Festa e Fitër Bajramit, urojnë krerët e shtetit dhe politikës! Kardinali Ernest Troshani: Lutemi që popujt të jetojnë në paqe, aq më tepër në Lindjen e Mesme

Krerët e shtetit dhe politikës si dhe ambasadat e huaja në vend kanë uruaur festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, pas një muaji sakrificash e solidariteti në Muajin e Ramazanit.

Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërkohë që ambasada e SHBA dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Soreca, kanë uruar për një vit sa më të begatë pas një periudhë të vështirë pandemie.

Ditën e djeshme kanë uruar Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë uruar besimtarët myslimanë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
Basha shkon për Bajram te Baba Mondi: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët

1620912268_basha1.JPG
Kreu i PD Lulzim Basha ka takuar për Fitër Bajram kreun e Komunitetit Bektashi Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Pas takimit Basha ka publikuar fotografi në rrjete sociale të cilat i ka shoqëruar me disa vargje.

Në mesditë kur shndrit dielli
e natën kur errësira bie
Zoti yt nuk të ka braktisur
as zemëruar me ty nuk është.
E patjetër çfarë po vjen
më e mirë është se çfarë po shkon
e Zoti bujar do të jetë me ty
e ti i kënaqur”.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Gëzuar Fitër Bajramin!”,
 nënvizon Basha.

Ora 12:01
Imzot George Frendo uron besimtarët myslimanë: Këto festa të jenë rast për t’u bashkuar sa më shumë me njëri-tjetrin (VIDEO)

Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot George Frendo ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

‘Uroj që këto festa të jenë rast për t'u bashkuar sa më shumë me njëri-tjetrin’- tha Imzot Frendo.

Ora 11:20
Fitër Bajrami/ Kryemadhi uron besimtarët: Pas errësirës vjen drita! Sot dita e madhe e krijimit të një jete të re (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët mysliman në këtë ditë të rëndësishme, duke e quajtur si ditën e krijimit të një fryme të re.

"Kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita. Dua t'i urojë të gjithë shqiptarët, sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re të një frymë të re, një solidaritet për të cilët shqiptarët këtë Fitër Bajrami se në këto ditë të rëndësishëm të bashkimit, janë të rëndësishme për këtë institucion që është më i rëndësishmi", tha Kryemadhi.

Ora 11:07
Kandidat për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli: Të dalim nga kjo periudhë e pazakontë  dhe e paimagjinueshme

1620822282_kadilli.jpg

Një prej kritikëve më të ashpër ndaj Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar, Fatbardh Kadilli ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

"Me rastin e kësaj dite të bekuar dëshiroj të uroj gjithë besimtarët myslimanë - Gëzuar Festën e Bajramit!  Pas një muaji të gjatë devotshmërie, lutjesh, adhurimi dhe sakrificash, me shpresën e pranimit nga i Madhi Zot, duke uruar të dalim nga kjo periudhë e pazakontë  dhe e paimagjinueshme me pasojat e saj në jetën sociale dhe ekonomike të vendit tonë dhe mbarë botës, edhe një herë Uroj Gëzuar", ka shkruar Kadilli.

Ora 10:48
Kardinali Ernest Troshani: Lutemi që popujt të jetojnë në paqe, aq më tepër në Lindjen e Mesme (VIDEO)

Kardinali Ernest Troshani në urimin e tij për Fitër Barjamin, ka pasur një mesazh për të gjithë besimtarët dhe popujt. Mesazhi i rinj është për sa më shumë paqe mes popujve.

"Pas disa ditësh lutje të forta agjërimesh për dashurinë e të madhit Zot, erdhi dita kur Bajrmami shkëlqen zemrat e popullit mysliman. Me e njoft Zotin, me e dashtë Zotin. Kjo ditë kur gjithë popujt mysliman, objektiv kryesor është të pastrosh shpirtin. Nuk e kemi përjetësisht jetën, por jeta na pret të gjithëve për lumninë qiellore. Feja bashkon popullin për më shumë paqe e begati. Lutemi që të gjithë popujt të jetojnë në paqe, aq më tepër në Lindjen e Mesme që të bashkohen, zemrat, mendjet. Ju uroj të gjithëve Bajramin e madh, paqe dhe harmoni në popullin tonë dhe të presim dritën që vjen nga qielli", tha Kardinali.

Ora 10:46
Fitër Bajrami/ Meta: Kjo ditë të na frymëzojë për një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në selinë e Komunitetit Mysliman, teksa ka pasur një urim për të gjithë besimtarët. Ai tha se kjo festë e Fitër Bajramit, duhet të shërbejë për të krijuar një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese.

"Ishte kënaqësi për të uruar sot udhëheqësit e Komunitetit Mysliman me rastin e festës s Bajramit, për t'i uruar të gjithë, për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë, për të shprehur mirënjohjen për ndihmat që kanë dhënë dhe njëkohësisht për të uruar që këto sakrifica të na shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese", tha Meta.

Ai është pyetur edhe nëse do të jetë i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, por kreu i shtetit nuk zgjodhi që të kthente një përgjigje.

“Vazhdojmë festën dhe mbarësi dhe gëzime të gjithëve”, u shpreh Meta. 

Ora 09:56
Basha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! (VIDEO)

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar në Komitetin Mysliman të Shqipërisë të gjithë besimtarët myslimanë.

‘Të gjithë besimtarëve myslimanë nga zemra ju uroj gëzuar Fitër Bajramin agjërim të pranuara, lutje të pranuar, shpresë të ripërtëritur, zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë.’-tha Basha.

 

Ora 09:41
Manastirliu uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, shëndet dhe mbarësi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar te gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Manastriliu duke e shoqëruar me foton e një xhamie i uron shëndet dhe mbarësi te gjithëve.

 

Ora 09:20
Festa e Bajramit, Ambasadori i BE-së: Urojmë që sakrifica dhe përkushtimi gjatë Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për familjet

Ambasadori i Bashkimit Eurpian, Luigi Soreca ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Soreca në urimin e tij thekson se sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja.

‘Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!’- shkruan Soreca.

Ora 09:18
Fitër Bajrami, uron ambasada e SHBA: Ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve

1620383225_8000ambasadashba.jpg

Ambasada e Shteteve Bashkuara të Amerikës ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Ambasada nënvizon në urim se ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve.

"Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin", shkruhet në faqen e ambasadës amerikane në Facebook.

Ora 08:38
Braçe uron besimtarët myslimanë me foton domethënëse: Ju uroj me zemër gëzuar bajramin e madh

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit. Ai ka zgjedhur që urimin  e tij ta bëjë me një foto të veçantë dhe kuptimplotë.

‘Çdo shqiptari të besimit islam dua t’i uroj me zemër gëzuar bajramin e madh. Zoti ju shpërbleftë sakrificat tuaja. Zgjodha t’u uroj me këtë foto nga një kopsht i vogël dhe i madh në park për të nderuar sakrificën e çdo mjeku, infermieri, laboranti, sanitari që humbi jetën e tij në shërbim ndaj një jete tjetër, të goditur nga pandemia, përjetësuar në secilin prej këtyre qeparisave”, shkruan ai. 

 

Ora 08:05
Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen. Kreu i qeverisë, ka shpërndarë një këngë të kënduar nga këngëtarja Rosela Gjybegu për të uruar besimtarët myslimane.

‘Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni’- shkruan Rama.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 13/05/2021 10:27

    Ky vend i mrekullueshem do behet fale deshires se mire te nje vendi qe kurre nuk na braktisi ne dite te veshtira.. Sa me shume tre pikesha vitet ne vazhdim.. Zoti bekofte vendin tone..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja