Kronikë
-
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 2 persona ndërsa është shapllur një tjetër në kërkim pasi bllokuan qarkullimin në "Unazën e Madhe" në kryeqytet për të festuar për dasmë. Sakaq, hetimet po vijojnë për nxjerrjen përpara drejtësisë të 4 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.
1 Shtator 2025, 12:00 -
Tiranë/ Policia operacion kundër basteve online, në pranga ‘truri’ i lokaleve ‘CR7’ dhe ‘333’! Arrestohen edhe 4 të tjerë (EMRAT)
1 Shtator 2025, 11:40Përveç arrestimeve, policia ka sekuestruar edhe 6 celularë të cilët përdoreshin për vënien e basteve online. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-
Ngacmonte vajzat e reja në plazh e vendoste baste sportive, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar
1 Shtator 2025, 11:36Një i moshuar 71-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi u denoncua nga një vajzë e moshës 21-vjeçare për ngacmim seksual në plazh. Gjithashtu në celularin e tij u zbuluan disa faqe të hapura aktive që përdoreshin për hedhjen e basteve sportive.
-
I mbaroi mandati, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj! Në garë 7 kandidatë për ta zëvendësuar
1 Shtator 2025, 11:24KLP ‘vulosi’ sot lirimin nga detyra të Hajnajt, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar në krye të BKH-së. Në garë për drejtuesin e ri kanë mbetur 7 kandidatë. Procesi ndodhet në vlerësimin e pastërtisë së figurës dhe pasurisë.
-
-
Një mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e lokalit në Tiranë, lihet në burg inspektori i IMT-së: Zbatova urdhrin e drejtuesit
1 Shtator 2025, 11:03Mbetet në burg edhe inspektori tjetër i IMT-së së Tiranës, në akuzë për korrupsion për mos heqjen e tendës pa leje në një lokal në Tiranë. Klajdi Zhilla mohon përfshirjen dhe thotë se zbatoi urdhërin e drejtuesit, Geraldo Fuçia, po ashtu në arrest me burg.
-
-
-
-
-
3 mln lekë të vjetra borxh, UKT i kërkon PSD-së së Tom Doshit të paguajë detyrimet! Njofton edhe KQZ
1 Shtator 2025, 10:18Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD, me kryetar Tom Doshin, rezulton të jetë debitore në vlerën 336,819.4 Lekë të rinj.
-
Sherri masiv me thika, karrige e shkopinj bejsbolli në Korçë, 10 të arrestuar, 1 në kërkim! FOTO nga përplasja mes 2 grupeve (EMRAT)
1 Shtator 2025, 10:03Një 54-vjeçar u arrestua nga Policia e Korçës pasi të dielën në mbrëmje plagosi me thikë 2 të rinj gjatë një përplasje masive mes disa personave nën efektin e alkoolit në një lokal. Pronari po hetohet pasi iu zbulua të kishte punëtor të padeklaruar.
-
Kapen mat me një çantë me 675 gramë kanabis, pranga dy të rinjve në Kamëz! Do e shisnin në Tiranë (VIDEO)
1 Shtator 2025, 09:53Ata u ndaluan në fshatin Zall Mner dhe brenda çantës u gjetën 675 gramë kanabis.
-
Afera 'Partizani'/ Berisha sulmon Dumanin nga SPAK: Zëvendës kreu i krimit elektoral, u dekorua për arrestimin tim nga Blinken (VIDEO)
1 Shtator 2025, 09:14Pasi u paraqit në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Sali Berisha edhe këtë të hënë nuk i dali akuzat për Altin Dumanin e qeverinë Rama. Ndonëse akuzat i artikulonte lehtësisht, përgjigjet i kishte të paqarta për padinë ndaj Antony Blinken.
-
Durrës/ Aksidenti në aksin Golem-Mali i Rrobit, mjeti përplasi këmbësorin, shoqërohet drejtuesi
31 Gusht 2025, 22:55Nga hetimet paraprake rezulton se personi me inicialet E. Ç., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin G. I., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
-
Korçë/ 2 grupe personash përplasen fizikisht në lokal, 2 të plagosur me thikë! Shoqërohen në komisariat 3 autorët e dyshuar e disa të tjerë (EMRAT+VIDEO)
31 Gusht 2025, 22:07Përplasja fizike mes 2 grupeve mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e parkut të Korçës ka përfunduar në plagosjen me thikë të 2 prej të përfshirëve në konflikt. Në komisariat, deri tani blutë bëjnë me dije se kanë shoqëruar të paktën 3 nga të përfshirët në konflikt, të cilët dyshohet se janë dhe autorët e plagosjeve.
-
Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen 2 mjete, 3 persona të plagosur (VIDEO)
31 Gusht 2025, 20:46Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Sipas policisë, automjeti me drejtues R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga F. P.
-
Lezhë/ Kryen parakalime të rrezikshme në rrugë, policia gjobit tre drejtues automjetesh (VIDEO)
31 Gusht 2025, 19:27Policia Rrugore e Lezhës ka reaguar menjëherë pas publikimit në rrjete sociale të tri videove ku shfaqeshin automjete që kryenin parakalime të rrezikshme në segmentet rrugore Milot-Lezhë dhe Balldren-Lezhë. Secili drejtues u ndëshkua me gjobë prej 12 000 lekësh. Njërit prej tyre iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.
-
Kamëz/ 51-vjeçari në Valias humb jetën pasi bie në kontakt me energjinë elektrike
31 Gusht 2025, 18:09Një 51-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Valias, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po rregullonte një defekt elektrik.
-
Pikëzimi i patentës, në 3 vite 13.4% rimorën lejen, mbi 2 mijë u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës, 314 ‘triumfuan’! Për problematikët rregulla të ashpra
31 Gusht 2025, 17:03Nga gjysma e dytë e vitit 2022, prej 3 vitesh vetëm 314 nga 2329 shoferë që ritentuan e rimorën patentën pasi i ishin zeruar pikët. Numri shumë i vogël, vetëm 13.4%, vjen për shkak të rregullave ‘drakoniane’ për këtë kategori drejtuesish mjeti. Pas rifutjes në bankat e autoshkollës ata e japin provimin vetëm një herë dhe s'duhet të bëjnë asnjë gabim.