Kronikë
-
Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati ka njoftuar se është ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve. Por çuditerisht zv/ministri nuk jep asnjë të dhënë se për cilat HEC-e bëhet fjalë.
15 Prill 2019, 12:08 -
Manastirliu: Heqje license për spitalet që nuk plotësojnë standardet bazë
15 Prill 2019, 11:45Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend: Transparencë në vendimmarrje, krijohet Këshilli Kombëtar i Pacientëve dhe Këshilli Kombëtar i Shëndetësisë
-
U arrestuan 3 ditë më parë, kush janë miku i Shullazit dhe bashkëpunëtorët e Çapjave (FOTO+EMRAT)
15 Prill 2019, 10:59Report Tv zbulon fotot e të arrestuarve që u vunë në pranga gjatë një operacioni të realizuar tre ditë më parë nga Policia e Shtetit dhe RENEA në Elbasan dhe në Tiranë. Policia arrestoi 6 persona mes të cilëve edhe miku i Shullazit, Klajdi Gjeçi i cili ishte dhe personi i cili drejtonte këtë rrjet.
-
Ish-boksieri i Vllaznisë në qeli si anëtar i grupit 'Bajri', policia arreston 23-vjeçarin që tentoi ta vriste në 2017
15 Prill 2019, 10:55Policia e Shkodrës vuri në pranga 23-vjeçarin Valter Ksolla banues në lagjen "Mark Lula", i cili pas dy vitesh në arrati, u arrestua në fshatin Grudë. Ai dyshohet të jetë autor i plagosjes së Nelson Hysës në vitin 2017, ngjarje për të cilën po në atë vit ishte vënë në pranga bashkëpunëtori i plagosjes, Kolë Progni, i arrestuar në qershor 2017.
-
Maltë/ Kapen 91 kg kokainë, destinacion ishte Durrësi (FOTO)
15 Prill 2019, 10:3091. 25 kg kokainë janë kapur në Maltë, ngarkesë e cila kishte si destinacion Portin e Durrësit. Mediat malteze bëjnë me dije se ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve si destinacion kishin Durrësin ndërsa një prej kontenierëve kishte si destinacion Selanikun.
-
Plagosi me armë zjarri kryeplakun e fshatit, dorëzohet në polici autori
15 Prill 2019, 10:15Pas ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në Gramsh, ku u plagos me armë zjarri një kryeplak fshati, është identifikuar dhe më pas është vetëdorëzuar në polici autori.
-
Nis gjyqi i 'Habilajve' i kërkohet ndihmë Interpolit të njoftojë të pandehurit
15 Prill 2019, 10:09Teksa Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur gjyqin për 9 të pandehurit e dosjes “Habilaj”, hasen vështirësi për njoftimin e të pandehurve. Gjykata ka kërkuar ndihmën e INTERPOL për njoftimin e Moisi Habiljat dhe të tjerëve, të cilët ndodhen të arrestuar në Itali.
-
Babë e bir rrahin barbarisht ish-zv/ Dekanin (EMRI)
15 Prill 2019, 10:03Ish-zëvëndës Dekani Ilo Mele ka përfunduar në spitalin e Korçës pasi është rrahur barbarisht nga dy personat të cilët mësohen se janë babë e bir. Shtetasit e arrestuar janë A.M, dhe Gj.M, banues në fshatin Qinam, Kolonjë.
-
Punime në rrjet, disa zona në kryeqytet pa energji elektrike (ORARI)
15 Prill 2019, 09:37OSHEE njofton se gjatë ditës së sotme, disa zona në kryeqytet do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00-15:00 për shkak të punimeve në rrjet.
-
Shqipëria thyen rekord në Europë… për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë e pa trajnuar
15 Prill 2019, 09:09Në të gjithë Europën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Papunësia e të rinjve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi.
-
Nuk paguhen sigurimet, pensionet në rrezik
15 Prill 2019, 08:50Nëse bizneset nuk paguajnë në kohë detyrimet për punonjësit, llogaritë bankare të tyre bllokohen. Efektet negative që ka borxhi i sigurimeve shoqërore janë të shumëfishta. Dëmi në përfitime në vlerë monetare është shumë më i madh se pagesa e kryer tani dhe, nga ana tjetër, pasojat sociale që u krijohen personave janë të pamatshme.
-
Ish-kryeministri: Si u hoq ylli nga Flamuri Kombëtar me propozimin tim
14 Prill 2019, 22:41Aleksandër Meksi ka thënë se ishte pikërisht ai që propozoi heqjen e yllit mbi Flamurin Kombëtar.
-
Tre tërmete të njëpasnjëshme në jug të Shqipërisë, ku ishin epiqendrat
14 Prill 2019, 22:06Leskoviku është goditur nga disa tërmete të njëpasnjëshme ku lëkundja më e madhe ka qënë e shkallës 3.7 rihter që është ndjerë rreth orës 16:23. Ndërsa lëkundjet e tjera kanë qënë të vazhdueshme por nuk e kanë kapur shkallën 3 rihter.
-
Fushë-Arrëz/ Dhunoi nënën e moshuar, pranga 43-vjeçarit (EMRI)
14 Prill 2019, 21:00Një 43-vjeçar nga qyteti i Fushë-Arrëzit ka rënë në prangat e policisë pasi tre ditë më parë ushtroi dhunë ndaj nënës së tij të moshuar.
-
Vranë dhe murosën shqiptarin në Milano, gjykata merr vendimin për ish të dashurën dhe ekzekutorët
14 Prill 2019, 20:59Gjykata e Milanos ka lënë në burg të dyshuarit që vranë dhe murosën një shqiptar 6 vite më parë në Itali. Urdhëri për ekzekutimin makabër të shqiptarit dyshohet se e dha ish e dashura e tij për shkaqe hakmarrëse.
-
EMRI/ U kap me 1 milion paund kokainë, gjykata britanike merr vendimin për shqiptarin
14 Prill 2019, 20:07Gjykata e Londrës ka vendosur që të dënojë me 12 vite heqje lirie, shtetasin Suad Sufaj i cili një vit më parë u kap me rreth 9.5 kg kokainë.
-
Përmbytet Kombinati/ Veliaj i kthehet Berishës dhe Vasilit: Ju me qeverinë tuaj vodhët fondet e kanalizimeve
14 Prill 2019, 19:47Reshje të dendura shiu sot bllokuan kalimin në rrugën pranë UKT në Tiranë. Lidhur me këtë opozita fajëson krybashkiakun Veliaj, ndërkohë që vetë Bashkia i kujtuar atyre bllokimin e projektit japonez e cila do kishte sjellë zhbllokim të situatës së kanalizimeve në kryeqytet.
-
Tentoi të kalonte qindra fishekë për në Greqi, arrestohet greku në Kakavijë
14 Prill 2019, 19:33Policia i ka gjetur të fshehur në makinë një sasi prej 800 fishekësh të kalibrit 7.62 mm. Shtetasi grek është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit", parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.
-
Avokati i Popullit reagon për protestën: Nuk pajtohemi me asnjë akt dhune
14 Prill 2019, 18:54"Avokati i Popullit nuk pajtohet me veprime të dhunshme të çfarëdo shkalle apo natyre të drejtuara ndaj individit, institucioneve shtetërore apo pronës private." shkruhet ndër të tjera në deklaratën e këtij institucioni.
-
Manastirliu: 11 të lënduar nga protesta e dhunshme e opozitës lënë spitalin
14 Prill 2019, 17:16Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se 11 personat që mbetën të lënduar gjatë protestës së djeshme të opozitës kanë lënë spitalin dhe tashmë janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
