive politike në këtë qytet.

Ora 09:43
Festa e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë në Vlorë falin namazin (VIDEO)

Besimtarët mysliman në qytetin e Vlorës kanë falur sot Fiter Bajramin. Xhamia e qytetit është mbushur me besimtarë, të cilët janë falur me mirësi, shëndet dhe fat për familjet e tyre.

Sapo ora ka shënuar 06:00 ka nisur falja e madhe kësaj dite mjaft të rëndësishme për besimtarët myslimanë. Falja e madhe është ndjekur edhe nga qytetarët vlonjat.

Ora 08:27
Besimtarët myslimanë në Bulqizë falin Fitër Bajramin, mytiu Strazimiri: Është dita kur mëritë dhe hatërmbetjet marrin fund (VIDEO)

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në rrethin e Bulqizës pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit qindra besimtarë Mysliman, mëngjesin e sotëm kanë kryer ritin faljes së Fitër Bajramit.  Riti i faljes së Fiter Bajramit  u drejtua nga Myftiu i Bulqizës Sejdin Strazimiri.

Strzimiri tha në fjalën e tij se shkëputja e gjakut dhe meritë me njeri tjetrin na i kanë pakësuar të mirat materiale, dhe risku është me i vogël, ndaj është dita e besimit të brengave, dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njeri-tjetrin, dita e një jete të re, e pendesës për gabimet, e projekteve dhe veprave të mira.

‘Dita kur mëritë, hatërmbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund, ndaj sot duhet të bashkohemi dhe të forcojmë lidhjet familjare, sepse janë baza për ngritjen e një shteti.  Tre punë në këtë fe ku besimtari do të ketë shpërblim të pa hesap, falja ndaj njerëzve, sevapin, saberliu si dhe agjërimi, prandaj neve na takon ta vleresojmë në këte menyre”, u shpreh  Myftiu Sejdin Strazimiri.

Ora 08:26
Besimtarët mysliman në Fier falin Namazin në xhaminë e qytetit, e pamundur ruajtja e distancës (VIDEO)

Besimtarët mysliman të qytetit të Fierit kanw falur Namazit e Fitër Bajramit në xhaminë e madhe të qytetit. Report Tv sjell pamjet teksa shihen që kanë qenë të shumtë besimtarët të cilët kanë zgjedhur që këtë rit fetar ta kryejnë në xhami, duke bërë që fatkeqësisht të jetë e vështirë, po thuajse e pamundur mbajtja e distancës, siç edhe ish- myftiu i Tiranës, Ylli Gurra paralajmëroi një ditë më parë. Myftiu i Fierit Mikel Hazizolli ka uruar të gjithë besimtaret mysliman me rastin e festes së Fitër Bajramit.

Ora 07:29
Festa e Fitër Bajramit, besimtarët myslimanë në Berat falin namazin në pedonalen ‘Republika' (VIDEO)

Qindra besimtarë myslimanë në qytetin e Beratit mëngjesin e sotëm kanë zhvilluar faljen e Fiter Bajramit. Namazi i Fiter Bajramit është falur në pedonalen ‘Republika’ të qytetit të Beratit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 13/05/2021 20:35

    Po cfar behet keshtu komiteti I eksperteve ka then Jo ne grumbullimet masive Jemi ne nje faz qe numrat jan ulur edhe shqiperia pergatitet per sezonin Turistik, me keto grumbullime ne nje muaj do kemi nje ritje te rasteve qe po na vun me zone te kuqe sdo na vij asnje turist te huaj. Ju eshte shteti? Le te fallen ne bajramin po Jo keshtu Alo kush pje@@rdh per koronavirusin?

    Përgjigju
  • Toni: 13/05/2021 14:34

    besimi eshte personal e si i tille nuk gjykohet ,po mire do ishte mos okuponi rruget se na duket vetja sikur jetojme ne shtet sheriati jo shtet laik....per me teper ne kohe covid-i se di sa e pershtatshme eshte te grumbullohesh keshtu si ne fushate elektorale ...

    Përgjigju
  • Ju kam xhan: 13/05/2021 12:25

    Gëzuar Bajramin edhe juve komentues

    Përgjigju
    • Beni: 13/05/2021 14:37

      Helm gojen o vlla,a thua se nga njerezit qe falen ju vjen e keqja.

  • Artur: 13/05/2021 11:19

    Atehere, nuk mund te falen neper xhamite qe jane bere si kerpudha neper qytete?

    Përgjigju
  • shqiptar: 13/05/2021 10:15

    ja dhe keta qe duan te hyjne ne europe me bythen perpjet ne shesh...albanistan hesapi

    Përgjigju
  • Tiro si i hershem: 13/05/2021 10:11

    Arabiastan. Flussi shqip. Idjota

    Përgjigju
  • Habitem: 13/05/2021 08:46

    O ç'vete...,këta na predikojnë Zotin e lutem Arabisht...,po lëvizin themelet e Shtetit e Kombit Shqiptar!Arbëreshët bijtë e Skënderbeut!?

    Përgjigju
  • Erdogan: 13/05/2021 08:39

    Mirë se erdhët në Albanistan!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI