Kronikë
-
Policia e Durrësit arrestoi 2 persona të cilët janë kapur në flagrancë me 77 pako me lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kg. Në bazë të informacioneve nga një person policia vendore e Durrësit është pozicionuar në vendin e quajtur "Mbikalimi i Plepave", ku pas kontrollit të automjetit tip “Porsche” me drejtues E.B 42-vjeç, u konstatuan 77 pako me lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kg.
10 Shkurt 2021, 08:54 -
E rëndë/ Përroi del nga shtrati, përmbyten varrezat në Lezhë! Ndreu: Papërgjegjshmëri e qytetarëve, kanë bllokuar lëvizjen e ujit! PD: Turp(PAMJET)
10 Shkurt 2021, 08:49Reshjet e shiut të rëna gjatë pasdites së djeshme kanë përmbytur varrezat e fshatit Markatomaj në Lezhë. Shkak i kësaj situate është bërë vërshimi i ujërave të përroit që ndodhet pranë varrezave dhe rrugës nacionale Lezhe-Milot.
-
Masat e reja anti-COVD/ Nga nesër Shqipëria mbyllet në orën 20:00! Shkollat e mesme në 10 bashki mësim online, zgjatet sezoni i provimeve (VIDEO)
10 Shkurt 2021, 08:25Nga nesër e deri më 25 shkurt Komiteti i ekspertëve vendosi kufizimin e lëvizjes dhe mbylljen e bareve e restoranteve në orën 20:00, ndërsa shkollat e mesme në qytetet me risk të lartë të infektimit me COVID do zhvillojnë mësim online. Zgjatet sezoni i provimeve për Universitet. Manastirliu theksoi se s’do ketë tolerim për moszbatimin e masave.
-
Bëhuni gati për shi! Mësoni parashikimin e motit për sot
10 Shkurt 2021, 07:40Vendi ynë në do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas herëshme gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta e të izoluara në Veri dhe pjesërisht qendër. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë gjatë pasdites dhe mbrëmjes.
-
Shkolla 'Hamit Mullisi' në Elbasan e amortizuar! Prindërit: Po diskriminohemi, 40% e nxënësve janë të komunitetit rom (VIDEO)
9 Shkurt 2021, 22:53Prindërit e nxënësve të shkollës 9 vjeçare "Hamit Mullisi" në Elbasan, ankohen për gjendjen e mjerueshme dhe kërkojnë urgjentisht të ndërhyhet në rrjetin e energjisë elektrike dhe tualetet.
-
Më pak krime në burgje gjatë pandemisë, Gjonaj: Në 2020 u proceduan penalisht 53 persona
9 Shkurt 2021, 22:44Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në uljen e veprave penale në burgje. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dha shifra për 2020-ën që tregojnë sipas saj jo vetëm uljen e krimeve por edhe gadishmërinë për të ndëshkuar autorët.
-
Rakacolli apel qytetarëve: Mos prisni të shfaqen format e rënda për të shkuar në spital! Jaka: Qytetarët kanë humbur besimin, duan të mjekohen në shtëpi (VIDEO)
9 Shkurt 2021, 22:41Rritja e rasteve aktive me COVID-19 por dhe shtimi i rasteve të trajtimit në shtëpi të virusit edhe kur ai shfaqet në forma të rënda ka bërë që zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli të bëjë thirrje dhe apel për qytetarët që t'u drejtohen spitaleve dhe të mos shkojnë aty kur është tepër vonë.
-
Rritja e shifrave me COVID, mjeku Sallabanda: Në Shqipëri duhet të ketë izolim selektiv, të mos ketë komunikim mes qyteteve me shumë infektime aktive (VIDEO)
9 Shkurt 2021, 21:58Mjeku shqiptar Kita Sallabanda nga Madridi tha se mbajtja nën kontroll e rasteve në Spanjë lidhet me izolimin selektiv të qyteteve ku nuk lejohen hyrje-daljet e personave nga vendet me shumë raste tek ato me më pak raste infektive me COVID. Sallabanda tha se një gjë e tillë duhet ndjekur edhe në Shqipëri.
-
Ndahet nga jeta Ilir Adili, një nga pionierët e shërbimeve financiare në vend
9 Shkurt 2021, 21:31Ilir Adili, një sipërmarrës i suksesshëm, nga pionierët e shërbimeve financiare në vend, është ndarë nga jeta, pas komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
-
-
Masat e reja anti-COVID, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar orën 20:00 për kufizimin e lëvizjes
9 Shkurt 2021, 20:51Burime për Report Tv bëjnë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar orën 20:00 për kufizimin e lëvizjes, orar i cili pritet të konfirmohet ditën e nesërme në mbledhjen që është paralajmëruar të zhvillohet lidhur me masat e reja shtrënguese.
-
FOTO/ Kush është i riu nga Fieri që u gjet i mbytur në Vlorë
9 Shkurt 2021, 20:40I riu i cili u gjet i mbytur dhe me dëmtime në kokë, një ditë më parë në Vlorë është identifikuar.
-
Bie nga shkallët e një objekti, humb jetën 55 vjeçari në Librazhd
9 Shkurt 2021, 20:38Një 55 vjeçar në Librazhd ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga shkallët e një objekti privat.
-
Vrasja e motrave Metani, zbardhet biseda e fundit në telefon e Përparim Ademit një ditë para masakrimit të tyre: Nuk iu shqetësoj më, më falni
9 Shkurt 2021, 20:25Një video është publikuar i një komunikimi mes motrave Metani dhe Përparim Ademinit. Video Call është kryer një ditë para masakrës së motrave, ku Ademi u kërkonte falje se nuk do t'i shqetësonte më.
-
Tentoi të kalonte drejt Greqisë, shqiptari arrestohet në Kakavijë nga pala greke pasi rezultoi se kërkohej për drogë
9 Shkurt 2021, 19:44Një 32-vjeçar me iniciale S.M., u arrestua pasi gjatë kohës që ka tentuar të kalojë kufirin në pikën e Kakavijës, ai është ndalur nga policia greke.
-
Hapën 250 llogari denigruese ndaj 21-vjeçares, hakmarrja e dy motrave nga Mirdita për shoqen që ndanin qiranë
9 Shkurt 2021, 18:47Dy motra janë vendosur nën gjurmimin nga policia e shtetit pas denoncimit të shoqes së tyre që pretendon se gjatë pothuajse një viti pandemi e përndoqën përmes rrjeteve sociale përmes 250 adresave, të cilat janë mbyllur nga viktima.
-
Tentoi që të fuste drogë në burgun e Fushë-Krujës, arrestohet gardiani 28-vjeçar
9 Shkurt 2021, 18:46Policia njofton se është vënë në pranga shtetasi e iniciale B.M, 28 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz Krujë.
-
‘Me ndihmën e Bashës mund të fitojmë 20 mandate në Tiranë’ Bushati në Report TV: PS ka ekipin më të fortë (VIDEO)
9 Shkurt 2021, 18:35Duke folur për zgjedhjet 25 prillit, deputeti socialist u shpreh se ato po kërkojnë një mandat të ritë bazuar në punën e tyre
-
Kartë identiteti pa afat skadimi për personat mbi 75 vjeç, marrëveshja shkon për miratim në Kuvend
9 Shkurt 2021, 18:30Të gjithë personat që kanë mbushur moshën 75 vjeç do të pajisen me karatë identiteti pa afat skandence, qeveria marrëveshje me “ALEAT” për të ndihmuar moshën e tretë
-
Videolajm/ Plehra e kuti Remdisiviri jashtë spitalit COVID2
9 Shkurt 2021, 18:00Shumë pranë hyrjes së spitalit “Shefqet Ndroqi” apo COVID 2, në një zonë ku pastërtia është kryesore, gjenden mbeturina të hedhura e që nuk janë pastruar nga askush. Mes këtyre mbetjeve ka dhe kuti të ilaçeve që përdoren për trajtimin e pacientëve, siç shihen qartë në këto pamje.